Policia rajonale e Mitrovicës ka arrestuar një 21-vjeçar, për shkak të dyshimeve për vjedhje të rëndë.
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur natën e kaluar në rrugën “Mbretëresha Teutë”, ku personi i arrestuar K.I. në një dyqan ka vjedhur një sasi të konsiderueshme të cigareve.
“Si pjesë e hetimeve është realizuar edhe bastisja në banesën e të dyshuarit, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar mallrat e vjedhura, ndërsa pas procedurave të nevojshme ato i janë kthyer pronarit. Pas procedurës së intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka thënë Zahiti.