Author: Hamdi Kumanova

Sot Misioni i OSBE-së në Shkup hapi thirrje për propozim-projekte nga organizatat e shoqërisë civile (OShC), asociacionet dhe shoqatat bamirëse. Qëllimi i thirrjes është të adresojë nevojat e komuniteteve më të prekshme dhe të pambrojtura në vend në fushat e përfshira nga mandati i Misionit gjatë krizës me Covid-19. Kjo thirrje ka për qëllim gjithashtu të mbështesë organizatat që përballen me vështirësi në mirëmbajtjen e aktiviteteve të tyre për shkak të pandemisë, përfshi organizatat që punojnë me të rinj, njerëz në rrezik, përfshi të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ato me probleme afatgjate të shëndetit fizik dhe mendor;…

Lexo më Shumë

Nënat të cilat janë në pushim të lehonisë duhet të jenë të qeta. Derisa zgjasin masat ato nuk duhet të kthehen në punë, bëri të ditur MPPS. Që të sigurohet mbrojtje dhe kujdes për fëmijët, sqarojnë nga Ministria, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Dekret me fuqi ligji për zbatim të Ligjit për marrëdhënie pune (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr.90), në të cilin me nenin 4 është paraparë kompensimi i pagës për mungesë nga puna e punëtores për shkak të shtatzënësisë, lindjes dhe prindërimit dhe birësimit, të vazhdojë të paguhet deri sa të zgjasin masat për mbrojtje nga…

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar janë regjistruar tre, ndërsa nga fillimi i vitit e deri më sot shtatë sulme dhe kërcënime verbale ndaj gazetarëve, të cilat janë raportuar në Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Shoqata për “Meta.mk” thekson se numri i sulmeve dhe kërcënimeve verbale ndaj gazetarëve po rritet, madje në kushte kur në dy vitet e fundit ka pasur një rënie të numrit të sulmeve fizike ndaj gazetarëve. Po ashtu shqetësuese është fakti që shumica e sulmeve dhe kërcënimeve verbale këtë vit janë kundër gazetareve. “Kur afrohen zgjedhjet, retorika e politikanëve ashpërsohet ndaj kundërshtarëve të tyre, por edhe ndaj gazetarëve…

Lexo më Shumë

Gjithsej 69 kompani do të marrin mbështetje financiare nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik përmes thirrjes publike për grande të bashkëfinancuara për zhvillimin teknologjik. Në këtë thirrje investimet do të jenë gati 14 milion euro që do t`ju shpërndahen kompanive. “Ky është tregues shumë i rëndësishëm se edhe në kushte të krizës ka kompani vendore të cilat janë të gatshme me mbështetje minimale shtetërore të investojnë në zhvillimin e tyre, e me këtë edhe në zhvillim të ekonomisë në vend. Me publikimin e sotëm të rezultateve, nxisim cikël të investimeve në sektorin privat të ekonomisë vendore prej 14 milionë…

Lexo më Shumë

Në ankesat e besimtarëve nga BFI se nëpunësit e policisë i kanë lutur të mos kenë lutje për festën e Ramazan Bajramit, ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, deklaroi se Trupi koordinues pranë MPB-së miratoi vendim që anëtarët e MPB-së të veprojnë në mënyrë parandaluese në drejtim të parandalimit të çfarë do lloji të tubimeve më të mëdha ose shkelje të masave. Ministri Çulev e vlerësoi veprimin e sotëm parandalues ​​të policisë së Strumicës për shpërndarjen e maskave ​​dhe dorezave dhe shtoi se veprime të tilla kryhen çdo ditë nga MPB-ja. “Veprimi i MPB-së kishte për qëllim t’u…

Lexo më Shumë

Ende është herët për hapjen e kufijve te ne. Konsideroj se duhet të kalojë edhe një periudhë ku do të implementojmë masat tona të lehtësimit. Nevojitet qasje e koordinuar me të gjitha vendet që të bëhet strategji e përbashkët e hapjen së kufijve, ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse autoritetet parashohin hapjen e kufijve tanë, pasi që të gjithë fqinjët paralajmëruan një hap të tillë. Filipçe ka thënë se në takimin në Athinë kanë biseduar për më shumë qasje të hapjes së kufijve. “Atë që e kemi folur në Athinë…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski në një prononcim për TV 21, në lidhje me ngjarjet e fundit me Bashkësinë Fetare Islame, ka kërkuar që liderët fetarë të thirren në sjellje të përgjegjshme të qytetarëve gjatë festave fetare dhe të dënojnë çdo sjellje që është në kundërshtim me to. “Presidenti konsideron se liderët fetarë duhet të thirren në sjellje të përgjegjshme të qytetarëve gjatë kohës së festave fetare, dhe ta dënojnë çdo sjellje që është në kundërshtim me masat e rekomanduara nga organet shtetërore. Një nga punët kryesore që na ka mësuar pandemia është se pa dallim se cilës shoqëri i takojmë, të…

Lexo më Shumë

Lehtësimi i masave të mbrojtjes cov-19 do të kontribuojë në intensifikimin e migracionit të paligjshëm në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore, me ç’rast rrugët e kontrabandës do të riaktivizohen, veçanërisht përmes Belasicës, në drejtim nga kampi Murries në Greqi drejt vendit tonë, tha Ministri i Brendshëm Naqe Çulev pas vizitës së sotme në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”. “Me shfaqjen e Covid-19, kemi një ulje drastike të numrit të imigrantëve të paligjshëm, por shohim një lëvizje të kontrabandistëve të imigrantëve në këtë periudhë, me migrim të paligjshëm në vagonat hekurudhorë në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë”, ndërsa në pjesën juglindore të vendit presim…

Lexo më Shumë

Në atë moment kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, për 22 ditë duhet të mbahen zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Më vjen keq që jemi vendi i vetëm në botë që nuk kemi parlament funksional, theksoi sot kryeministri Oliver Spasovski para Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup, i pyetur për datën e zgjedhje dhe se a do të ketë takim të liderëve, transmeton Portalb.mk. “Se a do të ketë takim të ri të liderëve nuk e di, por e di se data është e determinuar me Dekretin me fuqi ligji i cili vlen deri sa të përfundojë…

Lexo më Shumë

“Sot filluan punimet për rekonstruimin e godinës së vjetër të shkollës fillore “Vëllezërit Milladinov” e cila së shpejti do të shfrytëzohet si objekt i ri i Komunës së Strugës. Pas kalimit të nxënësve në objektin e ri të SHMK “Vëllezërit Milladinov”, kjo godinë është dëmtuar dukshëm nga qytetarë të papërgjegjshëm të cilët kanë thyer dritaret, dyert dhe kanë shkaktuar dëme të tjera. Kryetari i Komunës së Strugës, z. Ramis Merko u shpreh se punimet kanë filluar, dëmet do të riparohen dhe së shpejti Komuna e Strugës do të gjendet në lokacion të ri.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme i hedh poshtë informacionet se është kryer presion ndaj imamëve para festës së Bajramit që të mos falin namazin e Bajramit nëpër xhami. -MPB i hedh poshtë si të pavërteta dhe paushalle deklaratat në reagimin e BFI-së rreth presionit të policisë ndaj përfaqësuesve të këtij komuniteti fetar në lidhje me festën e Fitër Bajramit. Policia nuk ka kompetencë dhe as nuk ka bërë përpjekje të ndikojë ndaj krerëve fetarëve në objektet fetare, por punën e saj e bazon në normat ligjore dhe në Kushtetutë.

Lexo më Shumë

Një pacient 47 vjeçar nga Tetova ka ndërruar jetë sot në mëngjes në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai ka qenë i infektuar me koronavirus, por ka vuajtu edhe nga sëmundje tjera kronike. Në spital është pranuar gjatë ditës së djeshme, transmeton Gazeta Lajm. Ndryshe në 24 orët e fundit në mbarë vendin janë evidentuar 23 persona të infektuar me Kovid-19, ndërkohë që 9 pacientë janë shëruar. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në: Shkup-12, Kumanovë-4, Tetovë-4, Prilep-2 dhe 1 në Negotinë. Në bilancin e të infektuarve nga Kumanova janë përfshirë…

Lexo më Shumë