Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin me të cilin shtyhet deri në orën 22:00 orari i bareve dhe restoranteve të hapura. Qeveria më herët me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive kishte vendosur që objektet gastronomike dhe ato hotelerike, respektivisht baret, restorantet dhe kafenetë të punojnë deri në ora 20:00, me vendimin e fundit orari zgjatet deri në ora 22:00 . Sipas vendimit të qeverisë do të hapen vetëm objektet që kanë tarraca. Sipas vendimit objektet do të mund të punojnë me maksimum 4 persona në tavolinë.
Author: Hamdi Kumanova
Më së voni deri të premten, para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, të shtunën, do të sillen të gjitha dekretet nga pakoja e tretë e masave antikrizë. Përgatitja e tyre është nga fundi, kumtoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Bekteshi tha se në fillim të javës së ardhshme të gjithë qytetarët do të informohen se si do të marrin ndihmë shtetërore. “Gjatë ditës, apo më së voni nesër, do të sillet dekreti për kartelat pagesore, ndërkaq po përgatitet edhe dekreti për editimin e vauçerëve i cili deri në fund të javës, më së voni deri në fillim të javës…
Hoxha i mirënjohur nga Gjermania, Benjamin Idrizi ka komentuar shkarkimin e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi, transmeton Almakos. “Hamdi i takon vetëm Zotit”! Krenohem se nuk e kam përkrahur asnjëhere Mulla Sulën! Elhamdulillah! Shpresoj se me shkarkimin e ti hapet një faqë e re në BFI. Le të jetë për hajr për popullin musliman në Maqedoni! Ky është Bjarami më i madh!”, shkruan Benjamin Idrizi.
Pas dy muaj e më shumë lëvizje e kufizuar dhe karantinim, dita e parë pa asnjë kufizim, e gjeti Shkupin me rrugët e mbushura plotë me këmbësorë dhe të kominikacionit. Por heqja e orës policore nuk do të thotë se nuk vlejnë më rekomandimet dhe se nuk duhen respektuar masat mbrojtëse. Në ditën e parë të heqjes së orës policore, objektivi i TVM-2 vërejti dy kategori të qytetarëve. Ata që vazhdojnë të mbajnë maska dhe distancë sociale, dhe të tjerët që menduan se lirina e lëvizjes së pakufizuar, do të thotë edhe liri për të hequr maskat e për t’u…
Arbnor Sadiku Perfeksionizmi është i mundur apo jo, kjo ka qenë dilemë e vjetër e shumë studiuesve të politikës, por sipas Hëlderlinit, “Ajo që e bën shtetin një ferr mbi tokë, është pikërisht përpjekja e njeriut për ta shndërruar shtetin në parajsë”. Andaj, edhe unë në këtë shkrim do mundohem sadopak të trajtoj në aspektin teorik, perfeksionimin dhe demagogjinë e politikës, sepse siç dihet në praktik mund të jetë e vështirë të gjendet kufiri në mes të demagogut dhe perfeksionistit. Por, dallimi teorik në mes të këtyre dy teorive sipas politologut Xh.Sartori qëndron se perfeksionizmi është gabim i një intelektuali…
Të gjithë e kemi të qartë se vetëm përmes qasjes së koordinuar, të ndërthurur me solidaritet, bashkëpunim dhe këmbim të pa rezervë të njohurive dhe praktikave të mira do t’i tejkalojmë pasojat nga kriza iniciale e shkaktuar nga pandemia e Kovid-19, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov gjatë fjalimit në video-konferencën e Këshillit të Nismës së Adriatikut-Jonit dhe takimit ministror të Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut-Jonit (EU ASIR), fokus kryesor i të cilit ishte koordinimi në përballjen me pasojat nga pandemia me koronën. “Paraqet kënaqësi që në konferencën e sotme në suaza të këtij forumi të…
Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti ka uruar ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe për transplantimin e parë të kryer të zemrës në Maqedoni. Ameti e vlerëson këtë si një arritje të jashtëzakonshme shëndetësore, posaçërisht që është realizuar në kohë pandemie.
Pas shkarkimi të sotëm të Reis Sulejman Rexhepit në një mbledhje të jashtëzakonshme të riasetit ,ka qenë i menjëhershëm reagimi i zyrtarit të lartë të partisë maqedonase në pushtet LSDM,Muhamed Zekiri . Me këtë rast në një postim në rrjetin social Facebook Zekiri duke lëshuar kritika në adresë të Sulejman Rexhepit ka shkruar se : Rezilave Allahu nuk ua merr shpirtin pa u marrë ftyrën!!! Elhamdulilah iku Sula.
Një numër i anëtarëve të Rijasetit të BFI-së në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur në Gostivar, ku morën pjesë 2/3 e anëtarëve të Rijasetit ka marr vendim për shkarkimin nga posti i kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepin dhe në vend të tij si ushtrues detyre ka emëruar myftiniun e Gostivarit Shaqir Fetahu. “Bazuar në procesverbalin e mbledhjes së jashtëzakonshme të shumicës së anëtarëve të Rijasetit të BFI-së të mbajtur më 27.05.2020, ne të nënshkruarit më poshtë në bazë të Nenit 36 dhe 58 të Kushtetutës së BFI-së, që e përbëjnë më shumë se 2/3 e anëtarëve të Rijasetit të…
Ministria për Punë të Brendshme gjatë dy muajve të fundit, prill dhe maj ka regjistruar numër më të madh të denoncimeve për dhunë në familje, njoftoi ministri i brendshëm Naqe Çulev. “Denoncimet për dhunë në familje për periudhën prill-maj është rritur për 46 për qind, për dallim nga viti i kaluar në periudhën e njëjtë”, tha Çulev sipas të cilit MPB-ja për një muaj ka ngritur 85 padi penale për vepra të ndërlidhura me dhunën familjare.
Numri i punëtoreve të infektuara të tekstilit në Shtip u rrit, pasi sot janë regjistruar katër raste të reja të të punësuarave në konfeksion, e cila nga dje është e mbyllur. Me këto raste të reja numri i përgjithshëm i punëtoreve të infektuara të tekstilit nga konfeksioni është rritur në dhjetë. Epidemiologët nga Qendra e Shëndetit Publik sot do të marrin strisho edhe gjashtë punëtoreve të tekstilit, që janë nga konfeksioni i njëjtë. Po bëhen anketa dhe po detektohen punëtoret prej konfeksioneve tjera që janë transportuar me autobusin e njëjtë me të infektuarit nga koronavirusi. Për momentin në izolim janë…
Objektet hotilerike të cilat kanë terasa do të mund të hapen nesër, por duhet të plotësojnë rekomandimet për distancë dhe pajisje mbrojtëse. Objektet tjera do të mund të hapen më vonë, pasi të shihet se si do të respektojnë rekomandimet, ka informuar ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. “Ne kemi përgatitur protokoll nga Komisioni për sëmundje ngjitëse i cili parashikon tre faza në hapjen e objekteve hotilerike. Vendimi i djeshëm i qeverisë është realizimi i fazës së dytë. Do të ndjekim situatën dhe nëse respektohen protokollet do të realizohet edhe faza e tretë, hapja e objekteve edhe në ambient të mbyllur”,…

