Komisioni Evropian (KE) po monitoron nga afër bisedimet midis partive politike për të caktuar një datë zgjedhjet parlamentare, informon AIM nga Brukseli. “Po ndjekim nga afër bisedimet në Shkup midis liderëve politikë. Bisedimet duhet të vazhdojnë që vendi të jetë në gjendje të organizojë zgjedhje dhe të merret plotësisht me pasojat e krizës së Covid-19”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian për Zgjerim, Anna Pisonero. Burime në institucionet e BE-së se pasiguria për zgjedhjet mund të ndikojë gjithashtu në njoftimin e kornizës negociuese, e cila pritet zyrtarisht muajin tjetër. Këto dokumente mund të shtyhen deri në shtator, veçanërisht nëse ka vonesa…
Author: Hamdi Kumanova
Në seancën e sotme, Qeveria pranoi propozimin e Komisionit për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë me të cilin udhëtarët nga vendet e huaja që hyjnë në vend, pas periudhës kohore prej 21 ditësh ose 14 ditësh në karantinën e detyrueshme shtetërore, nuk do të hynë më në vetizolim shtesë në shtëpi. Këtë e njoftoi kryeministrin Oliver Spasovski përmes profilit të tij në Facebook. Spasovki gjithashtu informon se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka pranuar propozimin për normalizimin e transportit publik dhe ndërmjet qyteteve nga dhe për në Kumanovë./Telegrafi/
Djali i funksionarit të LSDM-së, Zoran Verushevski, Aleksandër Verushevski ka incizuar me zë para katër viteve në Strumicë, liderin Zoran Zaev, njofton Portalb.mk. Zaev tha se incizimi i publikur në “Youtube” është nga një drekë në vitin 2016, ndërsa theksoi se raportet mes tij dhe Aleksandër Verushevskit janë të mira dhe se është i afërt me familjen e tij. “Sa i përket pyetjen në lidhje me bashkëfolësin i cili më ka incizuar, ai është zotri Aleksandër Verushevski. Kjo është në drek tek unë në Strumicë në verën e vitit 2016-të. Këtu, qëndrojmë dhe hamë drekë dhe e pash se më…
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore shpreh shqetësim të thellë në lidhje me situatën e sigurisë në vend, veçanërisht në lidhje me vjedhjen e armatosur në Saraj të Shkupit, e cila ndodhi mbrëmë, ku personi i grabitur ka pësuar humbje prej 2 milion denarë. Duke marrë parasysh që gjendemi në periudhë të pandemisë globale së koronavirusit COVID-19, theksojmë që qetësia dhe siguria e jetës së qytetarëve, si dhe ruajtja e rendit dhe qetësisë publike, janë një nga kushtet themelore më të rëndësishme të cilat duhet të garantohen nga ana e shtetit dhe institucioneve shtetërore. Për këtë arsye, kërkojmë prej institucioneve përgjegjëse…
Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk, në intervistën për MIA-n, flet për nevojën e organizimit të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike sa më shpejtë që të jetë e mundshme, në mënyrë që shteti të ketë Qeveri funksionale që mund të marrë përsipër përgjegjësinë dhe Parlament, që do të mund ta kontrollojë punën e saj. Në bisedën, raportuesi përqendrohet edhe në mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Sofjes dhe paralajmërimet për bllokadë të mundshme të bisedimeve për anëtarësim nga Bullgaria. Ai bën thirrje që komisioni i përbashkët i historisë të vazhdojë punën e tij, derisa politikanët, shprehet ai, duhet të…
VMRO DPMNE akuzon qeverinë se, në kohën e krizës nga virusi Korona, kur bujqësia është goditur shumë nga çmimet e ulëta të blerjes, po shkurton para nga fermerët. Cvetan Tripunovski, zëvendësministri plotësues për bujqësi, pylltari dhe administrim të ujrave, thotë se janë shkurtuar rreth në 2.3 milion euro, shumica e të cilave është pjesë e programit të ekonomizimit së ujrave, para që supozohej të investoheshin në rehabilitimin dhe pastrimin e sistemeve të ujitjes, por edhe ndërtimin e sistemeve të reja. ‘”Me uljen e fondeve, LSDM këtë vit dënon fermerët duke i lënë pa ujë të mjaftueshëm për ujitje, dhe kjo…
Moti nesër do të jetë i nxehtë mbi mesatare me temperatura ditore rreth 30 gradë, por pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë kushte edhe për paraqitje të breshrit. Siç bëri të ditur DPHM, ftohje të konsiderueshme do të ketë të enjten, kur do të mbizotërojë mot me vranësira me reshje të shiut, veçanërisht paradite. Do të fryjë erë veriore, ndërsa temperatura ditore do të jetë edhe për dhjetë gradë më e ulët në krahasim me atë të sotmen (do të…
Duke u gjendur në vigjilje të festës së madhe të Bajramit të Madh, duke e parë se piku i pandemisë tashmë ka rënë dukshëm, ndërsa besimtarët myslimanë janë treguar mjaft të përgjegjshëm në respektimin e rekomandimeve gjatë riteve fetare në xhami, AlternAtivA propozon që gjatë ditëve të festës së Bajramit të mos vendoset orë shtesë policore, në mënyrë që besimtarët të mund ta falin Bajramin nëpër xhami dhe të mund t’i bëjnë vizitat e festës gjatë ditës. Gjithsesi për neve nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti i qytetarëve, por duke i vlerësuar edhe kërkesat e besimtarëve myslimanë, ky…
Janë ndarë sot legalizime për 22 xhami, 4 mektebe dhe 2 teqe në territorin e komunës së Gostivarit. Kryetari i Komunës Arben Taravari i cili personalisht ia dorëzoi akt-vendimet për legalizimin e këtyre objekteve, ka shprehur kënaqësin e tij të veçantë para muftiut të Gostivarit Shaqir Ef. Fetahu, që ky akt bëhet në natën e madhe të Kadrit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. “28 objekte fetaro-islame në qytetin dhe në fshatrat tona do të jenë tani të legalizuara. Një ndër to edhe objekti i Xhamisë së Sahatit, aty ku është vendosur edhe objekti i Muftinisë së Gostivarit”, u shpreh…
Shfrytëzimi i kohës tuaj, në vend të parave, si burim për të paguar dhe shkëmbyer shërbime me njerëzit e tjerë, mundëson platformën e re digjitale – bankë e përkohshme “Orë për orë” e krijuar nga Shoqata e qytetarëve “Rinia mundet”, përmes krijuesit të Fondit për Inovacion dhe Teknologji Zhvillimi. Koncepti i platformës digjitale – bankë e përkohshme është shumë e thjeshtë: ju shpenzoni një orë për të ndihmuar ose shkëmbyer njohuri me dikë përmes aftësive që keni dhe si kthim fitoni kredi një orësh që shkon në bankën tuaj të kohës, të cilën mund ta të kaloni një orë shërbimi…
Ministria e Ekonomisë sot i nënshkroi marrëveshjet me investitorët për ndërtim të termocentraleve fotovoltaike në tokë private për tenderin e publikuar vitin e kaluar për ndarjen e premive për energji elektrike të prodhuar nga termocentralet fotovoltaike. Prej sot do të fillojë ndërtimi i disa prej tyre, informoi ministri dikasterial Kreshnik Bekteshi. “Me sukses e realizuam tenderin për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike në tokë private që nënkupton fillim të një cikli të ri të investimeve në pjesën e burimeve të ripërtërishme të energjisë. Në tenderin e publikuar vitin e kaluar në gusht ishin dorëzuar 44 oferta dhe pas evaluimit komplet të…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon etiketimin e Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ndaj gazetarit të online mediumit “In7.tv”, Albrim Hoxha. Pas mbledhjes së djeshme të liderëve të partive, Ahmeti dha një deklaratë për mediat dhe pas pyetjes së parashtruar nga Hoxha, ai akuzoi gazetarin se ishte “i vegetosur”. Zyrtarët publik dhe veçanërisht drejtuesit e partive politike duhet të përmbahen nga deklaratat që mund të kuptohen si etiketim i gazetarëve, sepse kjo nuk është në frymën e vlerave evropiane dhe demokratike. Deklarata të tilla mund të stimulojnë sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve nga anëtarët e partisë, dhe…

