Profesori dhe sociologu Fahmi Osmani në prag të regjistrimeve në shkollat e mesme, ka bërë apel deri tek nxënësit por edhe tek prindërit e tyre që të mendojnë mirë se në cilat drejtime do të vazhdojnë shkollimin. Ai bën apel që shkollat teknike dhe profesionale janë zgjedhja e duhur për nxënësit. “Është koha e regjistrimeve për semi-maturantet. Padyshim se kjo gjë duhet të mendohet mirë dhe të diskutohet mes prindërit dhe fëmijës, diskutim ky që duhet bazuar në fakte dhe në realitetin e kohës në të cilën po jetojmë. Po hyjmë në fazën post Covid 19. Situata që e kaluam…
Author: Hamdi Kumanova
Radmilla Shekerinska ka bërë vepër penale ndëshkuese me burg dhe ka kryer goditje klasike në sistemin ushtarak të Republikës së Maqedonisë me publikimin në internet të hartës për zonën e përgjegjësisë së batalionit të tretë të këmbësorisë, hartë e cila zbulon një pjesë të pozitave të atij batalioni, thotë Dragan Kovaçki, kandidat për deputet nga rradhët e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Kjo hartë e cila është publikuar në Fejsbuk në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, si ushtar kur të shikoni do të shihni se ka drejtime të caktuara të cilat janë prezantuar atje. Këto janë punë të klasifikuara…
Nga partia në pushtet akuzojnë Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-në se po bëjnë gjithçka për ta mbajtur vendin në pezull dhe për të krijuar një krizë politike, thjesht sepse kanë frikë nga ballafaqimi me elektoratin. “Sjellja e Mickoski dhe stafit të VMRO-DPMNE-së në qeverinë teknike, e cila në vend të qytetarëve, ka treguar se ato i shërbejnë vetëm interesave të partisë, janë një dëshmi tjetër se pse duhen zgjedhje dhe një qeveri e re politike. Në periudhën kryesore dhe më të vështirë në vend, kur u përballëm me një krizë globale për shkak të coronavirusit, Mickoski, në vend të konstruktivitetit, tregoi…
Nëse edhe tani muftinitë dhe hoxhallarët do të heshtin, besoj se komuniteti musliman në RMV-re do të konstatojë se edhe këta janë bashkëfajtorë me Reisin. Them se, para se t’i dënojë historia edhe Ahireti, besoj fuqishëm se këta të lartë theksuarit do t’i dënojë populli me padëgjueshmëri qytetare dhe mos dhënie të antarësisë. Doc. dr. Muhamed JUSUFI E veçanta e këtij Fitër Bajrami ishte urimi shtesë ironik i martesës së Reisit të BFI-së në RMV-re! Jo vetëm muslimanët e rajonit, por edhe jo muslimanët ngelën të hutuar, të pa komente pasi u bëmë gaz i botës. Martesa e Reisit po…
Aleksandar Ivanovski, ish-inspektor tatimor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike në Shkup, sot drejton sektorin e politikës tatimore në Konferederatën Fiskale Evropiane në Bruksel, organizatë e asociacioneve dhe instituteve tatimore në Evropë. Ai para do kohë është emëruar edhe anëtar i trupit këshillëdhënës të Komisionit Evropian si ekspert i pavarur i politikave tatimore. Në bisedën për MIA-n, Ivanovski flet për botën pas kovidit dhe analizon pasojat nga kjo krizë unike për Maqedoninë e Veriut, si dhe masat për të ndihmuar ekonominë që i propozon Qeveria e Maqedonisë. Cilat janë perspektivat për Maqedoninë e Veriut pas krizës me Kovid-19, cilat do…
Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sot sërish ka kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në vendin e tij, duke theksuar disa shtete në të cilat do të mbahen në muajt në vijim, mes të cilëve edhe Maqedonia e Veriut, e cila, sipas tij, e presin zgjedhje në muajin korrik, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në publikimin në Fejsbuk, me rastin e dy muajve nga shpallja e mosbesimit të kabinetit të tij në Kuvendin e Kosovës, Kurti sërish kundërshtoi në formimin e qeverisë së re nga përbërja aktuale parlamentare, duke theksuar se zgjidhja e vetme në këtë…
Futbollisti i parë nga Maqedonia dhe nga Kosova që ishte i prekur nga virusi “Covid 19” , Izair Emini, sot publikisht konfirmoi se ka dal negativ në testin e radhës dhe se është gati që të rikthehet në terrenin e gjelber dhe të bashkohet me skuadrën e Dritës. Emini lajmin e përcolli në rrjetet sociale duke konfirmuar se gjithçka është tejkaluar në çështjen e virusit “Covid 19”. “Njëherit doja të ju falenderoja perzemërsisht që më keni dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe dhe do ju jem mirënjohës pëgjithmonë! Para dy ditësh bëra testin e radhës dhe më doli si rezultat negative.…
Pas gjashtë vjetësh në procedurë, shkolla fillore “25 Maji” në Hasanbeg akoma nuk ka epilog përfundimtar për ndërrimin e emrit të shkollës që e njejta të quhet “22 Nëntori”. Udhëheqësit e shkollës edhe një herë përsëritën se kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për ndërrimin e emrit, por është komuna e Gazi Babës zvarrit procesin. Ne e kemi kërkuar ndryshimin e emrit prej vitit 2014, mirëpo prej ministrisë së Arsimit ka kaluar, nuk është problem. Komuna këtu, kryetari i komunës nuk po mundet me e vendos në këshill, nuk e di çka është puna, nuk na japin asnjë informacion. Këshilli…
Raporti i revizionit për kompensimet e larta të prokurorëve në PSP është gati. Në fillim të qershorit, revizorët shtetërorë do t’ia paraqesin raportin Kryeprokurorit Ljubomir Jovevski, prokurores që udhëheq hetimin për kompensimet, por edhe ish-shefes së PSP-së Katica Janeva, e cila do të duhet të sillet nga arresti shtëpiak. Për momentin nuk dihet nëse mbledhja do të mbahet në zyrën e Revizionit Shtetëror ose në Prokurorinë për Krimin e Organizuar dhe ndjekjen e korrupsionit. Takimi është për shkak të obligimit të revizorëve për t’ua paraqitur raportin të gjitha palëve të interesuara. Sipas informatave të Alsat, revizorët nuk gjetën lëshime të…
OBRM-PDUKM ka akuzuar sot se struktura parapolicore të LSDM-së, ilegalisht po ndjekin zyrtarë të lartë të partisë më të madhe opozitare. Zëdhënësi Dimçe Arsovski tha se funksionarët ndiqen me telefon dhe fizikisht, ndërsa operacioni kryhet përmes dy agjencive të sigurisë. Përgjimi dhe ndjekja ilegale ai tha se është kryer me urdhër të LSDM-së dhe ish kryeministrit Zoran Zaev. “Për këtë ekzistojnë dëshmi dhe kjo do të dëshmohet në dy mënyra. Menjëherë pasi të formohet përbërja e re parlamentare dhe shumica e udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të dorëzohet kërkesë te komisionet kompetente parlamentare të cilat do të duhet të bëjnë mbikqyrje…
Mosrepsektimi i masave dhe Iftaret e perbashkëta gjatë muajit të Ramazanit janë shkaku kryesor për përhapjen e Koronavirusit në komunën Gazi Babë, ka deklaruar kryetari i kësaj komune Tomisllav Georgievski për Fokus. Sipas tij dje janë shënuar 12 raste të reja në Shkup prej të cilëve 5 në Gazi Babë. “Sipas informatave të mia shumica e të infektuarve janë nga kllasterë nga familje për shkak të mosrespektimit të masave dhe tubimeve të ndërsjella në grupe gjatë iftareve në Hasanbeg. Për fat të keq nga këto klasterr ka edhe një viktimë”, ka deklaruar Georgievski.
Nesër në Komisionin për Sëmundje Infektive njëra nga temat kryesore për diskutim do të jetë edhe çështja e hapjes së kufijve. Këtë e konfirmoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai javën e kaluar disa herë tha se është herët të mendohet për hapjen e kufijve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Prej vendeve fqinje, Shqipëria prej 1 qershorit do t’i hap kufijtë me Maqedoninë e Veriut, ndërsa Serbia tashmë i ka hapur. Përveç hapjes së kufijve, nesër në Komision do të diskutohet edhe për hapjen e objekteve hotelierike, që fillimisht u mendua të bëhet këtë javë.

