Author: Hamdi Kumanova

Lidhja Demokratike propozon që të shfuqizohet masa e orës policore në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç thonë nga LD, së pari duhet të shfuqizohet ora policore, gjë që do t’u mundësojë qytetarëve të normalizojnë jetën e tyre, kryesisht të lidhura me kryerjen e punëve familjare dhe në punë. “Së dyti, për të normalizuar punën e institucioneve të kujdesit shëndetësor, veçanërisht nga kujdesi terciar (klinikat, institutet, etj.), sepse dhjetëra mijëra njerëz të sëmurë kronikë janë pa kujdes shëndetësor të duhur. Së treti, për të normalizuar aktivitetet sportive dhe kulturore në përputhje me protokollet sociale të distancës dhe masat e tjera mbrojtëse.…

Lexo më Shumë

“Policia nuk heq dorë nga ushtrimi i autoritetit institucional në betejën me Covid – 19 edhe pse më shume kemi qenë të orientuar në masat e kontrollës dhe prevenimit se sa në masat represive kur është fjalë për orën policore, karantinimin, mjetet për mbrojtje personale, etj. Edhe qytetarët në përgjithësi kanë treguar sjellje shembullore!” – thotë Nuhiu.

Lexo më Shumë

Në emisionin “Dita jonë” në Radio kombëtare bullgare, gazetari bullgar Kostadin Filipov si i ftuar për të komentuar situatën me ambiciet e Maqedonisë së Veriut për në BE në disa raste shprehu pikëpamje që kanë qenë prej kohësh të pranishme në hapësirën publike Bullgare, shkruan Meta.mk. Filipov e ka komentuar deklaratën e presidentit të Maqedonisë Stevo Pendarovski në emisionin “360 gradë“ më 1 maj të këtij viti. Presidenti në pyetjen e gazetarit Vasko Popetreski u përgjigj që, nëse nuk mund të hyjmë në BE si maqedonas dhe me gjuhën maqedonase, atëherë ” Bashkimin Evropian nuk na nevojitet”. Këtu është citat…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk i falënderoi të gjithë pacientët e shëruar nga Kovid-19, të cilët dhuruan plazmë për mjekim të të sëmurëve. “Ju bëj thirrje të gjithëve që mund të dhurojnë, ta bëjnë këtë. Në këtë mënyrë mund të shpëtoni jetë. Plazmë mund të dhurojnë persona të cilët e kanë kaluar Kovid-19 në Institutin për Mjekësi Transfuzive”, shkroi Filipçe.

Lexo më Shumë

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq sot deklaroi se do të përpiqet ta liberalizojë hyrjen në Serbi sa më shumë që të jetë e mundur, duke theksuar se përveç mbrojtjes së shëndetit të njeriut, qëllimi është të arrihet rimëkëmbja dhe rritja ekonomike sa më shpejtë të jetë e mundur. Siç njofton korrespondenti i (MEDIAL)-s nga Beogradi, ajo përsëriti se më 1 qershor, regjimi i liberalizuar do të hyjë në fuqi në vendkalimet kufitare me katër vende të rajonit (Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut), pa detyrim të qytetarëve të këtyre vendeve të kenë test negativ për Kovid-19,…

Lexo më Shumë

I frikësuar nga humbja e zgjedhjeve, Hristijan Mickoski vazhdon të sillet plotësisht i papërgjegjshëm dhe me papjekuri. Mickoski dhe VMRO-DPMNE bëjnë çmos që të mos përballen me vullnetin e qytetarëve. Për Mickoskin, konkluzionet e Komisionit për Sëmundje Infektive nuk do të thonë asgjë, as përgjigjja konfirmuese e misionit të OSBE/ODIHR, se është e gatshme të monitorojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mickoski shkoi deri aty sa guxoi të mashtrojë me qëllim publikun kur ai tregoi Sllovakinë si vend pa institucione funksionale në krizë të përkohshme, e cila anuloi zgjedhjet. Aq sa nuk dëshiron, Mickoski së shpejti do të duhet…

Lexo më Shumë

Kontrolli i brendshëm i Ministrisë për punë të brendshme po kërkon procedurë disiplinore ndaj shefit dhe dy anëtarëve tjerë të sigurimit të kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi. Procedura është e hapur me kërkesë të Sinisha Aleksovski, ish agjent dhe ish këshilltar i presidentit paraprak, Gjorgje Ivanov i cili është thirrur në stacionin policor pasi që në thonjëza para dy muajve e ka incizuar Xhaferin para Parlamentit. “Reparti i kontrollit të brendshëm, hetimeve kriminale dhe standardeve profesionale konstatoi se dy zyrtarët policor nga Reparti për sigurim personal të presidentit të Parlamentit kanë vepruar në kundërshtim me rregullat dhe principet e MPB…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet A.E., nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Siç njofton kumtesa, sipas aktakuzës, i pandehuri A.E., me datë 08.03.2020 rreth orës 23:00, si dhe me datë 09.03.2020 rreth orës 14:00, në shtëpinë e përbashkët familjare e cila gjendet në Suharekë, me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare, në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë psikologjike të dëmtuarës – bashkëshortes së…

Lexo më Shumë

Universitete të caktuara në vend akoma nuk kanë vendosur nëse sesioni i provimeve të qershorit do të realizohet online ose me prezencë fizike. Nga Ministria e Arsimit thonë se do të takojnë rektorët dhe nëse paraqitet nevoja do të bëhen edhe ndryshime në dekretet ligjore. Studentët e Universitetit Kirili dhe Metodi kërkojnë që provimet të mbahen me prezencë fizike, ndërsa sesioni i provimeve të shtyhet deri më 14 korrik. Nëse sesioni i provimeve vazhdohet deri më 14 korrik do të mundësoj më shumë termine për mbajtjen e provimeve. Me këtë nuk do të krijohet kaos që në fillim të sesionit…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare më 26 korrik. Me këtë qëndrim në takimin e liderëve te presidenti Stevo Pendarovski kanë dalë sot kryetarët e dy partive, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi. Siç ka deklaruar Gashi pas takimit, qëndrimet e partive maqedonase kanë qenë larg. Partia qeveritare ka qenë për zgjedhje në qershor, ndërsa ajo opozitare në fillim të shtatorit dhe në takim aspak nuk ka pasur përafrim të qëndrimeve mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Gashi dhe Sela për mbajtje të zgjedhjeve më 26 korrik “Shpresoj se ditët në vijim do të kemi takime që të…

Lexo më Shumë

Nesër do të mbahet dialogu i rregullt ekonomik midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, këtë vit me një fokus të veçantë në pasojat socio-ekonomike të krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19, informon AIM nga Brukseli. Në draft përfundimet të përgatitura nga Këshilli i BE-së për Maqedoninë e Veriut nxjerrin në pah faktin se dobësitë strukturore të ekonomisë së Maqedonisë theksohen nga kriza shëndetësore, e cila kërkon që vendi të vazhdojë “reformat strukturore efektive dhe të mirë-koordinuara për të zbutur pasojat nga pandemia dhe për të përshpejtuar shërimin pas krizës”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dialogu ekonomik midis vendeve të BE…

Lexo më Shumë

Nuk janë definuar masa të reja, është biseduar vetëm për hapjen e mundshme të kafeterive, ndërsa ora policore vazhdon të mbetet e njëjtë. Këto mësohet të jenë diskutuar në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e sotme nga ku thonë se objektet hotelierike, kafeteritë me siguri do të hapen të premten, më së voni të shtunën, por theksojnë se definitivisht do të bëhet e ditur nesër. Njëkohësisht thonë se ora policore deri në orën 19:00 tani për tani mbetet në fuqi, nuk është vendosur akoma nëse gjatë vikendit, do të ketë regjim të ri të lëvizjes ose jo.…

Lexo më Shumë