Paftësia e Qeverisë gjithnjë e më shumë po shihet. Maqedonia në 24 orët e fundit ka 37 të infektuar të rinj, ndërsa Sllovenia 4 ditë me radhë nuk ka asnjë të infektuar me Kovid-19. Republika e Maqedonisë po e thyen rekordin me të infektuar nga Kovid-19 në rajon. Derisa në rajon shtetet lavdërohen si me ditë të tëra nuk kanë të infektuar të rinj, Maqedonia është në kulm sipas të infektuarve. Instituti kombëtar për shëndet publik i Sllovenisë publikoi se në vend katër ditë me radhë nuk është regjistruar asnjë i infektuar me koronavirus. Përveç kësaj Sllovenia ka shpallur para…
Author: Hamdi Kumanova
Nga gjashtë deri në nëntë muaj do të zgjasin punët ndërtimore në Rrugën shtetërore A2 – lëvizja nga PB Viena Petrol/Kumanovë deri në f. Stracin, informojnë nga LAMM, prej ku prej sot kompania Viadukt trejd do të fillojë me aktivitete ndërtimore në gjatësi prej 16 km, me çka në rrugën e theksuar do të kryhet ndryshim i regjim i komunikacionit. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar], respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles,…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, theksoi se fotot që u shfaqën dje në rrjetet sociale, ku shumë njerëz shihen duke shënuar festën nëpër tempuj fetarë, janë shqetësuese. Ai thekson se përkundër apeleve që të mos ketë tubime masive, kjo nuk ka ndodhur. “Fotografitë dhe kronikat nga festimi i djeshëm në tempujt fetarë dhe para tyre janë përsëri shqetësuese. Pavarësisht thirrjeve nga institucionet shëndetësore për shmangien e tubime masive, respektimin e masave në distancë dhe kufizimin e lëvizjes, kjo nuk ka ndodhur. Unë e respektoj festën dhe besoj fuqimisht se këto janë ngjarje të rëndësishme për të gjithë ne, pavarësisht cilës…
Aleanca për Shqiptarët theksoi sot se për të satën herë me radhë shpreh shqetësimin e saj lidhur me kthimin e mërgimtarëve tanë në vendlindje. “Disa herë kemi reaguar për këtë problematikë,duke apeluar deri tek Ministria e Jashtme dhe Qeveria, se nuk po bën asgjë për të ndihmuar kthimin e qytetarëve tanë,sidomos nga Italia, ku situata është shumë shqetësuese për shkak të numrit të madh të qytetarëve tanë që duan të kthehen në vendlindje”, thekson ASH. Në reagimin e kësaj partie nënvizohet më tej se kanë pranuar shumë shkresa të drejtpërdrejta nga qytetarë që kanë mbetur të bllokuar në vende të…
Pagesa e pensioneve do të filloj nga e mërkura (27 maj), njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale. Pagesa e parakohshme e pensioneve po realizohet tanimë dy muaj dhe la për qëllim mbrojtjen e pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi Kovid-19. Pensionistët që shfrytëzojnë kartela të hollat do t’i posedojnë që nga dita e mërkur, 27 maj. Ata pensionin mund ta marrin nga bankomatët. Ndërkohë që marrja e pensioneve në filiale të bankave do të realizohet në katër grupe, që varet nga lartësia e pensionit. Të mërkurën, më 27.05.2020 pagesa e pensioneve në vlerë deri më 11.000 denarë.…
Zëvendëskryeministri dhe ministri për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike, Sadulla Duraki përmes një mesazhi ka uruar gjithë besimtarët musliman me rastin e festës së Fitër Bajramit. “Në emrin tim personal, si edhe në emër të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, të gjithë besimtarëve musliman u shpreh urime festën e Fitër Bajramit! Njëkohësisht, të gjithë atyre që agjëruan, agjërim dhe lutje të pranuara gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Solidariteti, paqja, mirëqenia dhe toleranca urojë të mbizotërojnë në familjet e juaja.”, thuhet në telegramin e urimit të zv/kryeministrit Duraki. (INA)
Listat e zgjedhësve janë dorëzuar në KSHZ dhe nuk ka kthim prapa. Të tilla janë rregullat zgjedhore. Në nenin 65 paragrafi 5 të Kodit Zgjedhor thuhet se gjatë dorëzimit të listave, secila duhet të përmbajë deklaratën e pranimit të kandidaturës. Vetëm në rast të vdekjes, sipas nenit 67-b, partia mund të ndryshojë kandidatin për Përfaqësues të Popullit. Për shkak të koronavirusit dhe gjendjes së jashtëzakonshme, KSHZ ngriu aktivitetet në lidhje me veprimet zgjedhore. Për momentin, ata presin ose marrëveshje të liderëve për datën e zgjedhjeve ose zgjatjen e dekretit tashmë të miratuar për të vazhduar aktivitete të tjera, përfshirë pastrimin…
Pas një qetësie relative disa ditore, në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit sërish është regjistruar numër i madh i të infektuarve me COVID-19, gjithsej 8. Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi Korona në rajonin e Kumanovës, ku përfshihen edhe komunat e Likovës dhe Nagoriçit të vjetër, tani ka arritur në 433, nga të cilët deri tash për fat të keq kanë ndërruar jetë 21, kurse janë shëruar 378 persona. Aktiv janë edhe 34 raste. Ajo që brengos fakti se kohëve të fundit numri i të prekurve vjen kryesisht nga komuna e Likovës. Nga 8 të…
Me rastin e festës së madhe myslimane Fitër Bajrami, kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, së bashku me kolegët e tij dhe vullnetarë nga organizata joqeveritare “Banka për ushqim” kanë ndarë 200 shujta të ngrohta për banorët të cilët jetojnë në lagjet Kërnjevo dhe Maxhir Mëhallë. Nga komuna kumtuan se aksioni humanitar dhe donacioni janë zbatuar në bashkëpunim me operatorët ekonomikë dhe personat tjerë fizikë dhe juridikë për banorët e Qendrës të cilët jetojnë në rrezik social. Nga komuna shtojnë se si vetëqeverisje lokale vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme të sigurojnë donacione nga kompanitë e përgjegjshme shoqërore dhe individë…
Bulevardi Video Smilevski në Tetovë u përurua në shkurt, por që atëherë nuk është lëvizur as edhe një gur për të përfunduar ndërtimet. Ndërsa shumë komuna situatën me virusin Korona e shfrytëzojnë për të investuar në infrastrukturë, komuna e Tetovës arsyetohet se ndërtimet janë ndërprerë për shkak të Pandemisë. Ndërtimi i Bulevardit u premtua në muajin shkurt. Por pas tre muajsh autoritetet nuk kanë lëvizur edhe një gurë për ndërtimin e kësaj rruge. “Fill pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë pompoze u bë inaugurimi i fillimit të punëve për ndërtimin e këtij bulevardi këtu në Tetovë, por, vetëm…
Për VMRO DPMNE, zgjedhjet në qershor janë të pamundura sepse kjo do të nënkuptonte shkeljen e afateve të Kodit zgjedhor. Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje rreth datës, nuk përjashtohet opsioni i bojkotimit të zgjedhjeve- është shprehur sekretari i përgjithshëm i partisë, Igor Janushev në intervistë për Radio “Evropa e Lirë”. Sigurisht se të gjitha mundësitë po shqyrtohen, por unë sinqerisht besoj se kjo nuk do të ndodhë, se megjithatë do të gjendet mënyrë që me konsensus të arrihet datë në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet- deklaroi Igor Janushev – Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE. LSDM nxiton për zgjedhje. Dje, kreu…
Për herë të parë në vendin tonë është realizuar transplantimi i zemrës, respektivisht transplantim nga një dhurues i vdekur. Në Klinikën për kardiokirurgji shtetërore në Shkup, pas operacionit gjashtëorësh, në ora dy pas mesnate, u transplantua zemra e re në trupin e pacientit 54-vjeçar, Ivan Ognjanovski. Dy veshkët nga dhuruesi i njejtë janë transplantuar në Klinikën për urologji te dy pacientë me dobësi kronike të veshkëve, të cilët me vite të tëra shkonin në dializë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencë për shtyp deklaroi se sot kemi shkruar historinë, pasi për herë të parë në vendin tonë është bërë…

