Lehtësimi i masave të mbrojtjes cov-19 do të kontribuojë në intensifikimin e migracionit të paligjshëm në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore, me ç’rast rrugët e kontrabandës do të riaktivizohen, veçanërisht përmes Belasicës, në drejtim nga kampi Murries në Greqi drejt vendit tonë, tha Ministri i Brendshëm Naqe Çulev pas vizitës së sotme në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”.
“Me shfaqjen e Covid-19, kemi një ulje drastike të numrit të imigrantëve të paligjshëm, por shohim një lëvizje të kontrabandistëve të imigrantëve në këtë periudhë, me migrim të paligjshëm në vagonat hekurudhorë në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë”, ndërsa në pjesën juglindore të vendit presim lëvizje nëpër malin Bellasica, si rezultat i motit të mirë”, tha Çulev.



