Kryeministri teknik, Oliver Spasovski përmes një telegrami ka uruar besimtarët musliman për festën e Fitër Bajramit.
“Të gjithë besimtarëve të besimit islam në vendin tonë, në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dërgoj urime më të sinqerta me rastin e festës së madhe mysalimane Fitër Bajrami. Sivjet Fitër Bajrami, si festë e ripërtëritjes së forcës shpirtërore e cila e përforcon besimin e njerëzve në të mirën, realitetin, drejtësinë dhe nxit dëshirë për respekt të ndërsjellë, mirëkuptim, solidaritet, ka rëndësi të madhe për shkak të krizës aktuale shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga pande(MEDIAL) KOVID-19. Muaji i shenjtë i Ramazanit është më fisnik dhe muaji më i gëzuar nga besimi islam”, ka thënë Spasovski.
Në fund më lejoni t’ju dëshiroj që ditët festive t’i kaloni në lumturi dhe mirëqenie në shtëpi, me shëndet të mirë dhe forcë shpirtërore!
Bajram Sherif Mubarek Olsun – Le të jetë i bekuar dhe urime festën e Fitër Bajramit, thuhet në urimin e kryeministrit Spasovski.



