Author: Hamdi Kumanova

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, Irinka Sotirova-Buhova, konfirmoi sot se shtatë oficerë policie janë pozitivë për coronavirusin, ndërsa 39 prej kontakteve të tyre janë duke u kontrolluar. “Sipas informacionit që kemi, janë konfirmuar shtatë pozitive dhe janë zbuluar 39 prej kontakteve të tyre. Plus, kontaktet e tyre në Shkup janë duke u analizuar. Anketa epidemiologjike do të sigurojë një përgjigje se kush është pacienti zero. Ajo është në rrjedh, kur të përfundojë do të kemi informata më specifike”, tha drejtoresha Sotirova-Buhova. Më herët u informua se 12 ushtarë kanë hyrë në izolim për shkak të kontakteve me policët…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik (SPGPM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (CMEM) besojnë se qeveria duhet të përmbahet nga zgjidhjet e nxituara dhe jo të menduara mirë në fushën e mediave, veçanërisht në periudhën parazgjedhore. Kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi ndikon në fuqinë financiare të mediave në përgjithësi dhe kjo është arsyeja pse qeveria duhet të shterojë të gjitha mundësitë e tjera të mbështetjes së mediave para se të marrë në konsideratë ndonjë ndihmë të drejtpërdrejtë financiare. Në këtë drejtim, propozojmë që Qeveria t’i lirojë televizionet dhe…

Lexo më Shumë

Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetik, njoftoi se nga sot, çmimi për lidhje të ngrohjes qendrore për një njësi banimi ose biznesi të objekteve të reja është ulur për 37 përqind. “Çmimi nga sot është ulur nga 3,.180 denarë në 2.000 denarë për lidhjen e objekteve të reja me rrjetin e ngrohjes. Ne i nxisim investitorët që të konsiderojnë seriozisht lidhjen në objektet që po ndërtojnë në sistemin e ngrohjes me energji termike, sepse konsumi i gazit natyror do të zvogëlojë ndotjen”, tha Bislimovski. Kujtojmë edhe një herë se në të gjitha ndërtesat e reja investitorëve u kërkohet…

Lexo më Shumë

Regjistrimet në shkollat fillore dhe të mesme do të realizohen në qershor, kumtoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi. Në konferencën për shtyp në qeveri, Ademi tha se janë përgatitur protokollet konkrete për Komisionin për sëmundje ngjitëse dhe se ata presin një përgjigje nga atje, në mënyrë që të mundin më pas t’i dërgojnë ato në institucionet arsimore. “I gjithë qershori do të jetë në dispozicion të prindërve të klasës së parë për t’i paraqitur të gjitha dokumentet në shkollat ​​fillore ku duhet të regjistrohen fëmijët e tyre. Tashmë kemi përgatitur protokolle specifike që janë dorëzuar në Komisionin…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp ka thënë se ende është herët të hapen kufijtë pasi sipas tij, “nëse hapen kufijtë një pjesë e madhe e masave dhe përfitimeve nga strategjitë kombëtare mund të bien në ujë”. Ai konsideron se hapja e kufijve duhet të jetë e koordinuar me vendet fqinje. Shpjegoi se kjo ka qenë edhe arsyeja për vizitën në Greqi, ku është diskutuar mbi mënyrën e kalimit të kufijve, tani siç thotë, pritet përgjigje e tyre. “Ne konsiderojmë se hapja e kufijve patjetër të koordinohet, nëse asgjë tjetër mes vendeve fqinje dhe kjo…

Lexo më Shumë

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike sot në orët e mbrëmje pritet që moti të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje të shiut. Në disa vende do të fry edhe erë e fortë. Temperatura maksimale do të arrijë deri më 31 gradë celsius. Për nesër paralajmërojnë nga DPHM se do të ketë erë të fortë dhe reshje të shiut. Nga dita e premte moti përsëri do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Policia dje ka gjetur trupin e një gruaje në banesë në rrugën “Hristo Tatatarçev” në Veles. Trupi i të ndjerës është identifikuar dhe bëhet fjalë për një 85-vjeçare S.Z nga Velesi. “Mjeku nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore Veles konstatoi vdekjen pa gjurmë dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dorëzuar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore – Shkup. Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë”, informojnë nga SPB Veles./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Puna nga shtëpia gjatë pandemisë së koronavirusit edhe dilemat se sa mënyra e re e punës do të jetë vetëm një trend i përkohshëm, apo ngadalë do të ndryshojë tregun e punës në të ardhmen. Bizneset në tërë botë kanë ndërmarrë politika të detyrueshme nga puna në shtëpi pas përhapjes së Covid-19. Ngjashëm me përvojat botërore, edhe një pjesë e kompanive në Maqedoninë e Veriut, që mund të organizojnë punën në distancë, kanë udhëzuar të punësuarit e tyre për mënyrën e re të punës. Mirëpo, në tregun e pazhvilluar të punës në vend, me një digjitalizim të punës që akoma…

Lexo më Shumë

Nga partia në pushtet LSDM thonë se kriza drastike kërkon një reagim të shpejtë dhe rregullim të situatës së re, kështu që grupi i tretë i masave, i miratuar nga qeveria, ndihmon këdo që ka nevojë për ndihmë, por gjithashtu mundëson rigjallërimin e ekonomisë së Maqedonisë përmes mbështetjes direkte të qytetarëve dhe ekonomisë. “Grupi i ri i tretë i masave ekonomike me vlerë prej 355 milion euro ka për qëllim 730.000 përdorues. Së bashku me dy paketat e para të masave, është një investim total prej 550 milion euro ose 5.5 përqind e BPV-së. Masat ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare…

Lexo më Shumë

Sindikata për hotelieri dhe turizëm pranë Konfederatës së sindikatave të lira kërkon të zgjidhet statusi i punëtorëve të hotelierisë, që ata të paraqiten me kohë të plotë dhe t’u paguhet puna jashtë orarit, si dhe puna gjatë pushimeve, në përputhje me Ligjin për punë. “Kërkojmë të gjendet mënyrë për të gjithë punëtorët në sektoret tanë për të fituar siguri. Faji që jemi kryesisht të paparaqitur dhe nuk mund të ushtrojmë të drejtat tona nuk është vetëm i yni, por edhe i juaji, sepse u fsheh sistemi i kontrollit, pra inspektoratet”, theksoi Vllatko Nikollovski nga Sindikata për hotelieri dhe turizëm në…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi në konferencën e sotme për media paralajmëroi se shteti do të ndajë vauçerë për të rinj deri në 29 vjet, për mbulimin e një pjese të participimit për shkollim dhe vendosje dhe për organizimin e trajnimeve, njofton Portalb.mk. Lloji i parë i vauçerit me shumë prej 6000 denarëve do t’u ndahet studentëve dhe nxënësve të familjeve me të ardhura të ulëta, për participim për studim dhe vendosje në konvikte. Lloji i dytë është kartelë për pagesë me shumë prej 3000 denarëve, e dedikuar për studentë, për blerje të produkteve dhe shërbimeve vendore. Vauçeri i tretë…

Lexo më Shumë

Misioni i OSBE-së në Shkup publikoi raportin e tretë dhe të fundit për aktivitetet dhe rastet e ish-Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Raporti përfshin rekomandime për aktorët gjyqësorë, pushtetin legjislativ ekzekutiv, me qëllim adresimin e rasteve të identifikuara në raport me qëllim të përmirësimit të efikasitetit dhe drejtësisë së procedurave gjyqësore. Raporti përqendrohet në gjetjet e monitorimit të gjykimeve nga perspektiva e standardeve ndërkombëtare të gjykimit të drejtë. Raporti mbulon periudhën midis 1 dhjetorit 2018 dhe 15 janarit 2020. Dy raporte tjera të përkohshme u botuan në muajin gusht 2018 dhe qershor 2019. “Prokuroria Speciale Publike u formua në muajin shtator…

Lexo më Shumë