Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, kujdesen vetëm për interesat e veta personale.
Kujdesi i LSDM-së në pushtet është i orientuar vetëm drejtë asaj se si të minimizohet humbja e Zoran Zaevit.
Në periudhë kur numri i rasteve të reja me koronavirus shënon vetëm rritje, ata bëjnë vetëpromovim.
Maqedonia dymilionëshe në 24 orët e fundit ka shënuar 37 raste të reja me koronavirus, ndërsa Sllovenia dymilionëshe ka shpallur fund të epidemisë dhe gjatë 24 orëve të fundit nuk ka raste të reja.
Dhe deri sa në vendet nga rajoni, temë kryesore është rimëkëmbja dhe ballafaqimi me pasojat ekonomike, në Maqedoni ende numërohen personat e sëmurë, të cilët marrin vendime për vetizolim dhe izolim.
E gjithë kjo ka të bëjë me masat e vonuara dhe joadekuate.
Kur në fillim të situatës VMRO-DPMNE-ja paralajmëronte që të ndërmerren masa, pushteti heshte.
Një është e qartë, Filipçe dhe LSDM-ja kanë përjetuar fiasko në ballafaqimin me koronavirusin.
E kanë vendosur Maqedoninë në krye të listës sipas numrit të të vdekurve, në krye të listës sipas numrit të të sëmurëve.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së



