Të gjithë e kemi të qartë se vetëm përmes qasjes së koordinuar, të ndërthurur me solidaritet, bashkëpunim dhe këmbim të pa rezervë të njohurive dhe praktikave të mira do t’i tejkalojmë pasojat nga kriza iniciale e shkaktuar nga pandemia e Kovid-19, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov gjatë fjalimit në video-konferencën e Këshillit të Nismës së Adriatikut-Jonit dhe takimit ministror të Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut-Jonit (EU ASIR), fokus kryesor i të cilit ishte koordinimi në përballjen me pasojat nga pandemia me koronën. “Paraqet kënaqësi që në konferencën e sotme në suaza të këtij forumi të…
Author: Hamdi Kumanova
Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti ka uruar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe për transplantimin e parë të kryer të zemrës në Maqedoni. Ameti e vlerëson këtë si një arritje të jashtëzakonshme shëndetësore, posaçërisht që është realizuar në kohë pandemie.
Pas shkarkimi të sotëm të Reis Sulejman Rexhepit në një mbledhje të jashtëzakonshme të riasetit ,ka qenë i menjëhershëm reagimi i zyrtarit të lartë të partisë maqedonase në pushtet LSDM,Muhamed Zekiri . Me këtë rast në një postim në rrjetin social Facebook Zekiri duke lëshuar kritika në adresë të Sulejman Rexhepit ka shkruar se : Rezilave Allahu nuk ua merr shpirtin pa u marrë ftyrën!!! Elhamdulilah iku Sula.
Një numër i anëtarëve të Rijasetit të BFI-së në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur në Gostivar, ku morën pjesë 2/3 e anëtarëve të Rijasetit ka marr vendim për shkarkimin nga posti i kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepin dhe në vend të tij si ushtrues detyre ka emëruar myftiniun e Gostivarit Shaqir Fetahu. “Bazuar në procesverbalin e mbledhjes së jashtëzakonshme të shumicës së anëtarëve të Rijasetit të BFI-së të mbajtur më 27.05.2020, ne të nënshkruarit më poshtë në bazë të Nenit 36 dhe 58 të Kushtetutës së BFI-së, që e përbëjnë më shumë se 2/3 e anëtarëve të Rijasetit të…
Ministria për Punë të Brendshme gjatë dy muajve të fundit, prill dhe maj ka regjistruar numër më të madh të denoncimeve për dhunë në familje, njoftoi ministri i brendshëm Naqe Çulev. “Denoncimet për dhunë në familje për periudhën prill-maj është rritur për 46 për qind, për dallim nga viti i kaluar në periudhën e njëjtë”, tha Çulev sipas të cilit MPB-ja për një muaj ka ngritur 85 padi penale për vepra të ndërlidhura me dhunën familjare.
Numri i punëtoreve të infektuara të tekstilit në Shtip u rrit, pasi sot janë regjistruar katër raste të reja të të punësuarave në konfeksion, e cila nga dje është e mbyllur. Me këto raste të reja numri i përgjithshëm i punëtoreve të infektuara të tekstilit nga konfeksioni është rritur në dhjetë. Epidemiologët nga Qendra e Shëndetit Publik sot do të marrin strisho edhe gjashtë punëtoreve të tekstilit, që janë nga konfeksioni i njëjtë. Po bëhen anketa dhe po detektohen punëtoret prej konfeksioneve tjera që janë transportuar me autobusin e njëjtë me të infektuarit nga koronavirusi. Për momentin në izolim janë…
Objektet hotilerike të cilat kanë terasa do të mund të hapen nesër, por duhet të plotësojnë rekomandimet për distancë dhe pajisje mbrojtëse. Objektet tjera do të mund të hapen më vonë, pasi të shihet se si do të respektojnë rekomandimet, ka informuar ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. “Ne kemi përgatitur protokoll nga Komisioni për sëmundje ngjitëse i cili parashikon tre faza në hapjen e objekteve hotilerike. Vendimi i djeshëm i qeverisë është realizimi i fazës së dytë. Do të ndjekim situatën dhe nëse respektohen protokollet do të realizohet edhe faza e tretë, hapja e objekteve edhe në ambient të mbyllur”,…
Dje (26-maj) në SPB Tetovë, personi N.N. ka denoncuar se, në fshatin Jellovcë e Epërme të Gostivarit në afërsi të pellgut për peshqë, ka vërejtur një person të panjohur i cili sipas të gjitha gjasave është emigrant, njofton Gostivari Sot Pjestarët e policisë nga Stacionin policorë Gostivar dhe Stacioni policorë për mbikqyrje kufitare-Mazdraçë, kanë dalur në vendin e raportuar ku e kanë ndaluar 26-vjeçarin O.S. nga Siria. Personi është arestuar dhe mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, për procedurë të mëtutjeshme.
Me heqjen e orës policore, prej sot nuk do të ketë kufizime as në xhami, vlerëson hoxha kumanovar Eljasa Mahmudi. “Nga sot u shfuqizua ora policore në RMV që do të thotë të gjitha vaktet e namazeve falen në xhami me xhemat. #Elhamdulilah!”, ka shkruar ai në facebook. Deri tani ishte e lejuar që në xhami të falen namazi i sabahut, drekës dhe iqindisë. Ndërkohë as nga BFI e as nga Qeveria nuk kanë dalur me ndonjë njoftim ose rregullore nëse mbeten në fuqi masat kufizuese, siç është marrja e abdestit në shtëpi dhe masat tjera.
Ndërmarrja e qarkullimit publik (NQP) Shkup informon se prej sot transporti publik do të funksionojë si zakonisht, përkatësisht pa kufizime kohore (prej 05:00 deri më 24:00, varësisht nga linja). Autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës, me përjashtim të linjave 9, 19, 20 dhe 23, të cilat do të qarkullojnë sipas itinerarit të reduktuar. Nga NPQ përkujtojnë se edhe më tutje nuk vlejnë biletat pa pagesë të nxënësve të shkollave të mesme, si dhe transporti falas për persona të moshuar (gratë 62 vjeç, burrat 64 vjeç) të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën.
Qeveria nga sot ka vendosur të shfuqizojë lëvizjen e kufizuar, ndërsa ambientet e hotelierike do të fillojnë të funksionojnë nga nesër. Ekzistojnë protokolle të sakta për ta, në varësi të faktit nëse ato janë të mbyllura ose kanë tarraca. Nga 1 qershori i vitit 2020, masat e Qeverisë do të pushojnë së zbatuari, me të cilat kategori të ndryshme të punonjësve lirohen në baza të ndryshme nga kryerja e rregullt dhe e vazhdueshme e veprimtarive aktuale, siç janë puna nga shtëpia, udhëtimi në punë në Shkup, organizimi i procesit të punës me rotacione. … Ky vendim do të shoqërohet me…
Pothuajse gjysma e fëmijëve nga mosha 11 deri në 15 vjeç në Maqedoninë e Veriut, që janë anketuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, janë shprehur se kanë probleme që lidhen me shëndetin mendor. Në raportin e Zyrës për Evropën të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se të anketuarit kanë shprehur pakënaqësi të ndryshme, si simptoma psikosomatike (kokëdhimbje, dhimbje të stomakut, nervozë, probleme me gjumin, mungesë të disponimit si dhe pakënaqësi të tjera. Në bazë të këtij studimi, që ka të bëjë me shëndetin mendor të fëmijëve të moshave shkollore, 45 për qind e vajzave 15 vjeçe kanë pasur simptoma depresive…

