Qeveria e ka dorëzuar Propozim-draftin e marrëveshjes deri në TAV, sipas të cilit, në vend se për ndërtimin e aeroportit Kargo mes Shën Nikollës dhe Shtipit, mjetet prej rreth 49 milionë denarë të shfrytëzohen për ndërtim të ujësjellësve, kanalizimeve, kopshteve dhe shkollave nëpër komunat në vend. Siç deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, përgjigjja nga TAV pritet në afatin sa më të shpejtë të mundshëm. “Ne presim përgjigjen e tyre bëhet fjalë për shumë prej rreth 50 milionë euro ose mbi 49.700.000 euro dhe në bazë të përgjigjes së tyre që do ta marrim, sepse kërkesa jonë…
Author: Hamdi Kumanova
Çmimi i karburanteve prej sonte në mesnatë po rritet për gjysmë deri në 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendim kryhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,56 për qind. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të rritet për gjysmë denari për litër dhe do të jetë 54,5 denarë. EUROSUPER BS-98 shtrenjtohet për një denarë për litër dhe do të kushtojë 57 denarë. EURODIZEL (D-E-V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,50 denarë për litër dhe do të shiten për 47, gjegjësisht 35 denarë.…
Instituti për shëndet publik në Maqedoni sot ka treguar një statistikë interesante duke thënë se shumica dërmuese e pacientëve të prekur nga Covid-19 në janë shëruar në kushte shtëpiake dhe të izoluar, përcjell Telegrafi Maqedoni. 1053 pacientë, apo 81,4% e rasteve janë shëruar në shtëpi. Nëpër spitale janë hospitalizuar 18,6%. Përndryshe, Maqedonia e Veriut ka numra të shtuar të pacientëve të prekur në krahasim me rajonin. Deri tani, (e dielë 17 maj), 2020 në Maqedoni ka 398 raste aktive, 1293 janë të shënuar si të shëruar dhe 101 raste të vdekjeve. Nga gjithësejt 1792 raste aktive që nga fillimi i…
Gjykata Themelore Civile e Shkupit informon se prej nesër do të mbahen të gjitha gjykimet e caktuara sipas Vendimit për veprim të gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kushte të rrezikut të rritur nga virusi KOVID-19. “Vendimi për veprim të gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kushte të rrezikut të rritur nga virusi KOVID-19, të sjellë nga ana e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut është publikuar në ueb-faqen e gjykatës. Palët dhe pjesëmarrësit tjerë në procedurë janë të obliguar që t’i ndërmarrin të gjitha masat e kujdesit dhe mbrojtjes, sipas masave dhe rekomandimeve…
Shitja e banesave të reja në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rënie të madhe për shkak të krizës së koronavirusit. Nga sektori i ndërtimtarisë thonë se gërshetimi i pasojave nga kriza e koronavirusit me krizën politike për shkak se vendi pritet të futet në zgjedhje gjatë kësaj vere ka ndikuar në masë të madhe në uljen e interesimit të investitorëve për të ndërtuar. Nga grupacioni i ndërtuesve në kuadër të Odës Ekonomike, për Radion Evropa e Lirë thonë se koronavirusi ka infektuar sektorin e ndërtimtarisë madje në më shumë aspekte, si problemet administrative, lëvizja e kufizuar e qytetarëve për të…
Seancat për rastin “Reket”, të përcaktuara për 19 dhe 20 maj, shtyhen për më 25 dhe 26 maj, kumtoi sot Gjykata Themelore Penale në Shkup. “Për shkak të interesit të mediave dhe vëzhguesve nga organizatat joqeveritare dhe ndërkombëtare që e ndjekin gjykimin me KOK. nr. 116/19, në opinion të njohur si ‘Reket’, informojmë opinionin se me kërkesë të prokurorit publik, vazhdimi i seancës kryesore të përcaktuar më 19 dhe 20 maj të vitit 2020, shtyhet”, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup Në seancën e rradhës për “Reket”, është paraparë që fjalë përfundimtare të japin Prokuroria dhe mbrojtja.
NP Parkingjet e Komunës Qendër dhe Komuna Qendrës në bashkëpunim me Policinë Rrugore-Shkup sanksionuan 121 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, që pengonin rrjedhën normale dhe të sigurtë të trafikut. Në periudhën nga 11.05. deri në 17.05.2020, me ndihmën e automjeteve speciale “Merimang” të NP PKQ, u larguan 63 automjete të parkuara keq, ndërsa me instalimin e mjeteve mekanike “Bllokator” u sanksionuan 58 automjete që gjendeshin në zona rezidente, dhe nuk ishin përdorues-banorë të sektorit në të cilin ishin parkuar. Një zgjidhje e përhershme e bllokimeve të trafikut dhe problemi i parkimit të pahijshëm kërkon një kulturë më të…
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 në shtet, që nga fillimi i pandemisë arriti në 1.792, pasi që në 24 orët e kaluara, u regjistruan 30 raste të reja nga 426 testimet e bëra. Njëzet e gjashtë pacientë janë shëruar, ndërsa tre persona kanë vdekur në Klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup. Numri i rasteve të reja të të infektuarve do të varet nga relaksimi i mëtejshëm i masave restriktive. Për vijimin e mëtutjeshëm të masave restriktive do të bisedohet nesër në takimin e shtabit të krizës, kurse lehtësimi dhe normalizimi i situatës do të varet nga…
Kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk, e theksoi mbështetjen e planifikuar për bujqësinë, e cila është pjesë e pakos së tretë qeveritare të masave ekonomike për të ndihmuar ekonominë. Masat, ndër të tjera, përfshijnë mbështetjen e sektorit bujqësor prej pesë milionë eurove përmes Bankës së Zhvillimit, kartelë pagesore për subvencionimin e 50 për qind të naftës së gjelbër dhe stimulimin e përpunuesve të rrushit për të prodhuar produkte të reja. “Mundësojmë edhe partneritete publike-private në sektorin e vreshtarisë dhe të duhanit, vendosim qira afatgjate të kullotave, do të ofrojmë konsolidimin e tokës bujqësore për një konkurrencë më…
Përmes tre pakove të masave me vlerë të përgjithshme prej 550 milionë eurove, të miratuara nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, jemi duke e kapërcyer krizën ekonomike dhe sigurojmë gjallërimin dhe transformim të ekonomisë vendore. Kështu qëndron në komunikatën e LSDM ku theksohet se dy paketat e para të masave kanë për qëllim mbështetjen e ekonomisë dhe ruajtjen e punëve të qytetarëve, ndërsa masat e paketës së tretë sigurojnë rigjallërimin e ekonomisë vendore përmes mbështetjes direkte për qytetarët dhe ekonominë. “Paketa e tretë e masave ndërton një ekonomi të re, në zhvillim të Maqedonisë, rrit konsumin dhe stimulon mbrojtjen, promovimin…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është miratuar dekret me fuqi ligjore me të cilin shtyhet afati i vizave të shtetasve të huaj të cilët për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme janë bllokuar në shtetin tonë. Nga MPB njoftojnë se pa marrë parasysh edhe nëse hiqet gjendja e jashtëzakonshme, afati i vizave shtyhet deri më 31 gusht të vitit 2020. Nga ministria shtojnë se përveç vizave, deri më 31 gusht të vitit 2020 është shtyrë edhe afati i lejeve të përkohshme dhe të përhershme të qëndrimit të cilat kanë skaduar pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Katandisja, injoranca, mbyllja e syve, përrplasjet politike dhe inatet e kanë lënë në këtë gjendje të mjeruese tempullin e dijes dhe krenarinë e Çegranit! Dikur kjo shkollë ishte ërtetë kopshti më i bukur ku mësuan gjenerata të shumta! Kurse sot vërtetë për të vajtuar!/ Zani Memedi

