Gjatë ditës së djeshme një person dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në oborrin e dy personave e më pas është larguar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, por nuk është gjetur ndonjë dëshmi. “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar në oborrin e dy viktimave meshkuj kosovarë dyshohet se kishte gjuajtur me armë zjarri e më pas ishte larguar. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por nuk është gjetur ndonjë dëshmi. Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të…
Author: Hamdi Kumanova
“Fillon intervenimi infrastrukturorë në disa pjesë të rrugëve të qytetit. Asfaltimi i rrugës në afërsi të xhamisë “Eski” dhe Qendrës për Kulturë është vetëm një nga investimet e parapara për këtë vit.” – thotë Arifi
Shkruan: Ismail Sinani Vendosja e barrierave të betonit në Çair është shëmtia më e madhe estetike që i ka ndodhë kësaj pjesë të qytetit. Drejtuesit e Qytetit të Shkupit, bashkë më ata të Çairit, kanë shprehur dekadencën më të madhe estetike që kanë në shpirtin e tyre. Ky ofendim kolektiv ndaj shqiptarëve, në emër të vendosjes së rendit, ka për qëllim të krijojë një pasqyrë të tribalizmit ndaj kombit tonë. Ndonëse nuk jam arkitekt, është tejet e qartë se zgjidhja ka mundur të përfshijë elementë më të bukur. A mund ta imagjinoni se çfarë fyerje historike i është bërë arkitekit…
Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit raportohet se i kanë sulmuar policët dhe si pasojë e sulmit, një polic ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:05 në Vushtrri. “Raportohet se dy persona të dyshuar i kanë sulmuar zyrtarët policorë ku dhe si pasojë e sulmit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhët në raportin 24 orësh të PK-së. Rasti po…
Për rrjedhojën e mëtutjeshme të masave restriktive nesër do të bisedohet në Shtabin e krizës, tha kryeministri Oliver Spasovski. Ai tha se masat restriktive janë të dimensionuara në bazë të gjendjes me koronavirusin në vend dhe në bazë të saj merren edhe vendimet e mëtutjeshme. Sa i përket orës policore gjatë festës së Bajramit, kryeministri Oliver Spasovski tha se për shkak se më 24 maj kemi dy festa, kjo meriton një vëmendje të posaçme, prandaj duhet të konsultimme Komisionin për sëmundje infektive. -Për sa i përket faktit që kemi festë të dyfishtë më 24 maj, ajo duhet të ketë vëmendje…
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 426 teste, prej të cilëve 30 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve: 11 raste janë paraqitur në Shkup, në Kumanovë 2, Tetovë 6, Veles 5,Prilep 3, Manastiri 1, Ohër 1, Shtip 1. Me statistikat e fundit, numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1465.
Të papunë, të rinjtë, personat me rrezik social dhe shoqëror dhe personat nga sektori i shëndetit publik do të marrin ndihmë të drejtpërdrejtë nga Qeveria, njoftoi sot në konferencën për shtyp kryeministri Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pakoja e tretë i masave ekonomike të vendosura nga qeveria janë për relativizimin e ekonomisë. Ne jemi duke prezantuar kartela pagese për konsum më të lartë. Karta e pagesës do të jetë në vlerë prej 9.000 denarë për produktet e Maqedonisë. Për këtë kartel do të mund të aplikojnë personat cilët nuk kanë të ardhura mbi 15.000 denarë, si dhe persona me rrezik…
Anëtari i kryesisë qëndrore të Partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi reagoi ndaj vendosjes së murit nga ana e kryetarit të Komunës së Shkupit, Petre Shilegov, transmeton Almakos. “ Muri që e ka vendosur Shilegovi në Çairçane nuk i mbulon faqet e “Kontratës së Mashtrimit”. Ky djali që u bë kryetar i Komunës me urdhrin e Zaevit, duke thyer privatësinë e kundërkandidatëve dhe duke vjedhur e duke blerë vota nuk do të mund të fshihet edhe gjatë kohë nën projektet e të tjerëve. Vitin tjetër janë zgjedhjet dhe ai duhet të përballet me mashtrimin e kontraktuar. Sepse nuk ka mashtrim më të…
Grupi i këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së në Qytetin e Shkupit ngriti padi kundër kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, për mënyrën e mbledhjes dhe shpenzimit të parave nga sponsorët anonimë. Kërkesa u paraqit pranë Entit Shtetëror për Auditim, Komisionit Kundër Korrupsionit dhe Policisë Financiare. “Për Shilegovin, dhurimi prej 100 mijë eurosh për performancën disa orëshe të Dino Merlin është anonim, dhurimi për lëndinën më të shtrenjtë që kushton 530 mijë euro për qytetarët e Shkupit është anonim, sponsorët që ndërtojnë stacionin e qenve Lajka janë gjithashtu anonimë. Nuk janë anonim vetëm fyerjet dhe paaftësia e Petre Shilegovit. Megjithë parashtrimit të pyetjeve të…
Dje në ora 22.30 në bulevardin “Cvetan Dimov” në Shkup, nëpunësit policorë gjatë orës policore kanë vërejtur se personi me iniciale F.A(20) nga Shkupi, nuk e ka respektuar masën për ndalimin të lëvizjes dhe të njejtit i është thënë se do të arrestohet për mos respektim të kësaj mase. Në atë moment ka ardhur vëllau i tij B.A(29) i cili fizikisht i ka sulmuar policët. B.A menjëherë është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor, derisa F.A ka shfrytëzuar situatën dhe ka ikur nga vendngjarja. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit./TV21
Si çdo vit, edhe sivjet më 17 maj, Rrezarta dhe Era Samiu vizitojnë varrin e babait Rrahim Samiut te varrezat e dëshmorëve në Tetovë, bashkë me nënën e tyre për të vendosur lule të freskëta mbi varrin e babait. Janë bë 9 vite që kur u nda nga jeta njëri ndër luftëtarët më të njohur nga rajoni i Tetovës, i cili me nofkën Komandant Zogu luftoi sypatrembur në Kosovë dhe Maqedoni. Dhimbja është e madhe dhe nuk shuhet, por edhe më e madhe është krenaria për babain dhe bashkëshortin dëshmor, i cili i doli zot kombit dhe atdheut në momentet…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Fejsbuk publikoi se 91 për qind e punonjësve shëndetësor të cilët ishin të infektuar me Kovid-19 tani janë shëruar tërësisht. “U jap nderime për guximin dhe përkushtimin. Të gjithë të tjerëve u dëshirojë shërim të shpejtë”, shton Filipçe në publikim. Në një publikim tjetër, thotë ai se edhe deri në fund të javës që vijon do të finalizohet mënyra e lëvizjes së qytetarëve dhe kalimi i kufijve me Greqinë fqinje.

