Author: Hamdi Kumanova

Është e nevojshme dhe përgjegjësi që të gjindet zgjidhje që zgjedhjet të mbahen para fillimit të verës, më së shumti për shkak të shëndetit të njerëzve. Prandaj, mesazhi im dhe i yni është: zgjedhjet janë zgjidhje e jo problem. Zbatimi i zgjedhjeve kërkon kujdes dhe përgjegjësi nga secili prej nesh, me ç’rast është e qartë se zgjedhjet janë mekanizmi i vetëm demokratik që qytetarët ta kthejnë legjitimitetin e pushtetit ligjvënës dhe ekzekutiv, porositi sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga Strumica, ku mbajti takim pune me kandidatët për deputetë nga lista zgjedhore 4. Shtoi se zgjedhjet janë të nevojshme që…

Lexo më Shumë

Ilire Dauti nga Departamenti ekonomik i Aleancës për Shqiptarët në konferencën e sotme për shtyp theksoi se për ndërmarrjet nga Ohri ka 12 herë më shumë para pa kamatë se për Strugën. “Si duket as koha e pandemisë botërore nuk i mjaftoi Qeverisë së RMV, për të hequr dorë nga vese të vjetra e të reja mbi diskriminimin rajonal apo të qyteteve të banuara kryesisht me shqiptar. Pra, nuk mjafton të jesh qytet i bukur sa të tjerët apo të jesh i goditur nga kriza po ashtu sa të tjerët për t’u trajtuar njëjtë nga kompetentët. Objekt i diskrepancës kësaj…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti Ekonomik (më, 22 maj 2020), organizoi debat online, me temë: “Impakti i pandemisë në ekonomitë nacionale”. Pandemia i ka goditur të gjitha sferat e jetës, në plan kombëtar dhe global, por më së shumti e ka prekur ekonominë. Në këtë debat, pjesëmarrësit i shpalosën mendimet dhe përshtypjet e tyre rreth impaktit të pandemisë në sektorin e ekonomisë. Në këtë aktivitet morën pjesë: Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Raman Ismaili, Doc. Dr. Aida Yzeiri – Baftijari, prodekan për shkencë në Fakultetin Ekonomik, Rilind Kabashi – Banka Qendrore e RMV-së, Doc. Dr. Bardhyl Dauti – Ministër…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paradite e ka vizituar pacientin të cilit i është transplantuar zemra. Mbrëmë për herë të parë në vendin tonë është kryer transplantim i zemrës, gjegjësisht transplantim nga një donator i vdekur. Në Klinikën për kardiokirurgji shtetërore në Shkup, pas operacionit gjashtë orësh, në orën dy pas mesnate është transplantuar zemër e re në trupin e pacientit 54 vjeçar. Dy veshkat nga donatori i njëjtë për momentin po transplantohen në Klinikën për urologji tek dy pacientë me dobësi kronike në veshka të cilët me vite të tëra ishin në dializë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. “Transplantimi është…

Lexo më Shumë

NQP Shkup kumtoi se prej nesër, e diel (24.05.2020) nga ora 11:00 e deri të martën (26.05.2020) në orën 05:00, transporti publik nuk do të funksionojë. Ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të autobusëve të NQP Shkup dhe transportuesit privatë është në pajtim me vendimin e Qeverisë për ndalesë të lëvizjes së popullatës në periudhën e theksuar. Të dielën të gjithë autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës nga ora 05:00 deri në orën 11:00. Nesër nuk do të ketë vende kujdestare për shitjen e biletave dhe qendra për personalizim. Transporti publik do të vazhdojë të funksionojë nga e…

Lexo më Shumë

Në deponinë e qytetit në Dibër mbrëmë shpërtheu zjarr, ndërsa tymi dhe aroma e rëndë janë përhapur në tërë qytetin. Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë njësia zjarrfikëse territoriale, si dhe të punësuarit në ndërmarrjen komunale publike “Standard” me mekanizmin e vet. Zjarr në deponinë e qytetit në Dibër “Shkaku, më se e sigurtë është faktor njeriu. Është djegur gjatë natës, pasi të kishte ndodhur gjatë ditës, ndoshta do të mund të thuhej se ka qenë nga temperaturat e larta. Kjo nuk ndodh për herë të parë”, thotë Omer Cami, udhëheqës i Sektorit për higjienë komunale në NKP “Standard”.

Lexo më Shumë

Në Komunën e Likovës, numri i të prekurve me Kovid 19 ka arritur në 90, prej të cilëve 50 janë të shëruar dhe 3 raste me fatalitet. Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim i kësaj komune ka dalë me apel për qytetarët, ku thuhet : APEL Numri i të prekurve nga Corona Virusi Covid 19 në komunën tonë, për fat të keq, përkundër apeleve ( lutjeve ) të shpeshta nga ana e jonë, po vazhdon ende, ku të dhënat zyrtare deri më tani flasin për këtë gjendje: Gjithësejt 70 të infektuar, prej të cilëve 50 të shëruar, 2 raste fatale –…

Lexo më Shumë

Vllahët në vend sot e shënojnë festën e tyre kombëtare 23 Majin, e cila me Ligjin për festa nga viti 2007 është edhe festë shtetërore dhe ditë jo pune për pjesëtarët e komunitetit vllah. Me vendim të Ligës së vllahëve dhe shoqatave tjera t[ vllahëve, në vitin 1991 kjo ditë është shpallur për Ditë kombëtare e vllahëve nga tërë bota. Më 23 maj të vitit 1905, me dokument të veçantë (Irade) të sulltanit Abdul Hamidi i Dytë, populli vllah u njoh si popull i veçantë me të drejtë të adhurimit të gjuhës vllahe, të drejtë të arsimit në gjuhën amë…

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik, i cili është nga radhët e LSDM-së, vlerësoi se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen për 22 ditë, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, duke theksuar se nëse do të kishim parlament funksional atëherë zgjedhjet do të mund të mbaheshin atëherë kur do të dakordohen partitë dhe liderët politikë. Lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski paralajmëroi se zgjedhje nuk mund të mbahen para 30 korrikut. “Se a do të ketë takim të ri të liderëve nuk e di, por e di se data është e determinuar me Dekretin me fuqi ligji i cili vlen deri…

Lexo më Shumë

Nga fillimi i muajit qershor do të nisin me punë çerdhet për fëmijë, ndërsa pritet që kufijtë të hapen nga mesi i qershorit. Megjithatë, shtetasit të cilët me fluturime humanitare hyjnë në territorin e vendit, duhet të dëshmojnë se kanë rezultuar negativ në PCR testin për koronavirus të bërë brenda 72 orëve që nga hyrja në territorin e vendit me çka në vend në karantinës së obligueshëm shtetëror, do të futen në vetizolim të obligueshëm shtëpiak. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, mesi i qershorit është periudha më e përshtatshme për hapjen e kufijve komfor masave mbrojtëse. “Nga mesi i…

Lexo më Shumë

Transplantimi i parë i zemrës që është kryer mbrëmë në Klinikën për kardiokirurgji shtetërore është i suksesshëm, njoftoi në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Transplantimi i suksesshëm! ” ❤️ ky është sukses i madh i shëndetësisë vendore. Urime deri tek të gjithë kolegët”, ka shënuar Filipçe. Transplantimin e parë kadaverik të zemrës, gjegjësisht transplantim nga një dhurues i vdekur, e ka kryer ekipi nga tre kardiokirurg nën udhëheqjen e prof.dr. Sasho Jovev nga kardiokirurgjia shtetërore, dr. Zhan Mitrev nga “Zhan Mitrev Klinika”, dr, Aleksandar Nikoliq nga spitali “Axhibadem Sistona” dhe anesteziologu dr. Maja Mojsova nga Klinika universitare për anestezion,…

Lexo më Shumë

Filluan punët për vendosjen e shtresës së asfaltit në rrugën lokale në fshatin Debresh me të cilën në të ardhmen do të lehtësohet komunikimi i banorëve me qytetin dhe fshatrat tjera. Në fillim të punimeve mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili theksoi se ky projekt infrastrukturor është pjesë e programit vjetor për punë të Komunës. “U vonuam pak me realizimin e këtij projekti, por kjo ishte si pasojë e pandemisë dhe kushteve që i përmendën si të nevojshme. Këto ditë rruga do të përfundojë tërësisht me çka në këtë pjesë të qytetit do të…

Lexo më Shumë