Filantropi Lazim Destani, si gjithmonë edhe këtë vit, u del në ndihmë familjeve në nevojë, sidomos në këtë periudhë kur Covid-19 e ka rënduar akoma më shumë situatën. Menjëherë pas dhurimit të mijëra pajisjeve teknologjike për nxënësit, Lazim Destani përmes biznesit të familjes së tij, vjen me donacionin e radhës duke i ndihmuar këto familje me artikuj ushqimorë dhe higjienik. Në ambientet e kompanisë Ecolog u dorëzuan mijëra kuponë që do t’u shpërndahen familjeve në nevojë. Kompania ua dorëzoi kuponët personave të autorizuar për shpërndarjen e tyre tek familjet në nevojë në rajonin e Tetovës dhe në komunat përreth. Përmes…
Author: Hamdi Kumanova
Qytetarët, gazetarët dhe sektori civil sivjet më pak janë ankuar për transparencën e institucioneve duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në Agjencinë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informatat me karakter publik në katër muajt e parë të vitit nga palët të ndryshme janë dorëzuar 109 ankesa për shkak të pamundësisë për të marrë informata me karakter publik prej institucioneve. Gjatë periudhës së njëjtë vitin e kaluar në Agjitacione janë dorëzuar 171 ankesa, që është 62 ankesa më pak se sivjet, shkruan Observatori Mediatik, njofton Portalb.mk. Prej Agjencisë informojnë se deri tani…
Drejtoria e të Ardhurave Publike informon se kërkesat për ndihmë financiare të 7.710 ndërmarrjeve në vlerë prej 659,324,245 denarë ose 10.7 milion EUR janë përpunuar dhe aprovuar. “Që nga sot, Drejtoria e të Ardhurave Publike ka aprovuar dhe përpunuar gjithsej 17.813 kërkesa për ndihmë financiare ndërmarrjeve për pagimin e pagave për muajin prill 2020 për 110.325 punonjës, dhe shuma totale e ndihmës financiare është 1.545.193.018 denarë”, thuhet në deklaratën e DAP. Nga Drejtoria shtojnë se vazhdon të përpunojë më tej kërkesat kompanive të tjera që kishin mangësi teknike në llogaritjen MPIN./Telegrafi/
Shoqeria Amadeus Development Dooel e cila është pjesë e Rrjetit të Bizneseve të Diaspores Shqiptare, ka reaguar pas vendimit të fundit nga kryetari i Komunës së Shkupit, Petre Silegov. Vendimin e Silegov ata e quajnë vendim politik dhe kërcënim direkt mbi investitorët e diaspores shqiptare në Shkup. “9 vendime nga Keshilli Komunal, bllokuese per investitorin shqiptar te Komanduara nga Komuna Shkup dhe Komuna Shkup Qender (Shkupi ka 2 Komuna) dhe 5 vendime Gjykate ne favor te shoqerise Amadeus Development Dooel, vendime te formes se prere, definitive dhe ekzekutive (2 vendime te Gjykates Kushtetuese Maqedonase plus 3 vendime te Gjykates Administrative).”,…
Liderët e partive sot në takim në vilën presidenciale Vodno më shumë se dy orë bisedojnë për terminin e mundshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Është e pasigurt nëse do të ketë përafrim të qëndrimeve dhe marrëveshjes për datën e zgjedhjeve. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev konsideron se zgjedhjet duhet të mbahen në terminin e parë të mundshëm. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, megjithatë, është për përballje zgjedhore në fund të verës. “Në rrjedhë është takimi te presidenti Stevo Pendarovski. Presim në vend të parë të jetë interesi i qytetarëve dhe të caktohet datë konkrete për zgjedhje. Nga…
TV SHENJA mëson se në takimin e liderëve nuk është arritur kompromis për datën e zgjedhjeve. Mësojmë se LSDM ka vendosur ultimatum që zgjedhjet të mbahen me 21 qershor, ose në datën e rregullt në muajin dhjetor. Por nga ana tjetër edhe VMRO ka këmbëngulur që zgjedhjet të mbahen në muajin gusht ose më 13 shtator.
Inspektoratit ndërtimor lokal iu deshën më shumë se dy muaj që pas presionit nga opinioni të fillojë me rrënimin e murit të paligjshëm në bregun e liqenit të Ohrit në kampin Gradishtë. Banorët lokal dyshojnë se këtu kanë dashur të ndërtojnë objekt me ndërtim të fortë, pasi aty pranë janë vendosur konstruksione metali dhe druri. Nga komuna thonë se firmës i kanë dhënë afat vetë ta rrënojë murin, pasi është konstatuar se realizuesi nuk ka ndërmarrë asgjë, komuna ka filluar me rrënimin. Banorët thonë se ndërtimin e paligjshëm në rajonin e liqenit e kanë denoncuar më 13 mars dhe se…
Kompania Zegin dhe zotëri Blagoja Mehanxhiski edhe njëherë e dëshmoi dhe tregoi në vepër solidaritetin dhe humanitetin e tij duke i vënë theksin prioritetit më me rëndësi, shëndetit të secilit njeri. Në këtë kohë të pandemisë ku të gjithë po përballemi, maska është mbrojtja më e domosdoshme dhe më e nevojshme e secilit qytetar. Me këtë rast si dhe si njëri prej segmenteve më të nevojshme të përditshmërisë janë dhënë donacion gjithsejtë 7500 maska mbrojtëse për Bashkësinë Fetare islame, Muftinia në Tetovë, Shkup, Kërcovë, në kishën Shën Xhoni, kishën Shën Shpëtimi, por edhe në stacionet policore SPB Tetovë dhe SPB…
Një burrë 71-vjeçar u gjet i vdekur afër liqenit të Tikveshit, në zonën e fshatit Resava. Informatën për MEDIAL-n, e konfirmoi Ndihma e shpejtë në Kavadar dhe zëdhënësi i SPB Veles, Verolub Dodevski. Për momentin bëhet inspektim në vend, tani për tani nuk ka më shumë hollësira.
Kafenetë dhe restorantet po përgatiten për hapjen e tyre. Por, ende nuk e dinë se kur do të marrin dritë jeshile nga shteti për të nisur me punë. Ato që i gjetëm me derë hapur pastronin ambientet e tarracave, me shpresë se do të nisin të paktën me gjysmë kapaciteti. Disa prej tyre thonë se do të duhen të paktën dy javë punë me qëllim që të ulen dëmet që i kanë çuar në prag të falimentimit. “Humba është e madhe prej tre muajsh nuk punojmë kemi shpenzime të mëdha. Nuk e dimë kur do të hapen restorantet e kafenetë.…
Hyrja e OSBE/ODIHR në Maqedoni për zgjedhjet e ardhshme do të jetë nën masa dhe protokolle të posaçme, thonë nga Qeveria për televizionin Alsat. Njoftojnë se janë në koordinim të vazhdueshëm me shtetet fqinje për hapjen e kufijve, të cilat u mbyllën para dy muajve për shkak të virusit të koronës. Hapja e kufijve do të varet nga rajoni dhe nga zhvillimet në Evropë -njoftojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kurse Komisioni Evropian porosit që, shtetet me pasqyrë të ngjashme epidemiologjike të fillojnë me shfuqizimin e kufizimit të lëvizjes. Serbia fqinje njoftoi se nga 1 qershori do…
Sot (18-maj) rreth orës 09 e 30 minuta, në SPB Tetovë 41-vjeçarja D.L. nga Tetova, ka denoncuar se rreth orës 06 e 40 minuta, në rrugën ,,Vëllezërit Miladinovi” në Tetovë, djali i saj i mitur ka qenë i sulmuar dhe disa herë i kafshuar në këmbën e majtë dhe nëpër trup nga një tufë qensh. Njashtu më (18-maj) rreth orës 09 e 30 minuta në SPB Tetovë, personi C.A. (38) nga Tetova, ka denoncuar se rreth orës 07 e 20 minuta, në rrugën ,,Gjoce Stojçeski” në Tetovë, ka qenë i sulmuar dhe kafshuar në këmbën e majtë nga dy qen…

