Zytarët policor nga SPB Shkup, me urdhrin e gjykatësit me procedurë paraprake, kanë kryer kontroll në një shtëpi në rrugën “Vladimir Komarov” në Shkup, ku po qëndron Z.T.(22) nga Manastiri, ku janë gjetur lëndë të përpunimit të lejeve për lëvizje gjatë kohës së ndalesës për lëvizje, dokumente të falsifikuara për kredi dhe lëndë tjera, transmeton Almakos. Pastaj, Z.T. e ka pranuar se ka përgatitur pesë leje të rrejshme për lëvizje gjatë kohës së orës policore, me vulë të dy subjekteve juridike që janë dhënë për personat: Z.T., M.N., S.L., S.D. dhe M.M. Pas dokumentimit të rastit, do të ngriten padi…
Author: Hamdi Kumanova
Pasi Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin përcolli një deklaratë të papërshtatshme, e cila ofendoi tërë vendin, dhe mbi të gjitha Presidentin Pendarovski. TV21 kërkoi një qëndrim nga Villa Vodno. Nga kabineti i Presidentit u përgjigjën shkurt: “Një qëndrim i tillë nuk meriton komente.” Përndryshe, Aleksandar Vulin shprehu retorikë të ashpër dhe reagoi ndaj deklaratës së Pendarovskit për “Gazetën Express” për të cilën ai tha se ishte kundër idesë së korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Kështu Vulin e komentoi deklaratën: “Presidenti i Maqedonisë së Veriut mund të heshtë lirisht në gjuhën që askush nuk e pranon përveç Serbisë,…
Pas deklaratës së Ministrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili i tha Stevo Pendarovski “të heshtë në gjuhën që askush përveç Serbisë nuk e njeh” për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, komentoi edhe Presidenti Aleksandar Vuçiq. Ai i tha në TV “Prva” se kishte kohë që i kishte kërkuar presidentit Stevo Pendarovski të mos fliste për Kosovën dhe Serbinë, por ai nuk e kishte dëgjuar. “E vetmja gjë që kërkova nga Pendarovski në përurim ishte të mos flas për Kosovën dhe Serbinë. “Normalisht, në kundërshtim me atë kërkesë, ata bënë çmos vetëm për t’ia bërë qejfin Gjermanisë,” tha Vuçiq për…
Presidenti Stevo Pendarovski beson se në mbledhjen e ardhshme të liderëve që do të mbahet në fillim të javës tjetër, shanset për marrëveshje për datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare janë 50:50. Qëllimi është të arrihet konsensus, dhe ai, siç tha, është vetëm një ndërmjetësues në këtë proces. Qëndrimet e liderëve politikë lidhur me datën e zgjedhjeve, sipas kreut të shtetit, janë shumë të ndryshme. “Dallimet janë më të mëdha se një muaj”, tha shefi i shtetit, i cili shtoi se me siguri zgjedhjet do të jenë në periudhën e verës. Problem do të jetë nëse liderët nuk arrijnë marrëveshje…
Për të shtypur ekonominë në të zezë është e nevojshme që në mënyrë efektive të përfshihen të gjitha shërbimet e inspektimit në vend, tha Ministrja e Financave, Nina Angelovska në paraqitjen e sotme në Magazinën Ekonomike në Alsat. Siç sqaroi Angelovska, Ministria tashmë është duke punuar një plan veprimi që do të mundësojë një koordinim më të madh midis të gjitha shërbimeve kompetente të inspektimit në vend dhe tejkalimin më të efektshëm të problemit të ekonomisë së zezë. “Prioritetet e Planit të Veprimit janë pesë: e para është përmirësimi i procesit të monitorimit dhe zbulimit, përparësia e dytë janë shërbimet…
Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski, për “Alfa” tha se do të duhen 45-50 ditë për të organizuar zgjedhjet në të cilat, sipas tij, do të duhet të angazhohen mbi 100.000 njerëz. “KSHZ duhet të ketë 45 deri 50 ditë optimale për të përfunduar të gjitha veprimet, që procesi të jetë jashtëzakonisht i ligjshëm, dhe të mos futemi në një situatë për të marrë një vlerësim se ne nuk i kemi kryer zgjedhjet siç duhet. Rreth 100.000 njerëz do të nevojiten për ditën e zgjedhjeve, të cilët duhet të jenë në vendvotimet gjithë ditën për të siguruar kushte dhe…
Qeveria e miratoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2020, sipas të cilit planifikohen të shpenzohen 3,95 miliardë euro, që është për 1,4 për qind apo 53 milionë euro më i lartë se buxheti fillestar për këtë vit. Janë paraparë mjete për programe për mbështetje për nxitje të konsumit mbështetje të ekonomisë, ndërsa janë paraparë edhe shuma të larta për investime kapitale prej 19,5 miliardë denarëve. – Në afat të shkurtër, nevojiten veprime të shpejta. Duhet ta kapim momentin e rikuperimit dhe ta shfrytëzojmë maksimalisht – që të nxjerrim rezultate më të mira të mundshme, që do t’i amortizojnë deri diku…
Katër persona me lëndime më të lehta, një i hospitalizuar për ekzaminime, katër objekte të djegura-shtëpi dhe stalla me kafshë, është bilanci nga zjarri që dje pasdite ndodhi në fshatin malor të Tetovës, Vejce. Zjarri shpërtheu në orën 16:00, ndërsa u nevojitën disa orë për ta shuar. “Intervenuam me dy kamionë dhe shtatë zjarrfikës. Dhamë maksimumin për ta vënë nën kontroll. Kishte erë që kontribuoi për përhapjen e flakëve”, theksoi Uka Aliti, komandant i Njësisë zjarrfikëse të Tetovës. Nga Ndihma e shpejtë mjekësore, në vendin e ngjarjes u është ofruar ndihmë katër personave, ndërsa një person është dërguar në repartin…
Ka filluar lehtësimi i masave kufizuese, të cilat u prezantuan për të parandaluar përhapjen e coronavirusit në vend që nga fillimi i kësaj jave. Me punë filluan dyqanet, bastoret sportive, autoshkollat, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qytetarët kanë qenë nën presion psikologjik për dy muajt e fundit që nga fillimi i epidemisë Covid-19, por pas lehtësimit të masave që synojnë kthimin gradualisht të jetës në normalitet, qytetarët të paktën sipas asaj që mund të shohim në rrugë, në markete, etj. jo gjithmonë respektojnë rekomandimet, si mbajtja e maskave, distanca fizike … Mbajtja e detyrueshme e maskave brenda dhe jashtë mbeti në fuqi…
Se si do ta zgjidhë Serbia problemin me Kosovën, do të vendoset nga Serbia, ndërsa (presidentin e Maqedonisë së Veriut) Pendarovskin as nuk e ka pyetur askush, as nuk i ka kërkuar mendim, deklaroi për “REL” ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin. Ai reagoi ndaj deklaratës së Pendarovskit i cili më herët deklaroi se është kundër idesë për të korrigjuar kufijtë midis Beogradit dhe Prishtinës. Vulin vlerëson se Pendarovskin në Maqedoni pak kush e pyetën për ndonjë gjë, e aq më pak për atë që mendon për çështjet në vendet fqinje. “Presidenti i Maqedonisë së Veriut mund të heshtë…
Nga partia në pushtet LSDM thonë se ato si palë përgjegjëse në këtë periudhë të rëndësishme ka tre përparësi – mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, transformimin e shpejtë të ekonomisë dhe institucioneve funksionale, si garant i demokracisë së fortë. Nga atje thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat tashmë janë shpallur dhe që janë shtyrë, duhet të mbahen në mundësinë e parë të mundshëm, ndërsa fushata zgjedhore dhe votimi duhet të harmonizohen me protokollet mbrojtëse. “Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese konfirmon kushtetutshmërinë e dekretit të qeverisë për të ndaluar aktivitetet parazgjedhore për zgjedhjet e shpallura për shkak të…
LSDM edhe më tutje e gënjen dhe manipulon opinionin e Maqedonisë në lidhje me ndihmën të cilën e merr ekonoMEDIAL. Kosta Petrov ka paralajmëruar ndihmë në vlerë të pagës minimale për 35 mijë kompani dhe mbi 250 mijë të punësuar. Tani për tani Petrov të deklarojë se do të mbështesin vetëm 10 mijë kompani, ndërsa fshihet edhe shifra e të punësuarve të cilat do të përfshihen me këtë mbështetje për pagesë të pagës. Pse fshihet shifra e të punësuarve në këto 10 mijë kompani të cilat do të marrin ndihmë shtetërore? Humbjet e ekonomisë së Maqedonisë maten në 100 milion…

