Disa biznesmenë nga vendi, të cilët synonin të aplikonin për një pjesë të kulaçit me vlerë 50 milion euro, nga linja e kreditit e Bankës për Zhvillim të destinuar për kompanitë, thanë për Alsat se një pjesë e bankave komerciale u kanë thënë atyre se nuk dinin asgjë për këtë masë qeveritare. Në ueb faqen e qeverisë thuhet qartë se kjo masë është nga paketa e dytë me numër rendor 13, dhe se paratë do të jepen përmes bankave komerciale.
Qeveria
“Banka për Zhvillim ka mundësinë që të tërheq një pjesë të papërdorur të linjës së kredisë në vlerë prej rreth 50 milion euro, me një normë të ulët interesi, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga bankat. Banka për Zhvillim e vendosi këtë linjë kredie përmes bankave komerciale deri te klientët e fundit, pra te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe kompanitë me kapitalizim tregtar mesatar”