Ashtu siç lëviz kurba e të infektuarve, po ashtu lëvizin edhe qëndrimet e partive politike për datën e zgjedhjeve. Sipas VMRO-DPMNE-së, rritja e numrit të të infektuarve në dy ditët e fundit është argumenti më i fortë se zgjedhje të shpejta nuk duhet të ketë. “Të flitet për zgjedhje në kushte të këtilla, jo që nuk është normale, por është morbide. VMRO-DPMNE kundërshton që të jetë pjesë e skenarit të Zaevit për vrasje të organizuar të qytetarëve. Ky është argumenti më i fuqishëm që zgjedhje të shpejta e lëvizin shtetin drejt një thertoreje zgjedhore dhe drejt një procesi zgjedhor të…
Author: Hamdi Kumanova
Nuk është hera e parë që zyrtarë të BDI-së si ato të nivelit lokal dhe qendror keqpërdorin situatën me pandeminë Covid 19 për interesa të tyre partiake. Ministrat e BDI-së, siç ishte rasti i atij të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, promovoi masat ekonomike nga selia e BDI-së, duke promovuar projekte me paratë e taksapaguesve të këtij vendi. Të njëjtin veprim e bëri edhe zv.ministrja e financave ShyreteElezi. Këtë praktikë abuzuese, me shëndetin publik të qytetareve e praktikojnë edhe krerët e komunave që udhëhiqen nga BDI, shpesh herë duke përzgjedhur ose selinë e BDI-së ose prapaskenën e saj duke harruar se ata…
Ecolog International dhe Laboratorët Réunis-Luksemburg janë pjesë e progamit të shtetit të Luksemburgut për testime sistematike ndërkombëtar, i pari i llojit të vet, hartuar nga task forca e këtij vendi posaçërisht për luftën kundër COVID-19. Ecolog International dhe Laboratorëve Réunis Luksemburg u është besuar nga Instituti i Shëndetësisë kryerja e analizave laboratorike si dhe testimet në shkallë të gjerë. Përveç Luksemburgut, edhe shtete tjera evropiane kanë kontraktuar Ecolog International për projektet e luftës ndaj pandemisë, ndër to Gjermania, Anglia, Franca etj. Detajet nga këto projekte akoma nuk dihen, ndërsa në Luksemburg , Ecolog ndërton 17 stacione testimi me një kapacitet…
Reformat e vazhdueshme dhe rezultatet e prekshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuojnë në përparimin e vendit. Bashkimi Evropian së shpejti do të prezantojë kornizën e bisedimeve dhe shpresojmë që këtë vit të hapim negociatat, tha ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar gjatë vizitës së sotme zyrtare në komunën e Rankovcës. Zhbogar mori pjesë në fillimin zyrtar të punimeve të ndërtimit në një sistem ujitës modern për rreth 200 hektarë tokë të punueshme në Rankovcë, pjesë e projektit të Bashkimit Evropian për ndërtimin e “Sistemeve të vaditjes me pakicë, ekologjikisht të pranueshme” i financuar nga programi IPA për…
Një 42-vjeçar nga Gjermania u gjet i vdekur në Shkup. Gruaja që e gjeti e paraqiti atë në polici, pas të cilës u kontrollua nga një mjek dhe u konstatua se nuk kishte gjurmë të dhunës fizike. “Më 28.05.2020 në orën 16:42 në SPB Shkup, S.I. ka paraqitur se në një apartament në rrugën “Jordan Mijallkov” në Shkup ajo gjeti të vdekur H.N. (42) nga Gjermania. Nga mjeku u konstatua vdekja e tij pa gjurmë dhune. Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë ekipet e SPB Shkup. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dorëzua për autopsi”,…
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pranuar sot nga Polonia një donacion prej 100 000 maskave dhe 10,350 litrave me dezinfektues për nevoja të profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore. “Ky kontigjent i ndihmës, i cili është dorëzuar sot në depon e Ministrisë së Shëndetësisë është pjesë e ndihmës polake për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Zyrtarë të MSh-së, të cilët kanë pranuar donacionin kanë falënderuar autoritetet polake, për këtë kontribut të vlefshëm në përgjigjen e mëtejme të Kosovës kundër pandemisë së virusit Corona, COVID-19”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Aeroplanë ushtarakë amerikanë dhe grekë sot me një fluturim mbi Shkup përshëndetën anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Fluturimi u realizua rreth orës 11:20. Dy aeroplanë të aviacionit amerikan ushtarak të shoqëruar nga dy aeroplanë ushtarakë të Republikës së Greqisë, realizuan fluturim mbi territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Fluturimi ishte për nder të anëtarësimit tonë në NATO, raporton Gazeta Lajm. Aeroplanët fluturuan përgjatë lumit Vardar, ndërsa arritën nga drejtimi i aeroportit të Shkupit. “Aleatët tanë amerikanë dërgojnë porosi të fuqishme se dy vendet tona ruajnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe se pas mbështetjes së vazhdueshme të…
Policia e Tetovës informon se në 24 orët e undit janë gjobitur gjithsej 40 persona, për mosmbajtje të maskave mbrojtëse. SPB Tetovë ka regjistruar edhe 18 vendime për izolim nga Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor, ndërsa janë kontrolluar 206 persona.
Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me periudha të diellit dhe me reshje lokale të shiut. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit jostabil me shi të rrëmbyeshëm, paraqitje të bubullimave dhe përforcim të erës. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 7 deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 24 gradë. UV indeksi do të jetë 7. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha të diellit dhe me shi lokal. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12 gradë, ndërsa ajo…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup siguroi 658 pako me ushqim si përgjigje urgjente dhe mbështetje për ato të cilët më së shumti janë prekur nga kriza e shkaktuar KOVID-19. Mbështetja është destinuar për 329 viktima të regjistruar të dhunës familjare. Për to në maj dhe qershor janë siguruar pako me ushqim. Distribuimi bëhet përmes Kryqit të Kuq Republikan dhe Qendrës për punë sociale që të arrijë deri te ato të cilëve më së shumti u nevojitet ndihma. “Pandemia globale e Kovid-19 hapi shumë çështje të jetesës shoqërore, mes të cilave e…
Lidhja e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë (LSHPM) i përshëndet masat e Qeverisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve përfshirë edhe transportin falas me autobusë për shfrytëzuesit e pensionit. “U bëhet thirrje pensionistëve që në mënyrë konsekuente t’i respektojnë masat për të mbajtur maska dhe për të mbajtur distancë sociale ose fizike, kurse transportin me autobusë ta shfrytëzojnë vetëm në rastet kur është e nevojshme. Gjithashtu bëhet apel deri te të gjitha subjektet private dhe shtetërore (banka, posta, marketet, etj.) për t’u dhënë përparësi pensionistëve sepse ato janë një grup i synuar me rrezik, ku niveli i parandalimit duhet të…
Në Haraçinë dje është shenuar zyrtarisht rasti i parë me koronavirus. Kryetarja e komunës Milikije Halimi ka bë apel dramatik tek banorët e komunës që të respektojnë masat e rekomanduara nga qeveria, raporton Gazeta Lajm. “RESPEKTO JETËN QË TA KA FALË ZOTI! Mos e nëncmo jetën tënde!”, thotë mes tjerash Halimi në apelin e saj. Në vazhdim mund ta lexoni apelin e saj të plotë drejtuar banorëve: Të nderuar bashkëvendas, Shqetësimet lidhur me armikun e padukshëm “Covid 19”, sëmundja që ka kapluar shumë vende të botës përfshi edhe shtetin tonë, prej ditës së djeshme duket se është edhe në mesin…

