Filloi rekonstruimi i rrugës “5” në Rasadnik në Komunën e Butelit, informojnë autoritetet komunale.
Javën e kaluar përfundoi rekonstruimi i rrugës 13 në Rasadnik, e cila është me gjatësi të përgjithshme prej 1.000 metra katrorë, ndërsa këtë javë filloi rekonstruimi i rrugës 5 në lagjen Rasadnik dhe rruga 3/2 në lagjen e Vizbegut.
“Komuna e Butelit në periudhën e kaluar intensivisht punon në rekonstruimin e rrugëve të cilat janë paraparë në programin për aktivitete për vitin 2020. Në periudhën e ardhshme, Komuna e Butelit vazhdon me rekonstruim të rregullt dhe mbushjen e gropave në të gjitha rrugët e dëmtuara me qëllim që të ketë komunikacion më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas në komunën tonë”, thonë nga Komuna e Butelit.



