Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dërgoi urime me rastin e 24 Majit, ditës së iluministëve mbarëslloven, vëllezërit Cirili dhe Metodi.
“Ju shpreh dëshirat më të përzemërta për përparim personal dhe kultivim kolektiv të misionit të tyre dhe veprave me të cilat kanë bërë ndikim epokal ndaj arsimimit, zhvillimit dhe ngritjes kulturore të popujve slloven, pasi puna e tyre e palodhshme dhe kontributi është i rëndësishëm jo vetëm për maqedonasit, por edhe për të gjithë popujt të cilët e kultivojnë kulturën dhe gjuhët sllovene”, thuhet mes tjerash në urimin e Xhaferit.



