Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, bëri të ditur në një prononcim se Gjykata Administrative në seancën e saj të mbajtur më 7 maj të këtij viti solli një aktgjykim, me të cilin miratohet padia e tij, ndërsa vendimi i Qeverisë me të cilin anulohen vendimet për sistemimin e vendeve të punës shfuqizohet. Padia e ministrit Çulev ka të bëjë me një vendim të Qeverisë të marrë në fillim të shkurtit që anuloi gjithsej 88 vendime të sistemimeve të marra nga ana e ministrit të Brendshëm, Naqe Çulev. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Administrative është një konfirmim i politikave…

Lexo më Shumë

Në vilën e presidentit Stevo Pendarovski, filloi mbedhja e Këshillit për Siguri, në të cilën vendoset për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme. Sot është dita e fundit e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa presidenti Pendarovski nga 18 marsi deri sot ka marrë tre vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, Në dy raste kohëzgjatja ishte 30 ditë ndërsa në të tretën ishte vetëm 14 ditë, njofton Telegrafi Maqedoni. Në mbledhje, krahas anëtarëve të përhershëm të këshillit, i ftuar është edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filiçe. Pas përfundimit të mbledhjes, presidenti Stevo Pendarovski do të jep deklaratë për media.

Lexo më Shumë

Pagesa sociale dhe pagesat për mbrojtje fëmijërore për muajin mars do të paguhen para kohe. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton shfrytëzuesit e këtyre pagesave se duke nisur nga 2 qershori, do të bëhet pagesa në etapa për ndihmën minimale të garantuar, pagesë për personat me aftësi të kufizuar, pagesa për ndihmën dhe kujdesin e personit tjetër, pagesa për punë të shkurtuar.

Lexo më Shumë

Enver Bytyçi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës mbrëmjen e kaluar ka komunikuar vendimin e saj për të legjitimuar dekretin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe për të rrëzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosja për të shkuar në zgjedhje të reja pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. Ky vendim i Kushtetuese së shtetit më të ri në Europë mund të duket legjitim në kuptimin se juridikisht është parlamenti ai që dikton formimin e qeverisë, por njëkohësisht është i gabuar në pikëpamje të ndikimit për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë. Pritej që Gjykata Kushtetuese të ishte instrument i zgjidhjes…

Lexo më Shumë

Zyrtarët e rrjetit social “Facebook” kanë thënë të premten se e kanë bllokuar njërin prej publikuesve më të mëdhenj të informatave të pasakta për koronavirusin, që e kishte bazën në Maqedoninë Veriore dhe në Filipine. Faqja e titulluar “Natural News”, ishte një ndër publikueset më të njohura të videos konspirative “Plandemic”, në të cilën në mënyrë të rreme pretendohet se koronavirusi është pjesë e një plani të hollësishëm qeveritar për ta kontrolluar popullsinë përmes vaksinave dhe se përdorimi i maskave e rrit rrezikun për t’u infektuar nga koronavirusi. Facebook tha se ka zbuluar që publikuesit e huaj në mënyrë të…

Lexo më Shumë

Kreu i ri i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni reis Ulema Shaqir Fetahu nga sot zyrtarisht udhëheq institucionin. Në deklaratë për media reisi i ri theksoi se bashkësia fetare islame ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin e brezit të ri, i cili është i rëndësishëm për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Më herët, ish-kreu BFI-së Sulejman Rexhepi në deklaratë me shkrim tha se jep dorëheqje nga pozita e tij dhe tha se është gati të përgjigjet para Zotit dhe para ligjit, nëse dikush mendon se ka bërë gabime. Sulejman Rexhepi ka qenë udhëheqësi fetar islam në…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “në ditën kur në Maqedoni kemi 52 raste të reja me qytetarë të infektuar, LSDM dalin me manipulime për pagat e mjekëve dhe punonjësve shëndetësor dhe akuzon qytetarët për përhapje të sëmundjes”. Sipas tyre, mjekët janë shumë larg nga 100 mijë denarët pagë që u premtuan, njofton Telegrafi Maqedoni “Realiteti është se për shkak të LSDM-së dhe ambicieve politike të Zaevit kemi fiasko në luftën me coronavirusin”, shprehen nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti thonë gjendja ka dalë prej kontrolle dhe se Zaev po udhëheq me fushatë. “Dalin dyshime serioze në punën e Komisionit…

Lexo më Shumë

Të gjithë personat e sëmurë kronik, persona me aftësi të kufizuara, gratë shtatzëna, por edhe prindër të fëmijëve nën 10 vjeç ose fëmijë me aftësi të kufizuara të cilët shfrytëzojnë shërbim qendër ditore, mbeten të lirë nga puna për shkak të pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi me mundësi nëse ekzistojnë kushte detyrat e punës t’i kryejnë nga shtëpia. “Në seancën e 58-të të saj Qeveria e miratoi informatën e konkluzës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për sëmundje ngjitëse me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale sipas së cilës personat e sëmurë kronik dhe prindërit që kanë fëmijë…

Lexo më Shumë

Nesër skadon afati në të cilën qytetarët mund t’i vërtetojnë ose të korrigjojnë paraqitjen e tatimit vjetor. Nëse nuk e bëjnë atë nesër, nga 1 qershori DAP-i do t’i konsiderojë paraqitjet e tatimeve si përfundimtare. “Pas përfundimit të afatit ligjor nga 1 qershori 2020, Paraqitjet vjetore tatimore do të kenë status të paraqitjeve përfundimtare tatimore, konform statusit të fundit të Paraqitjes vjetore tatimore- e vërtetuar ose e korigjuar, ndërsa zyrtarisht do të vërtetohen edhe ata Paraqitje vjetore që nga ana e personit fizik as edhe janë vërtetuar, ose korrigjuar”, kanë thënë nga DAP. Paraqitja vjetore tatimore për vitin 2019 të…

Lexo më Shumë

Situata e shkaktuar nga përhapja e virusit korona, do të ketë pasoja të shumanshme. Sipas zyrtarëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia botërore do të përballet me krizën më të rëndë që nga depresioni i madh i vitit 1929, të cilët thonë se situata e shkaktuar nga përhapja e virusit korona kërkon një përgjigje masive për rimëkëmbjen ekonomike. Kryetarja e FMN-së për Maqedoninë e Veriut, Kristalina Georgieva, ka shprehur shqetësim se rënia ekonomike në nivel global do të jetë negative në vitin 2020 dhe se 170 nga 180 anëtarë të FMN-së do të kenë rënie të të ardhurave ekonomike për kokë…

Lexo më Shumë

Qeveria ka miratuar Protokollin për përcaktimin e procedurës për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë në shkollat fillore, Protokollin për veprim në shkollat e mesme gjatë kohës së regjistrimit të nxënësve në vitin e parë akademik 2020/2021, Protokollin për veprim në gjimnazin Matematiko- informatik gjatë kohës së dhënies së provimit pranues të nxënësve në vitin akademik 2020/2021 si dhe Protokollin për përcaktimin dhe veprimin në institucionet publike dhe private ose njësitë në përbërje për realizimin e provimeve. Siç ka informuar Pres shërbimi qeveritar në seancën e 58-të, Qeveria dhe Minisitria për Punë dhe Politikë Sociale e ka miratuar edhe…

Lexo më Shumë

Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nuk mund të përballojnë koston e harxhimeve të paparashikueshme. Ndër to, sipas analizës të EUROSTAT-it (Zyra Evropiane të Statistikave) janë humbja e paparashikuar e vendit të punës, zëvendësimi i lavatriçes apo veturës,problemin e madh shëndetësor që kërkon më shumë para për mjekim dhe probleme të ngjashme që nuk mund të parashikohen që më parë. Njëherësh, edhe masat e ndryshme restriktive që u ndërmorën në tre muajt e fundit në botë dhe Evropë, sërish kanë aktualizuar mundësinë e përballjes me harxhimet e paparashikueshme financiare, sidomos në kushte të humbjes së vendit të punës apo…

Lexo më Shumë