Author: Hamdi Kumanova

Për herë të parë në vendin tonë është realizuar transplantimi i zemrës, respektivisht transplantim nga një dhurues i vdekur. Në Klinikën për kardiokirurgji shtetërore në Shkup, pas operacionit gjashtëorësh, në ora dy pas mesnate, u transplantua zemra e re në trupin e pacientit 54-vjeçar, Ivan Ognjanovski. Dy veshkët nga dhuruesi i njejtë janë transplantuar në Klinikën për urologji te dy pacientë me dobësi kronike të veshkëve, të cilët me vite të tëra shkonin në dializë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencë për shtyp deklaroi se sot kemi shkruar historinë, pasi për herë të parë në vendin tonë është bërë…

Lexo më Shumë

Në nder të iluministëve mbarsllovenë Shën Cirili dhe Metodi, 24 Maji, sot në bazilikën San Klemente në Romë, delegacione të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, kanë vendosur lule në varrin e Shën Cirilit. Delegacionet, siç informojnë nga Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski, i kanë udhëhequr ushtruesit e detyrës në ambasadat e RMV-së në Fronin e Shenjtë dhe Republikën e Italisë, Aleksandar Spirkovski dhe Magdalena Dimova, si dhe nikoqirët e tyre nga pala bullgare, ambasadorët Bogdan Patashev dhe Todor Stojanov. Për shkak të situatës aktuale me Kovid-19, manifestimet tradicionale lidhur me shënimin e Ditës së Shën Cirilit…

Lexo më Shumë

Mjeku tetovar Dr. Liridon Disha ka sqaruar ditëve të fundit numrat e shpalosur nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut lidhur me infektimet me koronavirusin Covid 19. “Një sqarim të vogël për publikun. Numrat e të infektuarve që çdo ditë na i kumton ministri, nuk janë të atypëratyshëm, por të dy-tre ditëve më herët! Kjo do të thotë se nëse sot janë 30 vetë në listë, kjo është pasqyra e para 3-4-5-6 ditëve më herët. Këtë numër duhet ta shumëzoni me 2 dhe do ta parafytyroni gjendjen reale të sotme. Kaq!”, ka shkruar Dr.Lirim Disha.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev sot realizoi takim pune dhe i vizitoi nëpunësit policorë të cilët janë të sistemuar në pikat policore në rrethinën e Tetovës dhe të Gostivarit. Në takim, kumtuan nga MPB-ja, ministri Çulev është njoftuar me aktivitetet që ndërmerren për kontroll të masave dhe vendimeve të Qeverisë, me theks të veçantë në vendimin i cili është në fuqi, ndërsa ka të bëjë në kufizimin e lëvizjes gjatë fundjavës së vazhduar festive. “Sot qytetarët festojnë dy festa të mëdha të rëndësishme. Jam këtu para së gjithash kolegëve dhe më pas edhe të gjithë qytetarëve t’ua uroj…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, kujdesen vetëm për interesat e veta personale. Kujdesi i LSDM-së në pushtet është i orientuar vetëm drejtë asaj se si të minimizohet humbja e Zoran Zaevit. Në periudhë kur numri i rasteve të reja me koronavirus shënon vetëm rritje, ata bëjnë vetëpromovim. Maqedonia dymilionëshe në 24 orët e fundit ka shënuar 37 raste të reja me koronavirus, ndërsa Sllovenia dymilionëshe ka shpallur fund të epidemisë dhe gjatë 24 orëve të fundit nuk ka raste të reja. Dhe deri sa në vendet nga rajoni, temë kryesore është rimëkëmbja dhe ballafaqimi…

Lexo më Shumë

Një i dënuar në burgun e Idrizovës mbrëmë ka ndërruar jetë në Klinikën e Shkupit, njoftoi policia. “Gjatë ditës së djeshme në SPB të Shkupit është lajmëruar se në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup ka ndërruar jetë 58 vjeçari M.P nga Shkupi, i cili po vuante dënimin në burgun e Idrizovës. Ai ishte sjellë në Klinikë qysh më 4 maj me problem shëndetësore, ndërsa dje pas vështirësimit të gjendjes së tij ka ndërruar jetë. (INA)

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski përmes një telegrami ka uruar besimtarët musliman për festën e Fitër Bajramit. “Të gjithë besimtarëve të besimit islam në vendin tonë, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dërgoj urime më të sinqerta me rastin e festës së madhe mysalimane Fitër Bajrami. Sivjet Fitër Bajrami, si festë e ripërtëritjes së forcës shpirtërore e cila e përforcon besimin e njerëzve në të mirën, realitetin, drejtësinë dhe nxit dëshirë për respekt të ndërsjellë, mirëkuptim, solidaritet, ka rëndësi të madhe për shkak të krizës aktuale shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga pande(MEDIAL) KOVID-19. Muaji…

Lexo më Shumë

I njohuri, me përmasa ndërkombëtare, afaristi i madh shqiptar, filantropi – Lazim Destani, edhe në këtë kohë pandemie dhe në muaj të solidaritetit, nuk rresht së ndihmuari kudo dhe kurdo që ka nevojë. Destani, posa shpërndau mijëra tabletë për nxënësit shqiptarë në të gjitha trojet etnike, me çka ua mundësoi mësimin në distancë, pa pushim e vazhdoi solidaritetin për t‘i gëzuar njerëzit në nevojë për Festën e Bajramit, duke ua dhuruar mijëra bono me vlerë për t‘u furnizuar me artikuj ushqimor dhe higjienik. ga materiali i xhiruar më herët me kolegun Besfort Hasanaj, vihet në pah zemërgjërësia e tij dhe…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 114 personave i janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 14 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Nga MPB-ja sot kumtuan se nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle tek persona në izolim dhe vetizolim, me ç’rast është konstatuar se katër persona nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim. Lidhur me ndalesën për lëvizje gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar se në nivel të tërë shtetit 59 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 32 persona, ndërsa për të…

Lexo më Shumë

Maqedonia është rekorder në rajon sipas personave të vdekur nga Kovid-19. Këto të dhëna flasin vetëm se Zoran Zaev, LSDM-ja dhe Filipçe në vend që të fokusohen në masat shëndetësore, shikojnë si ta shpëtojnë karrierën politike. Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 20 raste të të infektuarve dhe një viktimë nga koronavirusi. Nëse krahasojmë, Kroacia në 24 orët e fundit nuk ka të infektuar me koronavirus, ndërsa Shqipëria ka 8 të infektuar me Kovid-19. Në Republikën e Maqedonisë numri është dukshëm më i madh i të infektuarve tek ne ka arritur 1.941, ndërsa numri i i…

Lexo më Shumë

Edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit. “Zoti i pranoftë agjërimet dhe lutjet tona. Kjo ditë e veçantë sjelltë paqe, lumturi dhe prosperitet për të gjithë. Le të sjellë ky Bajram lumturi në zemrat dhe familjet tuaja. Është një ditë bekimi dhe paqeje, është një ditë për të reflektuar, është një ditë për të festuar bashkë me familjen! Kësaj radhe nuk është momenti për të festuar Fitër Bajramin si herave të tjera. Kemi bërë një rrugë të gjatë prej në muajin mars dhe besoj se do të jemi ne fitues!…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dërgoi urim deri te të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Ramazan Bajramit. “Të nderuar besimtarë, më lejoni që në emrin tim dhe të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim të ju uroj festën e madhe të Fitër Bajramit me uratat më të sinqerta për agjerim dhe lutje të pranuara, shëndet, fat, mbarësi e lumturi në familjet e juaja. Festa e Fitër Bajramit që vjen pas muajit të shenjtë të agjërimit është festë e bëmirësisë, e shtruarjes së dorës, e kujdesit, e bashkimit, e solidaritetit, e besimit në…

Lexo më Shumë