Author: Hamdi Kumanova

Zaevi dhe LSDM-ja po përdorin epideminë e koronavirusit për të ndarë biznese disamilionëshe, koncesione dhe për t’u bërë ryshfet klasik zgjedhor votuesve. Për shkak të sjelljes së tyre të papërgjegjshme në Maqedoni, kemi pasur një fundjavë të zezë dhe vetëm dje janë regjistruar 30 pacientë të rinj dhe 3 vdiqën. Me këtë, Maqedonia tejkaloi numrin e 100 viktimave. Kështu qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së ku shtohet se Maqedonia është një rekord i zi në rajon për sa i përket vdekjeve për një milion banorë, ndërsa kemi më shumë viktima sesa Bullgaria, Shqipëria dhe Greqia bashkë. “Maqedonia është një vend ku…

Lexo më Shumë

Si rezultat i mirënjohjes për angazhimin në betejën me koronavirusin, Kryeministri Oliver Spasovski paralajmëroi shpërblime për punonjësit shëndetësorë, njofton Portalb.mk. “Mjekët dhe stafi mjekësor në klinikat dhe departamentet e sëmundjeve infektive, Klinika Universitare për sëmundje infektive dhe gjendjet febrile, Instituti i shëndetit publik dhe Qendrat e shëndetit publik, si dhe të gjithë anëtarët e ekipeve të ndihmës së shpejtë mjekësore do të marrin pagë 20 përqind më të lartë për dy muaj, të cilat do të paguhen përmes kartelës vendore për pagesë ”, deklaroi Spasovski. Ai e shpalli shpërblimin në një konferencë për shtyp në të cilën prezantoi paketën e…

Lexo më Shumë

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin 1.792, numri i pacientëve të shëruar arrin 1,293, numri i vdekjeve arriti 101, ndërkaq aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 398, përcjell in7. Shikuar nëpër qytete : Shkup – 612, aktiv 144 Kumanovë – 416, aktiv 32 Dibër – 51, 0 aktive Shtip-36, aktiv 2 Prilep -200, aktiv 64 Tetovë – 143, aktiv 75 Struga – 69, aktive 4 Veles – 119, aktiv 48 Manastir –27, aktiv 8 Ohër –19, aktiv 4 Kavadar – 5, aktiv 0 Gostivar -19, aktiv…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski tha se edhe një tjetër zyrtar i LSDM-së i kapur në krim, një tjetër rast për të cilin Prokuroria është e mbyllur në sythat e Zaev. Në këtë regjim hibrid, Joveski dhe Ruskovska reagojnë vetëm nga askund, kur çështja do të bëhet publike, dhe madje edhe atëherë rastet nuk kanë gjithmonë përfundim. Ai thotë se në këtë regjim hibrid, bëhen kompromise me krimin, informacionet dhe provat mbesin në sirtar për disa vjet. “Prokuroria Publike vepron sikur të jetë në lidhje të drejtpërdrejtë me Den Donçevin. Ata e dinin për të ardhurat e paligjshme të Den…

Lexo më Shumë

Nesër në mesditë, në vilën presidenciale në Vodno, do të mblidhen liderët e partive më të mëdha parlamentare për të diskutuar rreth gjendjes aktuale me pandeminë dhe kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Një ditë para këtij takimi palët ende mbajnë qëndrime të kundërta rreth datës dhe periudhës më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve. Kryeministri teknik Oliver Spasovski, rikujtoi se Qeveria ka miratuar një urdhëresë me fuqi ligjore e cila definon saktë afatet për mbajtjen e zgjedhjeve dhe shtoi se kjo urdhëresë u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese se është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Oliver Spasovski “Ajo urdhëresë…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike, edhe pse e “shuar” në realitet, në letër edhe më tej figuron si funksionale. Rishikimi i buxhetit ka treguar që për këtë institucion nuk është shkurtuar asnjë denarë. Me projeksionin e parë të buxhetit për këtë vit, për Specialen ishin planifikuar 1,2 milionë euro. Por, edhe pas rishikimit, për këtë institucion vazhdon në dispozicion të jetë shuma e njëjtë. Qeveria shkurtime ka paraparë tek pagat. Për këtë janë planifikuar 55 milionë denarë kurse me rishikimin e buxhetit janë shkurtuar mjetet në 30 milionë denarë. Kanë qenë të planifikuara 200 mijë denarë si kompensime të cilat me rishikimin…

Lexo më Shumë

Qeveria ka sjellë dekret me fuqi ligjore për afatet për mbajtje të zgjedhjeve dhe nuk ka nevojë ai të ndërrohet. Dekreti u tregua i drejtë edhe në sistemin juridik të RMV-së dhe Gjykata kushtetuese vlerësoi se është bazuar në Kushtetutën dhe ligjin, deklaroi Oliver Spasovski. “Ai dekret i shtyu veprimet zgjedhore, i ngriu afatet, sepse në gjendje të jashtëzakonshme ata mbeten jashtë fuqie, Këtu duhet ta kemi parasysh afatin kushtetues prej 60 ditëve për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare nga dita e shpërndarjes së Kuvendit. Nëse diçka tjetër duhet të plotësohet në këtë periudhë, në kuptim të afateve në kuadër të…

Lexo më Shumë

Moti i ngrohtë deri në 30 gradë i ka mbushur malet dhe parqet në Shkup. Më pak njerëz kishte në malin e Gazi Babës, ku në përgjithësi më shumë kishte prindër që e shijonin diellin e pranverës me fëmijët e tyre. Kishte përjashtime që nuk u përmbaheshin masave për mos grupim dhe mbajtje të maskave. Këtë pamje e vërejtëm në një masë më të madhe në parkun e qytetit. Përveç shoqërimit të më shumë se dy persona, distancë sociale nuk kishte as për ata që ishin në lëvizje, pritnin radhë për t’u freskuar me akullore ose për të pirë kafe.…

Lexo më Shumë

Në shkollat e mesme në Ohër vitin e ardhshëm shkollor nuk do të hapen klasat në gjuhën shqipe. Për shkak të kësaj, shumë nxënës shqiptarë nga qyteti zakonisht vazhdojnë arsimimin e tyre në gjuhën maqedonase në Ohër ose në njërën nga dy shkollat e mesme në Strugë. Profesori Muamer Doko vlerëson që kjo ka të bëjë me mungesën e interesit të institucioneve shtetërore për zgjidhjen e problemit. Vetëm Qendra e shkollës elektromekanike në Ohër në konkursin për vitin e ardhshëm shkollor, i cili tashmë është shpallur, parashikon dy klasa me mësim në shqip për gjithsej 68 nxënës. Por, klasa të…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.A. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Sipas gjykatës, të pandehurit B.A. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të Kodit të Procedurës Penale. “Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri B.A. mund të përsëris veprën…

Lexo më Shumë

Udhëheqësit e shkollave do të mbajnë përgjegjësi për çdo lëshim që është bërë gjatë realizimit të procesit mësimor online në këtë periudhë të jashtëzakonshme. Kështu thanë për Alsat nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit duke shtuar se nga e hëna do të publikohet një raport vlerësues mbi punën e shkollave dhe mësimit nga distanca. Të dhënat në këtë raport kanë për bazë kontaktet online që inspektorët kanë zhvilluar me përfaqësuesit e shkollave. Inspektorati Shtetëror i Arsimit “Nga kontaktet online që kemi zhvilluar me përfaqësuesit e shkollave, kryesisht jemi të kënaqur me procesin mësimor online. Mirëpo, kontrolle fizike në shkolla gjithashtu do…

Lexo më Shumë

Në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 02:00, policia nga Stacioni Policor për Kalimin Kufitar dhe Mbikëqyrjen Kufitare Stenje, në ujërat e Liqenit të Prespës në fshatin Strbovë dhe në fshatin Nakolec, rreth 50 metra nga bregu i liqenit, gjetën rrjeta të kapjes së peshkve. Veglat e peshkut dhe peshqit u ngritën nga ujërat e liqenit dhe u dërguan në vendkalimin kufitar Stenj dhe Stacionin e Policisë Kufitare për procedura të mëtejshme. Në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 04:00, policia nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare Liqeni i Ohrit, në ujërat e Liqenit të Ohrit, rreth 200…

Lexo më Shumë