Author: Hamdi Kumanova

Një vajzë 14-vjeçare nga fshati Strugë e Labunista vdiq këtë mëngjes gjatë rrugës nga Spitali i Strugës drejt Qendrës së Urgjencës në Shkup. Vajza ishte në gjendje kritike dhe kishte ethe. Sipas Spitalit të Strugës, vajza ishte sjellë në spital në gjendje kritike në orën 06:30 të mëngjesit nga babai i saj. Duke parë gjendjen e rëndë në të cilën ndodheshe e meituara ata kanë vendosur ta çojnë drejt Spitalit të Shkupit për një trajtim më të mirë. Ndërkohë i është marr një strish për ta testuar për koronavirusi. Me kërkesë të Prokurorit Publik do të kryhet edhe autopsia.

Lexo më Shumë

Ushtruesi i detyrës kryeministër i Kosovës Albin Kurti thotë se për ngjarjet e Kumanovës në maj të vitit 2015, ku jetën e humbën tetë policë të Maqedonisë dhe dhjetë pjesëtarë të të ashtuquajturit “grupi i Kumanovës” i cili e shkaktoi konfliktin e përgjakur, duhet të zbatohet hetim gjithëpërfshirës i pavarur ndërkombëtar, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. I pyetur “A është e mundur Kosova të negociojë për qytetarët e saj të cilët gjenden në burg në Maqedoninë e Veriut”, Kurti në emisionin “DPT” në televizionin prishtinas T7, tha se sipas tij “këto njerëz nuk kanë nevojë për negociata mes të…

Lexo më Shumë

Me aplikimin e shtresës përfundimtare të asfaltit, këtë fundjavë, ekipet e Qytetit të Shkupit finalizuan fazën e parë të zgjerimit dhe rikonstruimit të bulevardit “Nikolla Karev”, gjegjësisht rrugën e njohur “Rruga e plastikeve”, me të cilën Shkupi fiton edhe një tjetër rrugë moderne që ka katër korsi, shteg për biçikletë dhe shteg për këmbësorë dhe gjelbërim në mes, kumtuan autoritetet e qytetit. “Në periudhën e fundit, me rritëm të përforcuar dhe intensivisht si dhe duke punuar natën u rikonstrua ky bulevard i cili është një ndër rrugët më të rëndësishme në Shkup sepse lidh katër komuna – Gazi Babën, Çairin,…

Lexo më Shumë

Gazeta e njohur The Economist ka shkruar një shkrim për regjistrimi e popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Në shkrim theksohet se është e çuditshme se si vet drejtori i agjencisë kombëtare statistikore, Apostol Simoski e pranon vet se shumë prej numrave që i posedojnë janë të gabuar. Zyrtarisht, ka 2.08 milion njerëz në vendin e tij. Në fakt, ai thotë: “Kam frikë se nuk ka më shumë se 1.5 milion, por nuk mund ta provoj”. Nëse zoti Simovski ka të drejtë dhe ka 27.5% më pak njerëz në Maqedoninë e Veriut sesa vlerësohet zyrtarisht, atëherë GDP për kokë banori, ndër…

Lexo më Shumë

Kjo është si mushkëritë e bardha të Qytetit të Shkupit. Nëse kjo nuk ekziston nuk ekziston as qyteti i Shkupit. Kështu e cilësojnë qytetarët, Liqenin Treska në Saraj të Shkupit, i cili thuajse dy dekada është jofunksional. Autoritetet çdo vit premtojnë investime për ringjalljen e tij. Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, thotë se janë në fazën finale të përmbylljes së projektit i cili së shpejti do të miratohet. Por kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov thotë se problemi qëndron tek mungesa e fondeve. Këto dy tre ditë do e marrim mendimin pozitiv prej Qytetit të Shkupit me…

Lexo më Shumë

Agjencitë kredituese Fiç dhe Standard & Purs vërtetuan edhe një herë rejtingun kreditor të Maqedonisë. “Fiç” e vlerëson vendin me BB +, por këtë herë me një perspektivë negative, për shkak të pandemisë globale, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Të dy agjencitë kredituese, si rezultat të krizës Covid-19 dhe parashikimet për ngadalësim të ekonomisë globale, parashikojnë një tkurrje të rezultatit ekonomik në vitin 2020 dhe rimëkëmbjen,  përkatësisht rritje në vitin 2021, me atë që Fiç ka projektuar -4.2 përqind për këtë vit dhe 5.1 përqind rritje në vitin 2021, ndërsa “Standard dhe Purs” -5 përqind në vitin 2020 dhe rritje prej 3.8 përqind…

Lexo më Shumë

Derisa qytetarët qëndronin mbyllur në shtëpitë e tyre për tu ruajtur nga pandemia e koronavirusit, dikush ka shfrytëzuar rastin për të bërë zgjerime apo ndërtime te reja në breg te liqenit. Punohet pa ndërprerje, betonohet në pak metra nga liqeni, shtohen anekse në objektet ekzistuese e madje edhe ndërtime te reja. Institucionet duket sikur nuk i shohin ato që i shohin gjithë qytetarët, shkruan in7. Nga Komuna e Strugës nuk iu përgjigjen pyetjeve tona. Kontaktuam edhe me Udhëheqësin e Sektorit të Urbanizmit, Natmir Nexhipi. Edhe ai ishte i pakapshëm dhe nuk iu përgjigj pyetjeve tona. Nga Policia e Strugës, jozyrtarisht…

Lexo më Shumë

Paga e bukur, shpenzimet e udhëtimit, 30 ditë pushime dhe tre vjet në tre institucione të ndryshme të NATO-s. Këto janë termat më të shkurtër të ofruar nga Aleanca në Programin e ri, të sapo hapur për profesionistë të rinj, i cili punëson profesionistë të rinj nga vendet anëtare, e që gjithashtu ofron mundësi për të aplikojnë profesionistët e rinj nga Maqedonia, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Kriteret themelore për të aplikuar në program, përveç shtetësisë së një Shteti Anëtar, të jenë të paktën 21 vjeç, diplomë master, nivel i avancuar i njohjes së gjuhës angleze ose frënge dhe të paktën…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 12:50, në fshatin Bardhosh më saktësisht në urën e autostradës së këtij fshati, kanë vërejtur një të ri që ishte duke tentuar të hidhet nga ura, transmeton “Zeri.info”. PK-ja përmes një njoftimi ka thënë se zyrtarët policorë kanë bërë intervenimin e menjëherëshëm ku sipas policisë në vend të ngjarjes ishin edhe dy të mitur të cilët po e mbanin me forcë të riun që ishte në tentativë për të kërcyer. “Zyrtarët policorë: rreshteri B.B., dhe zyrtari policor Sh.D., menjëherë kanë filluar intervenimin. Në vend-ngjarje, pos të riut që ishte në tentativë…

Lexo më Shumë

Kallëzimet penale nga Njësia për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup dëshmojnë për korrupsionin institucional, që fatkeqësisht rasti me Postën e Çairit nuk është i vetmi! Dënojmë veprat penale që bëhen në postën e Çairit nga ana e punonjësve në dëm të qytetarëve të po kësaj komune! Kërkojmë përgjegjësi për të gjithë zinxhirin korruptiv i cili bëhet pikërisht para zgjedhjeve që mendohet të mbahen në muajt në vijim që kanë për qëllim blerjen e votave. Për shkak të paaftësisë, neglizhencës dhe mos udhëheqjes së drejtë kërkojmë dorëheqjen e drejtorit të kësaj poste, EjupRustemi i…

Lexo më Shumë

Gjendja e jashtëzakonshme po abuzohet, jo për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, por për të miratuar dekrete me forcë ligjore, në mënyrë që të kalojnë paketat e ryshfeteve buxhetore, të cilat Zaev i quan ndihmë, në pritje të zgjedhjeve të mundshme, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski. “Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme ishte një kërkesë e Komisionit për sëmundje infektive për shkak të, siç thanë ata, mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, dhe dje shohim se arsyeja e vërtetë ishte miratimi i dekreteve, siç pranoi vetë Stevo Pendarovski, i cili abuzon si me komisionin ashtu edhe me opinionin. Shpërndarja e organizuar…

Lexo më Shumë

Organizimi i “Ditëve të hapura” ( 13 -15 maj 2020) nga Universiteti i Tetovës, përmes komunikimit online, zgjoi interesimin e madh të maturantëve nga vendi ynë dhe më gjerë. Edhe pse në kushte pandemie, stafi akademik dhe ai administrativ i Universitetit tonë, bashkë me Rektorin Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe dekanët e fakulteteve, u angazhuan që përmes platformës online t’i prezantojnë para maturantëve programet studimore të 13 njësive akademike. Maturantët, gjatë tri ditëve u njoftuan me ofertën arsimore – shkencore për vitin akademik 2020/2021, hapat që duhet ndjekur për të aplikuar, dokumentacionin e nevojshëm për t’u regjistruar, kushtet dhe mundësitë…

Lexo më Shumë