Një pacient 47 vjeçar nga Tetova ka ndërruar jetë sot në mëngjes në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai ka qenë i infektuar me koronavirus, por ka vuajtu edhe nga sëmundje tjera kronike. Në spital është pranuar gjatë ditës së djeshme, transmeton Gazeta Lajm.
Ndryshe në 24 orët e fundit në mbarë vendin janë evidentuar 23 persona të infektuar me Kovid-19, ndërkohë që 9 pacientë janë shëruar.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në: Shkup-12, Kumanovë-4, Tetovë-4, Prilep-2 dhe 1 në Negotinë.
Në bilancin e të infektuarve nga Kumanova janë përfshirë edhe personat e infektuar nga Komuna e Likovës. Për 24 orë janë kryer 702 teste.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Turqia zotohet të vazhdojë diplomacinë për një “botë më të drejtë” në Ditën Ndërkombëtare të Paqes
- U miratua të enjten në Kuvend/ Shoqatat e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ankimojnë në Kushtetuese ligjin e ri të pagave
- A po i përdorni gabim AirPods? Zbuloni teknikën që po revolucionon përvojën e dëgjimit
- (VIDEO) Qytetarët mezi ia dalin, standardi i ulët, faturat dhe çmimet e larta
- (VIDEO) Qytetarët mezi ia dalin, standardi i ulët, faturat dhe çmimet e larta
- Gashi: Qëndrimi për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është personal dhe kam të drejtë për këtë
- Ramiz Merko dënohet me 5.000 euro për pllakën para Komunës së Strugës
- (VIDEO) Kryeministri në SHBA, takime të nivelit të lartë apo biseda në korridore?



