Nga sot në Serbi mund të udhëtohet nga Maqedonia dhe nga shtetet tjera por vetëm duhet që udhëtarët të kenë bërë testin për Covid-19 dhe i njejti të jetë negativ, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjithashtu, Serbia ka vendosur që udhëtarët që futen në vend nuk duhet të qëndrojnë në karantinë 14 ditore, si ishte deri tani. Qeveria e Serbisë ka vendosur edhe për lejimin e qarkullimit të aeroportit “Nikolla Tesla” në Beograd. Masat tjera lehtësuese për transportin ndërurban janë sjellë më herët dhe tanimë Serbia i kthehet normalitetit. Pas këtyre masave, Serbia klasifikohet si shtet me gjendje stabile epidemologjike.
Author: Hamdi Kumanova
Pas paralajmërimeve se punonjësit e MPB-së nuk do të marrin shpërblime për mundin në “luftën” me virusin Covid-19, Ministri Naqe Çulev dje ju bëri thirrje sindikatave të policëve që të reagojnë dhe të kërkojnë nga Qeveria e Maqedonisë shpërblime të merituara për çdo polic, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këtë e kanë bërë sindikatat dhe i janë drejtuar sot Qeverisë së Maqedonisë që policëve të ju paguhet një shpërblim prej 25 mijë denarëve apo (405 euro) për mundin në procesin e parandalimit të përhapjes së pandemisë nëpër gjithë territorin e vendit. Këtë kërkesë sindikata sot i’a ka drejtuar ministrit Çulev dhe Qeverisë,…
Realizimi i investimeve kapitale në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve nga fillimi i vitit deri më tani është 15 për qind, informoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski gjatë vizitës së sotme të zbatimit të punimeve ndërtimore në rrëshqitjen e tokës Cuca në dalje të Velesit në aksin rajonal Veles – Gradsko. “Me tempo të fuqishme është duke u punuar në të gjitha projektet kapitale në shtet si edhe në pjesën e rrjetit komunal, gazifikimin, ndërtimin e banesave sociale dhe lidhjen hekurudhore të vendit ashtu edhe në pjesën e infrastrukturës rrugore”, deklaroi ministri Sugareski. Ai informoi se i kanë…
Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot kanë marrë pjesë një një pjesë të takimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në të cilin i kanë paraqitur mendimet e tyre dhe kanë parashtruar pyetje shtesë lidhur me protokollet për zgjedhjet. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot informoi se në ditët e ardhshme Komisioni do të përgjigjet në pyetjet e anëtarëve të Komisionit, ndërsa gjithashtu tha se ata, gjegjësisht shteti, do të mund të përgjigjet në nevojën për materiale mbrojtëse për zgjedhjet duke pasur parasysh se bëhet fjalë për numër të madh. “Lidhur me materialet mbrojtëse po, në të vërtetë kemi…
Këshilli i BE këtë pasdite e miratoi pakon e ndihmës financiare për dhjetë vende fqinje, midis të cilave edhe Maqedonia e Veriut, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Pakoja e ndihmës është më shumë se 3 miliardë euro ndihmë makro-financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, plus Gjeorgjia, Jordani, Moldavia, Tunizia dhe Ukraina. Maqedonia e Veriut duhet të marrë 160 milion euro ndihmë. Shuma më e madhe është dhënë për Ukrainën, me 1.2 miliardë euro. Vendet do ta marrin ndihmën në formën e kredive me kushte të favorshme për t’u ballafaquar me pasojat më urgjente nga kriza e koronavirusit. “Së bashku…
Policia rajonale e Mitrovicës ka arrestuar një 21-vjeçar, për shkak të dyshimeve për vjedhje të rëndë. Zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur natën e kaluar në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku personi i arrestuar K.I. në një dyqan ka vjedhur një sasi të konsiderueshme të cigareve. “Si pjesë e hetimeve është realizuar edhe bastisja në banesën e të dyshuarit, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar mallrat e vjedhura, ndërsa pas procedurave të nevojshme ato i janë kthyer pronarit. Pas procedurës së intervistimit, të dyshuarit i…
Arjeta Raufi mjeke pediatre pranë Spitalit Klinik të Tetovës, rrëfen Maqedoninë e Veriut në përballjen ndaj Covid-19, intervistë ekskluzive për gazetën Dielli New York, dhënë gazetarit Sokol Paja. SITUATA E COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT Maqedonia e Veriut është ballafaquar me situatën e pandemisë së COVID-19, si çdo vend tjetër në botë. Rasti i parë i evidentuar si i infektuar u paraqit më Shkurt të vitit 2020, nga udhëtarë të kthyer nga Italia. Më pas, raste të tjera vazhduan me virozën e lartpërmendur në qytetin e Dibrës duke u përhapur gradualisht nëpër qytetet e tjera deri në atë masë sa…
Disa biznesmenë nga vendi, të cilët synonin të aplikonin për një pjesë të kulaçit me vlerë 50 milion euro, nga linja e kreditit e Bankës për Zhvillim të destinuar për kompanitë, thanë për Alsat se një pjesë e bankave komerciale u kanë thënë atyre se nuk dinin asgjë për këtë masë qeveritare. Në ueb faqen e qeverisë thuhet qartë se kjo masë është nga paketa e dytë me numër rendor 13, dhe se paratë do të jepen përmes bankave komerciale. Qeveria “Banka për Zhvillim ka mundësinë që të tërheq një pjesë të papërdorur të linjës së kredisë në vlerë prej…
Nëse vendosim t’u japim mundësi institucioneve të arsimit të lartë të organizojnë provime në sesionin e korrikut me prani fizike, kjo do të jetë pas miratimit të protokollit konkret nga ana e Qeverisë, ndërsa i propozuar nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Kjo është përgjigjja e ministrit të Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në konferencën e sotme për shtyp në pyetjen e gazetarëve nëse mundet të organizohet mbajtje e sigurt e sesionit të provimeve në korrik. “Ende është në fuqi dekreti me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për arsim të lartë, si dhe norma e paraparë imperative se mund të…
Nga java e ardhshme me siguri do të jenë në funksion klinikat që të munden t’i pranojnë pacientët e rregullt, sipas protokolleve të paracaktuara, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në pyetjen e gazetarëve kur do të normalizohet shëndeti publik që të mundet të pranojë pacientët e rregullt. Tha se ende po përgatiten kapacitetet në klinikat, sepse një pjesë e mirë prej tyre, siç tha, punojnë sipas sistemit në pauzë pas një deri në dy javë, duke e kursyer personelin mjekësor. “Me sa duket ky presion në spitale po lehtësohet seriozisht dhe ne në të vërtetë e kemi shmangur…
Në prag të Fitër Bajramit, nisma qytetare “Dora e Arta” ka siguruar veshmbathje falas për 250 fëmijë nga komuna e Çairit në Shkup, shkruan gazeta LAJM. Aktivistët e kësaj nisme kanë filluar shpërndarjen e rrobave nga shtabi në lagjen Serovë, për t’i gëzuar fëmijët që nuk mund të vishen me rroba të reja në këtë festë të madhe për besimtarët mysliman. Përveç veshmbathjeve, “Dora e Artë” do t’u ndajë shumë familjeve në nevojë edhe pako ushqimore për festën e Bajramit. Vetëm presidenti i vendit Stevo Pendarovski ka ofruar 50 pako me produkte ushqimore. Për këtë gjest human, shefi i shtetit…
Edhe pse pritej sot, Komisioni i Sëmundjeve Infektive nuk mori vendim për hapjen e kafeneve dhe restoranteve. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se në fillim të javës së ardhshme, do të hapen ambientet gastronomike. Derisa pritet fillimi zyrtar i punës së kafeneve dhe restoranteve, punëtorët gastronomik dërejtuan një sërë kërkesash në adresë të shtetit. Ata kërkojnë të paguhen për festa, për fundjavë, të regjistrohen me kohë të plotë pune, dhe pagesë për K-15 dhe stazh me beneficione. Faji që pjesa më e madhe nuk jemi të paraqitur dhe që nuk mund t’i realizojmë të drejtat tona tani nuk është…

