Author: Hamdi Kumanova

Prej sot në ora 11 në territorin e tërë shtetit fillon karantina 42 orëshe me qëllim pengimin e përhapjes dhe ballafaqimin me pandeminë të Kovid-19. Ndalesa për lëvizje do të zgjatë deri të martën në ora 05:00. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar në vend u rrit në 1.941, pasi gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 20 raste të reja të Kovid-19. Vendimin për kufizimin e rritur për lëvizje të qytetarëve, respektivisht ora policore të zgjatë prej sot në ora 11 deri të martën në ora 05:00, Qeveria e mori në seancën e 56-të, edhe pse paraprakisht Komisioni…

Lexo më Shumë

Abedin Aliu, një mërgimtarë që jeton dhe vepron këtu në Zvicër, për aryse shëndetësore i është dashur që të kthehet në vendlindjen e tij, Maqedonin e Veriut. Siç e shpjegon vet Aliu për mediat në Maqedoni, ai ishte i pajisur me një leje përmes të cilës siguron lëvizje të lirë ndërmjet shteteve, ndonëse në asnjë shtet paraprak nga kishte kaluar nuk kishte hasur në problem, ne vendin e tij i ndodhë e kundërta, pasi e fusin në karantinë. Ai tregon se në testim ka dal negativ për koronavirusin dhe është i habitur se pse kjo ndalesë, përcjell TV Globi nga…

Lexo më Shumë

E magjishme kjo është Emilija Dinevea gruja e cila humbi jetën në një aksident tragjik, ajo dhuroi veshkët dhe zemrën e saj ku shpëtoi jetën e tre personave tjerë! Familja e Dinevës ka thënë për mediat se të tjerët duhet të ndjekin shembullin e tyre. Në momentet më të vështira, ata vendosën se ishte më së miri të dhuroni organet e shëndetshme të Dinevës me qëllim që të shpëtoni jetë të tjera njerëzore. Sot në Klinikën e Shkupit nga një grup mjekës u krye me sukses transplanti i zemrës së Dinevës!

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dërgoi urime me rastin e 24 Majit, ditës së iluministëve mbarëslloven, vëllezërit Cirili dhe Metodi. “Ju shpreh dëshirat më të përzemërta për përparim personal dhe kultivim kolektiv të misionit të tyre dhe veprave me të cilat kanë bërë ndikim epokal ndaj arsimimit, zhvillimit dhe ngritjes kulturore të popujve slloven, pasi puna e tyre e palodhshme dhe kontributi është i rëndësishëm jo vetëm për maqedonasit, por edhe për të gjithë popujt të cilët e kultivojnë kulturën dhe gjuhët sllovene”, thuhet mes tjerash në urimin e Xhaferit.

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, dërgoi urime deri te të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Fitër Bajramit. “Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët e besimit islam e treguan përkushtimin dhe solidaritetin e tyre në plotësimin e angazhimeve dhe obligimeve fetare, vjen festa e madhe Ramazan Bajrami”, shkruan Dehari. Kjo festë e simbolizon kuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e posaçërisht për ata të cilët janë në situatë më të rëndë sociale dhe u duhet dora e shtrirë nga shoqëria dhe institucionet shtetërore. “Me rastin e kësaj feste, u…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë nëna e Harun Aliut, komandantit të njohur të UÇK-së. Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të familjes Aliu. “në moshën 83 vjeçare ndërroi jetë nëna e Harun Aliut Komandant Kushtrimit Minevere Arif Aliu, varrimi i të ndjerës bëhet sot (24.05.2020, e diel) në Hasanbeg. Falja namazit të xhenazes bëhet te varrezat e fshatit në Kamnik edhe atë në ora 09:30 Zoti e mëshiroftë.”, theksohet në njoftimin e shpërndarë. Harun Aliu, ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i cili u vra në Radushë më 12 maj të 2010, në një pritë të organizuar të…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dërgoi urime deri te të gjithë besimtarët mysliman, me rastin e Fitër Bajramit. “Festa e Fitër Bajramit si njëra nga datat më të rëndësishme në kalendarin Islam, shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Shpirti dhe rruga e besimtarit është e lidhur ngushtë me pastrimin e shpirtit dhe mendjes përmes lutjeve, guximin për t’i rezistuar të keqes, dhunës, abuzimit, përçarjes dhe shkatërrimit të vlerave të pastra”, thuhet në urimin e Zaevit. Gjatë këtij muaji, porosit ai, ju kaluat nëpër sprova dhe sfida të mëdha, duke lënë mënjanë të gjitha kotësitë dhe pasionet personale, me…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka realizuar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Siç njoftojnë nga Kabineti i Spasovskit, në bisedën telefonike dy homologët kanë biseduar për çështjen se “si të koordinohen masat për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, për restartim të ekonomisë dhe për fuqizim të lidhjeve të të dy shteteve në kushtet e reja”. Nga Kabineti i Spasovskit shtojnë se Kurti e ka uruar Spasovskin për mënyrën se si është menaxhuar situata me virusin korona në Maqedoninë e Veriut. “E ka ururar dhe i ka dhënë mbështetje për mënyrën se si shteti po ballafaqohet…

Lexo më Shumë

Pandemia e Koronavirusit izoloi tërësisht edhe personat me aftësi të kufizuara. Në Qendrën ditore për personat me aftësi të kufizuar në Dibër, puna është ndërpre për më shumË se dy muaj e gjysëm dhe kjo kategori e personave të kësaj Qendre ngelën në shtëpitË e tyre tërësisht të izoluar. Drejtori i Qendrës për Punë sociale në Dibër, Kreshnik Paçuku, thekson se Qendra ditore ku qëndronin gjatë ditës këta persona – nuk funksionon nga momenti i shpalljes të situatës së krizës dhe deri sot. Paçuku shton se ky institucion do të hapet atëherë kur të vendosin kompetentët në organet qendrore. “Edhe…

Lexo më Shumë

Nuk kemi komunikim të drejtpërdrejtë mes nesh. Besoj se do të mbahet takim i liderëve, për shkak se mundësia për mbajtjen e takimit të liderëve me të vërtetë është deri në skadimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Kur të kalojë gjendja e jashtëzakonshme, nuk dihet nëse do të ketë të re ose jo, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ka komunikim me liderin e opozitës dhe nëse do të ketë takim të ri të liderëve. Sipas Zaevit, gjithçka që mund të bëhet rreth marrëveshjes, është deri më 30 maj dhe nëse nuk ka shpallje…

Lexo më Shumë

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në muajin prill ka regjistruar një numër të madh të ankesave lidhur me gjuhën e urrejtjes në mediat sociale. Sipas raportit të fundit mujor të kësaj organizate: “Trendi i rritjes së gjuhës së urrejtjes ka vazhduar edhe gjatë periudhës së epidemisë me Kovid19”, vetëm për gjuhë të urrejtjes në muajin prill në këtë organizatë janë adresuar gjithsej 112 ankesa të verifikuara. “Shfrenimi dhe urrejtja ngjashëm si në muajin mars të këtij viti, kryesisht ka pas të bënë me orën policore, si dhe për masat të cilat merren nga ana e Qeverisë për…

Lexo më Shumë

Të nderuar besimtarë të fesë islame, Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tetovës, t’Ju uroj festën e Fitër Bajramit! Kjo festë, vjen në vatrat tona familjare, pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, periudhës së shenjtë, gjatë së cilës besimtarët e devotshëm të botës islame kanë agjëruar duke sakrifikuar dhe duke u përpjekur të ripërtërijnë vlerat më të mira shpirtërore dhe njerëzore. Edhe në këto rrethana kur ne të gjithë përballemi me pandeminë Covid -19, kjo ditë e shënuar na e ofron mundësinë e rrallë, kurajën për të forcuar besimin…

Lexo më Shumë