Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, dërgoi urime deri te të gjithë qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët e besimit islam e treguan përkushtimin dhe solidaritetin e tyre në plotësimin e angazhimeve dhe obligimeve fetare, vjen festa e madhe Ramazan Bajrami”, shkruan Dehari.
Kjo festë e simbolizon kuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e posaçërisht për ata të cilët janë në situatë më të rëndë sociale dhe u duhet dora e shtrirë nga shoqëria dhe institucionet shtetërore.
“Me rastin e kësaj feste, u dërgoj urime të sinqerta të gjithë besimtarëve mysliman të cilët jetojnë në Kërçovë dhe gjithkund në botë”, thotë Dehari në urimin.



