Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot u informua për avancimin e perspektivës gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatës, strukturën gjinore, Planin veprues kombëtar dhe politikat për mundësi të barabarta. Në prezantim, informojnë nga kabineti i Pendarovskit, është theksuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Armatës punojnë në zgjidhje sistematike për përmirësimin e barazisë gjinore dhe avancimin e të të drejtave të të punësuarve. Para Pendarovskit prezantohet perspektiva gjinore në mbrojtje “Përfaqësuesit e grupit punues për avancimin e perspektivës gjinore në mbrojtje e informuan presidentin se rregullimi i plotë normativ dhe implementimi i perspektivës gjinore në mbrojtje…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Oliver Spasovski, sot ka komentuar informacionet se policia ka bërë presion mbi imamët e xhamive që të mos falin namazin e Bajramit, ku mbrëmë kishte reagim edhe nga Bashkësia Fetare Islame. Spasovskit, nga gazetarët ju bë pyetje edhe nëse edhe anasjelltas BFI bën presion ndaj MBP-së. “Ta sqarojmë një gjë, askush nuk është më i fuqishëm se shteti dhe as edhe ndonjë bashkësi fetare. Vendimet i marrim vetë, pa presion nga asnjëra anë dhe besoj se do të marrim vendimin më të mirë për shëndetin qytetarëve”- tha Spasovski. Spasovski theksoi se në ora 17, Qeveria do të…

Lexo më Shumë

Dy incidente ka regjistruar dje policia e Tetovës ku nëpunës të saj kanë qenë cak i kërcënimeve për sulm fizik si dhe incizim të paautorizuar. Nëpunës policor ka lajmëruar se me automjetin e shokut të tij, F.I (24) nga Tetova kanë shkuar bashkë deri te stacioni i policisë për në punë, por rreth orës 19 në rrugën “107”, dje një automjet ua ka ndërpre rrugën. “Në automjetin ka qenë personi S.A bashkë me babanë e tij dhe një tjetër person, të cilët kanë tentuar fizikisht t’i sulmojnë dhe u janë kërcënuar. Pastaj, me automjetin i kanë ndjekur deri te stacioni…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se dekreti i Qeverisë nuk është i ligjshëm për të, në bazë të të cilit LSDM pretendon se zgjedhjet duhet të mbahen më 21 qershor, nëse nuk zgjatet gjendja e jashtëzakonshme, e cila përfundon më 30 maj. Mickoski theksoi se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të kalojnë 60 ditë para zgjedhjeve. Lidhur me datën e zgjedhjeve, Mickoski, megjithatë, tha se OBRM-PDUKM është në favor të një kompromisi, por që nuk pranon ultimatume, siç është ultimatumi i Zoran Zaev për zgjedhjet e 21 qershorit.

Lexo më Shumë

Pushteti gjyqësor në Maqedoninë e Veriut sërish është vënë në shënjestër të kritikave të bashkësisë ndërkombëtare, për mungesë të profesionalizmit dhe të efikasitetit mbi proceset gjyqësore. Kjo konstatohet në raportin më të ri të misionit të OSBE-së në Shkup mbi fatin e lëndëve gjyqësore të ish-Prokurorisë Speciale. Raporti nuk përfshinë periudhën e pandemisë kur për gati dy muaj gjykatat nuk kanë punuar për shkak të ruajtjes së shëndetit nga koronavirusi, por kryesisht i referohet gjendjes së para-sëmundjes së COVID-19, transmeton REL. Në pyetje janë dhjetëra lëndë gjyqësore që ende nuk kanë epilog për shkak të zvarritjes së procedurave kundër shumë…

Lexo më Shumë

Pandemia me koronavirusin dhe vendosja e orës policore ka ulur dukshëm pagesat rrugore në Maqedoninë e Veriut. Nga Ndërmarrja Publikë për Rrugë Shtetërore kanë deklaruar për Meta se, të ardhurat nga pagesat rrugore në periudhën janar-prill 2020 janë ulur për 9,79% në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar, njofton Portalb.mk. Në dy muajt e parë të vitit është shënuar rritje e pagesave rrugore sipas dinamikës së parashikuar, por në mars dhe prill të këtij viti është shënuar ulje prej 35,46% të pagesave rrugore. Në këto të ardhura hyn edhe stacioni i pagesave në Gjevgjeli, i cili u…

Lexo më Shumë

Me një subjekt të veçantë, me ngjarje e rrëfime të ethshme, një filozofi që të çon drejt njohjes së njeriut, atij të vërtetit, përballë rrethanave, botës së zhurmshme, grisë së madhe, rrathëve trigonometrikë të aktualitetit… Një mëhallë e madhe, e zhurmshme, me gra që vijnë e ikin, me gra që thurin historinë e një qyteti, me gra që dinë të jenë vetvetja, dinë të udhëheqin dhe pushtojnë, sepse ato ndihen shpirtra të lirë. Një histori tërheqëse, rrëfyer me mjeshtëri nga Kim Mehmeti Redaktore – Majlinda Rama. Së shpejti, në të gjitha libraritë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni (sapo të hapen…

Lexo më Shumë

Qytetarët, faturat e energjisë elektrike të të cilëve nuk korrespondojnë me konsumin e vërtetë dhe ato nuk korrigjohen nga EVN, mund të paraqesin ankesë në Komisionin rregullator të energjetikës dhe shërbimet e ujit, i cili ka kompetencë të veprojë në këto raste, informojnë nga Komisioni rregullator i energjetikës dhe shërbimeve të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Qytetarët mund të lexojnë në mënyrë të pavarur matësin e energjisë elektrike dhe të raportojnë situatën siç duhet përmes platformës së internetit të EVN-së. Nëse llogaria e pranuar është ndryshe nga gjendja reale e treguar nga njehsori, kompania është e detyruar të…

Lexo më Shumë

Derisa në rajon epidemia nga koronavirusi po zvogëlohet në mënyrë drastike, tek ne procesi është i kundërt. Kroacia dhe Shqipëria shënojnë nga dy raste të reja, Sllovenia nuk ka asnjë, ndërsa në Maqedoni numri i të infektuarve të rinj është rritur në 40 dhe një viktimë. Nëse të dhënat e tilla për Zaevin, Filipçen dhe LSDM-në janë përballje e suksesshme me epideminë, atëherë e qartë është pse populli është në frikë dhe panik. Ata në vend që të zhvillojnë politikë dhe të bëjnë interesa të imëta partiake, duhet të ndërmarrin masa konkrete shëndetësore me qëllim që të mbrohet shëndeti dhe…

Lexo më Shumë

Fejzi HAJDARI Shpeshherë kur flet me kumanovarët (qytetarët e thjeshtë) lidhur me gjendjen e tyre të pashpresë e të vështirë ndër etapa historike e deri sot, e merr një përgjigje ose konstatim interesant në formë klisheje, stereotipi dhe shablloni bajat, të dalur mode skajshëm! “Neve kumanovarëve s’po na bon mall kurrkush!?, këtë përgjigje standarde e merr pothuajse gjithmonë. Ky shabllon i bajatshëm, dhe me kollajllëk për tu nxjerrë nga goja e qytetarëve të pafajshëm, gjenezën e ka pikërisht tek vetë kumanovarët – Elitat politike dhe intelektuale. Me pak fjalë, askush s’ju ka faj kumanovarëve se nuk kanë kontribuar dhe punuar…

Lexo më Shumë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë është parti përgjegjëse dhe shtet-ndërtuese që ka qenë dhe mbetet në anën e interesave të qytetarëve dhe shtetit. Zgjedhjet janë të nevojshme sa më shpejt, për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe përgatitjes për pikun e ri nga koronavirusi në vjeshtë, për rimëkëmbjen më të shpejtë dhe transformimin e ekonomisë vendase dhe vendosjen e sërishme të institucioneve në funksion që janë thelbësore për funksionimin normal të sistemit. Me legjitimitet të ri nga qytetarët, Qeveri dhe Parlament politik. Ne nuk duhet të lejojmë dëmtimin e shtetit, dëmtimin e qytetarëve dhe nuk duhet të lejojmë që…

Lexo më Shumë