Para Halk bankës dje në Saraj të Shkupit, tre persona duke kërcënuar me pushkë automatike, kanë grabitur një 27-vjeçar nga fshati Krushopek.
Siç informojnë nga Ministria e Brendshme, grabitësit morën një thes me para dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Mësohet jozyrtarisht se nga biznismeni shqiptar janë marrë rreth 35 mijë euro.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.



