Realizimi i investimeve kapitale në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve nga fillimi i vitit deri më tani është 15 për qind, informoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski gjatë vizitës së sotme të zbatimit të punimeve ndërtimore në rrëshqitjen e tokës Cuca në dalje të Velesit në aksin rajonal Veles – Gradsko.
“Me tempo të fuqishme është duke u punuar në të gjitha projektet kapitale në shtet si edhe në pjesën e rrjetit komunal, gazifikimin, ndërtimin e banesave sociale dhe lidhjen hekurudhore të vendit ashtu edhe në pjesën e infrastrukturës rrugore”, deklaroi ministri Sugareski.
Ai informoi se i kanë filluar procedurat për ndërtimin e gazsjellësit magjistral nga Velesi në Shën Nikollë.
“Projekti do të financohet nga kredia e BERZHI-it dhe prandaj e kemi shumë të rëndësishme të kemi zgjedhje dhe të formohet Parlamenti, që të mundemi përmes ligjit të sigurohen mjete sikurse për këtë projekt kapital, ashtu edhe për projekte të tjera me rëndësi të madhe për qytetarët dhe për ekonominë në tërësi”, potencoi Sugareski.