Në vetizolim që nga dje dhjetëra pjesëtarë të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut që ishin në logjistikën e MPB Ohër, pasiqë u regjistruan shtatë raste pozitive me coronvirus tek njësiti për ndërhyrje të shpejtë të MPB-së, informon “360 gradë”. Nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë konfirmojnë se këta janë ushtarë të cilët, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, u dërguan për të ndihmuar policinë. Anëtarët e ushtrisë do të testohen nga e para, pasiqë dje përfunduan anketat epidemiologjike.
Author: Hamdi Kumanova
Filloi rekonstruimi i rrugës “5” në Rasadnik në Komunën e Butelit, informojnë autoritetet komunale. Javën e kaluar përfundoi rekonstruimi i rrugës 13 në Rasadnik, e cila është me gjatësi të përgjithshme prej 1.000 metra katrorë, ndërsa këtë javë filloi rekonstruimi i rrugës 5 në lagjen Rasadnik dhe rruga 3/2 në lagjen e Vizbegut. “Komuna e Butelit në periudhën e kaluar intensivisht punon në rekonstruimin e rrugëve të cilat janë paraparë në programin për aktivitete për vitin 2020. Në periudhën e ardhshme, Komuna e Butelit vazhdon me rekonstruim të rregullt dhe mbushjen e gropave në të gjitha rrugët e dëmtuara me…
Fejzi Hajdari Pergjigje per ish-deputetin dhe ministri e BDI-se) 1. Me Kushtetutën e vitit 1974, në Maqedoni gjuha shqipe ka qenë zyrtare, sikurse maqedonishtja dhe turqishtja, kurse Maqedonia në preambulën e sajë, është definuar si “shtet i maqedonasve, shqiptarëve dhe turqëve’. Sot, Maqedonia është shtet i maqedonasve, dhe “pjesë e popujve tjerë” te cilet jetojne ne Maqedoni, që me terminologjinë e së Drejtës ndërkombëtare, i bie të jenë “pakica”. Pra, Gjuha shqipe sot, nuk është zyrtare sikur në Kushtetutën e vitit 1974. Pra, tani me thoni, nëse ky eshte sukses apo dështim. Pra, më shumë të avancur kemi qene me…
Të dashur maturantë, Sot është dita e juaj e fundit si nxënës në shkollat e mesme. Më lejoni të gjithë juve t’ju përgëzoj për sukseset e arritura, njohuritë dhe kompetencat e fituara, që besoj se do t’ju shërbejnë më tej si bazë e mirë për vazhdimin e edukimit personal në një nivel më lartë ose për inkuadrim të shpejtë dhe të suksesshëm në procesin e punës duke gjetur angazhim adekuat pune. Ju jeni gjenerata që vitin e fundit shkollor e përfunduat në mënyrë jostandarde për shkak të paraqitjes së pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID – 19 që, në fakt,…
Institucioni publik komunal kopshti i fëmijëve “Mlladost” – Tetovë bashkë me institucionet shëndetësore më 26 dhe 27 maj do të bëjnë skrining për edukatoret dhe përkëdhelëset e punësuara që të hetohet se a ka të sëmurë nga koronavirusi para fillimit me punë dhe pranimit të fëmijëve. Institucioni ka 137 të punësuar të cilët do të ndahen në dy grupe në dy ditë për konfirmimin e pranisë së virusit. “Në ndërkohë bëmë anketë me prindërit dhe hulumtimi nga tregoi se rreth 20 për qind ose rreth 150 fëmijë do të vazhdojnë prej 1 qershorit t’i sjellin në kopshtet për kujdes ditor.…
Ka menduar se e ka gjetur dashurinë e jetës, por shkupjani Bllagojçe Petrevski është zhgënjyer rëndë. Ai ka harxhuar 3.000 euro për një femër 49 vjeçare nga Prilepi, e cila në fund është larguar pa gjurmë. Rastin e ka paraqitur në polici duke thënë se ajo në të njejtën mënyrë ka mashtruar edhe tre persona tjerë. Mirëpo pasi e ka paraqitur rastin në polici, e ka kuptuat se bëhet fjalë për mashtruese ordinere e cila edhe më herët ka pasur padi nga policia. Storjen e plotë në gjuhën maqedonase mund ta përcillni në videon më poshtë. https://youtu.be/o6aE46NEcMk
Pas presidentit, Aleksander Vuçiq dhe ministrit të mbrojtjes Aleksander Vulin, për deklaratën e presidentit të Maqedonisë, Stevo Pendarovski, të dhënë për Gazetën Express rreth idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Kreu i diplomacisë serbe thotë se është lodhur me deklarata të tilla dhe e ka cilësuar si hipokrit qëndrimin e presidentit të Maqedonisë së Veriut kundër korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Jam lodhur me deklarata të tilla hipokrite ku dikush merret me shtëpinë e tjetrit dhe thotë që situata është kjo…
Para Halk bankës dje në Saraj të Shkupit, tre persona duke kërcënuar me pushkë automatike, kanë grabitur një 27-vjeçar nga fshati Krushopek. Siç informojnë nga Ministria e Brendshme, grabitësit morën një thes me para dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Mësohet jozyrtarisht se nga biznismeni shqiptar janë marrë rreth 35 mijë euro. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
I morëm përgjigjet nga të gjitha tre institucionet, nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe OSBE/ODIHR, të cilët na informojnë se presin datë për zgjedhje dhe në bazë të asaj të fillojnë përgatitjet, bëri të ditur sot kryeministri teknik, Oliver Spasovski. “Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dha raport, mendim të ekspertëve, protokoll për atë si dhe në çfarë mënyre mund të mbahen zgjedhjet, cilat do të ishin tendencat sa i përket zhvillimit të sëmundjes. “Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi për afatet të cilat janë të nevojshme për zbatimin e veprimeve zgjedhore. “Në letrën nga OSBE/ODIHR na informojnë se…
I frikësuar nga humbja zgjedhore, Hristijan Mickoski po tenton ta fusë shtetin në krizë politike. Mickoski është i gatshëm ta sakrifikojë shëndetin e qytetarëve, ta sabotojë zhvillimin e ekonomisë, ta lë shtetin pa sistem të tërësishëm të shëndoshë politik në kohë të krizës, vetëm për një shkak, e ai është të ikë nga vullneti i qytetarëve. Mickoski është i vetëdijshëm për sjelljen e tij jo të pjekur dhe të papërgjegjshme, si gjatë kohës së krizës nga koronavirusi, ashtu edhe gjatë tri viteve të kaluara dhe për këtë shkak druan nga ballafaqimi i drejtpërdrejtë me qytetarët. Pikërisht Mickoski u pajtua për…
Dita e hënë, 25 maj, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ministria informoi se, në pajtim me Ligjin për festat e RMV-së 24 maj (e diel) është festë shtetërore – Ramazan Bajrami që këtë vit korrespondon me festën shtetërore “Shën Cirili dhe Metodi” – Dita e iluministëve mbarësllovenë. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ua uron festat të gjithë qytetarëve.
Mungesa e remitencave, përkatësisht mbështetja financiare nga diaspora, tashmë ka filluar të ndjehet, theksojnë afaristët, duke theksuar se paratë që sillnin punëtorët me punë të përkohshme në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe paratë e mërgimtarëve të cilët kalonin pushimet në Maqedoninë e Veriut mbeten burim serioz për ekonominë e vendit. Në bazë të të dhënave nga Banka Popullore, diaspora në periudhën 2009 -2018 në Maqedoninë e Veriut i ka sjellë të ardhura brenda vitit në një mestare prej rreth 200 milionë euro, të dhëna këto që bazohen në burimet administrative siç janë pagesat përmes llogarive bankare si dhe transferim…

