Agjencia për shërbime mediatike, audio dhe audiovizuele (AShMAA) i dënon kërcënimet e bëra dje kundër ekipit gazetar të TV Klan në rajonin e Kumanovës dhe kujton se ngjarje të tilla paraqesin rrezikim për lirinë e informacionit. Agjencia, qëndron në kumtesë, në disa raste deri më tani ka reaguar se siguria e punonjësve të mediave në asnjë moment nuk duhet të rrezikohet. Për këtë shkak, nënvizojnë nga AShMAA duhet të bëhen përpjekje maksimale për të krijuar kushte që mediat ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale, pa kërcënime dhe presione. “Duke e marrë parasysh që vetëm mediat e lira çojnë…
Author: Hamdi Kumanova
Ju lutem për duartrokitje për vajzën e vetme, mjeke e re nga ekipi i Kardiokirurgjisë Shtetërore. Në Ajo jo vetëm që është e re, e mencur, dhe e bukur nëse doni, por ajo është edhe aktiviste për të drejtat e pacientëve dhe kushte më të mira për mjekët e rinj, lufton kundër korrupsionit në shëndetësi, nuk hesht, por flet, pasi që punon, jep sakrifica të mëdha dhe është e vetdiciplinuar dhe nuk duron keqpërdorime, transmton Almakos. Sonja Grazhdani është edhe bashkëthemeluese e Klubit të Mjekëve të Rinj në të cilin bashkërisht me kolegun e saj Nikolla Brzanov po luftojnë për…
Asgjë konkrete për hapjen e kufijve tokësor. Vendimi për rihapjen e vendkalimeve kufitare do të sillet pasi Komisioni për sëmundje infektive të bëjë protokollet e duhura për hyrje dhe dalje në vend. Këtë obligim ia ka përcaktuar Qeveria, prej ku thonë se nuk ka asnjë datë të propozuar se kur mundet të hapen kufijtë. Kryeministri teknik, Oliver Spasovki thotë se duhet të ulet që të bisedojë dhe koordinohet me krerët e shteteve fqinje. “Dje Qeveria ka obliguar Komisionin për sëmundje infektive që të përgatis protokolle dhe të caktojë kohën se kur mund të hapen kufijtë. A do të flasim ne…
Ambasada franceze në vend sot kumtoi se gjatë krizës ka shpërndarë pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor të ISHP Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, por edhe mbështetje të Kryqit të Kuq për shpërndarjen e ushqimeve dhe produkteve higjienike për personat me aftësi të kufizuara. “Në këtë kohë krize, Ambasada franceze ka realizuar aktivitete që synojnë t’i ndihmojnë kategoritë më të rrezikuara të njerëzve, si dhe sigurimin e fondeve për funksionimin dhe mbrojtjen e stafit mjekësor,” kumtoi ambasada. Për ballafaqim më të lehtë me ndikimin shoqëror të krizës, ambasada, siç theksohet, ka shpërndarë grant për shoqatën “LGBT Junajted Tetovo”,…
Është koha që të gjithë ne, si individë, por edhe si shoqëri, të përgatitemi për normalitetin e ri, të jetojmë me coronavirusin, tha në video fjalimin e tij kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. “Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të relaksohemi. Duhet të vazhdojmë luftën kundër coronavirusit duke respektuar plotësisht masat për mbrojtjen e shëndetit. Mbajtja e pajisjeve mbrojtëse në fytyrë, të tilla si maskë apo shall, mbajtja e distancës fizike dhe rritja e higjienës personale janë pjesë e jetës sonë të re të përditshme. Këto masa themelore të mbrojtjes duhet të jenë rregulli ynë nga i cili nuk…
Hoxha i mirënjohur nga Gjermania me prejardhje nga Shkupi, Benjamin Idrizi, në një prononcim për portalin Almakos ka komentuar ngjarjet e fundit që ndodhën në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut ku u shkarkua Reis Ulemaja, Sulejman Rexhepi dhe ushtrues detyre u zgjodh Shaqir Fetahu nga Gostivari. Efendi Idrizi vlerëson se qysh në kohën e babait të tij, Hafiz Idrizit, Sulejman Rexhepi ka penguar aktivitetet e shumta islame. “ Kam postuar në Facebook se jam krenar që është shkarkuar Sulejman Rexhepi, për shkak se ky i fundit ka penguar hoxhallarët që të merren me aktivitete islame. Mulla Sula qysh…
Dekretet nga pakoja e tretë antikrizë po sillen në vazhdimësi. Disa tashmë kaluan, ndërsa edhe sot Qeveria ka mbledhje pas së cilës institucionet kompetente do të dalin dhe do të publikojnë se çka është miratuar, tha zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska. “Disa nga dekretet tashmë kaluan, ministritë kompetente do t’i publikojnë. Sot ka mbledhje në Qeveri pas së cilës do të dalin institucionet kompetente dhe të thonë. Vazhdimisht i sjellim dekretet dhe secili e marr rrjedhën e zbatimit të tij”, theksoi sot Carovska pas vizitës në Bunarxhik, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. Sa i përket kërkesave të…
Adrian Demiri Kjo e këti ska fare të bëjë me krizën e moralit të shoqërisë as po me moralin individual të këti ose secilit nga ne, sepse kur nuk funkcionon sistemi shoqëror si institucion rregullash dhe përgjegjësish, tipat si ky (dhe këta jan shtuar shumë vitet e fundit) mendojnë që munden dhe ju lejohet të bëjnë gjithçka pa ju dridhur qerpiku. Ky dhe të tillët si ky janë produkt i një sistemi shoqëror e shtetëror të cilin e kemi ndërtuar ne vet dhe i cili gjat kohë nuk funksionon andej nga normalja, dhe për fatin tonë të keq vazhdimisht prodhon…
Objektet gastronomike në Kërçovë i kanë marrë të gjitha masat dhe janë të gatshëm për rifillimin e punës pas pezullimit tre mujor, i cili shkaktoi dëme të mëdha jo vetëm në sektorin e gastronomisë por edhe në veprimtaritë tjera afariste. Masat kufizuese që u vendosën për parandalimin e virusit Kovid 19, kanë sjellë pasoja të mëdha në veprimtarinë afariste, por vendimi qeveritar për rifillimin e tyre pas pezullimit tremujor, ka ngjallur shpresa tek afaristët kërçovar, dhe vlersojnë se me heqjen e orës policore do të shtohet edhe lëvizja e qytetarëve. Ata tashmë i kanë marrë të gjitha masat për fillimin…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski konsideron se data për mbajtjen e zgjedhjeve duhet të sillet me konsensus. Nuk konfirmoi se 5 korriku është datë e mundur për zgjedhje rreth të cilit do të pajtoheshin partitë politike, por tha se ka kanale për bisedime mes tyre. Përsëriti se qëndrimi i partisë është se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm dhe se zgjedhje duhet të mbahen kur ai nuk do të rrezikohet. Pozitat tona lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, tha, opinioni i vendit i din, si dhe pozita jonë se kompromis duhet të arrihet për interesin e qytetarëve dhe të…
Me përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme vazhdojnë të gjitha veprimet zgjedhore. Vendimi është i presidentit nëse do të vazhdojë. Ne deri në fund të javës duhet t’i përfundojmë ato analiza dhe të vendosim nëse do të kërkojmë ose jo vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, deklaroi sot kryeministri Oliver Spasovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse heqja e masave restriktive do të thotë edhe se do të hiqet gjendja e jashtëzakonshme. “Gjendja e jashtëzakonshme aspak nuk lidhet me masat restriktive. Masat restriktive i i sjellim në bazë të Ligjit për mbrojtje të popullatës dhe shëndetit të popullatës dhe në bazë…
Ish sekretari i Myftinisë së Shkupit, Skender Buzaku, i cili vitin e kaluar pati përplasje me BFI-në pasi që pretendonte se kishte mbledhur votat e Riasetit (organit më të lartë të BFI-së), dhe e kishte shkarkuar reisin, tanimë të shkarkuar Sulejman Rexhepi, vlerëson se shkarkimi i sotëm i Rexhepit është regji me qëllim që sipas tij, të mbulohet krimin që e kanë bërë bashkë, njofton Portalb.mk. “Është shkarkim politik dhe me regji të Sulejman Rexhepit që të kthehet prapë në Bashkësinë Fetare Islame pas disa muajve. Asnjëherë nuk kam shpresë se këta që e kanë shkarkuar mund të bëje ndonjë…

