Kontrolli i brendshëm i Ministrisë për punë të brendshme po kërkon procedurë disiplinore ndaj shefit dhe dy anëtarëve tjerë të sigurimit të kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi.
Procedura është e hapur me kërkesë të Sinisha Aleksovski, ish agjent dhe ish këshilltar i presidentit paraprak, Gjorgje Ivanov i cili është thirrur në stacionin policor pasi që në thonjëza para dy muajve e ka incizuar Xhaferin para Parlamentit.
“Reparti i kontrollit të brendshëm, hetimeve kriminale dhe standardeve profesionale konstatoi se dy zyrtarët policor nga Reparti për sigurim personal të presidentit të Parlamentit kanë vepruar në kundërshtim me rregullat dhe principet e MPB ( neni 11, alinea 3 nga Rregullorja për punë për sigurim të personaliteteve dhe sigurim të brendshëm të objekteve). Njëri prej tyre, njashtu, ka vepruar edhe në kundërshtim me nenin 3 nga Rregullorja për mënyrën e kryerjes së punëve policore. Njëherit është konstatuar se punëtori udhëheqës në OZOLO edhe pse është i njohur me masat e ndërmarra të dy zyrtarëve policor në lidhje me incizimin e paautorizuar, ka vendosur që të mos përgatis ankesë që ka vepruar në kundërshtim me nenin 11 qëndrimi 2 nga Rregullorja për kryerjen e punëve policore. OVKKPS kundër tre zyrtarëve policor ka ngritur iniciativë për nisjen e procedurës për përgjegjësi disiplinore, në pajtim me rregullat nga neni 208 qëndrimi 1, pika 10 nga Marrëveshja Kolektive e MPB-së deri te propozuesi i autorizuar”, thuan nga MPB.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Ministri i Jashtëm turk thirrje SHBA-së ta përdorë ndikimin te Izraeli për t’u dhënë fund veprimeve destabilizuese
- “Suksesi i Reformës në Drejtësi varet nga imuniteti i Ballukut!”, Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e saj!
- Fjolla Morina në lidhje të re? I dashuri i saj nuk është shqiptar – surprizon me origjinën
- Jahti me 2.1 ton kokainë kapet në Atlantik, në pranga edhe shqiptari, zbardhen detajet e operacionit
- Mesazhi i fortë i Thaçit nga Hagë: Një thirrje për drejtësi dhe solidaritet
- Tiranë/ Furgoni me pasagjerë përplaset me bordurën në Kashar, katër të lënduar!
- Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Evarist Beqiri: Të mos ndajmë interesin kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës! Ja çfarë mund të ndodhë në Apel
- Merko gjobitet me 5 mijë euro për pllakën përkujtimore në Strugë



