Prokuroria Speciale Publike, edhe pse e “shuar” në realitet, në letër edhe më tej figuron si funksionale.
Rishikimi i buxhetit ka treguar që për këtë institucion nuk është shkurtuar asnjë denarë. Me projeksionin e parë të buxhetit për këtë vit, për Specialen ishin planifikuar 1,2 milionë euro. Por, edhe pas rishikimit, për këtë institucion vazhdon në dispozicion të jetë shuma e njëjtë. Qeveria shkurtime ka paraparë tek pagat. Për këtë janë planifikuar 55 milionë denarë kurse me rishikimin e buxhetit janë shkurtuar mjetet në 30 milionë denarë. Kanë qenë të planifikuara 200 mijë denarë si kompensime të cilat me rishikimin mbetet të njëjta. Pagesa e pagave të mbetura në PSP, që nuk u paguheshin pasi Janeva përfundoi në paraburgim dhe u shkarkuar nga posti i kryetares së Prokurorisë, me rishikimin e buxhetit janë vendosur në normën – pagesë e borxheve ekzekutive. Bëhet fjalë për 300 mijë euro, për pagesën e pagave të mbetura, procedurë që zhvillohej përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Qeveria gjatë miratimit të buxhetit bazik për këtë vit, vendosi norma ZERO për mallra dhe shërbime. Por, me rishikimin u siguruan mjete edhe për këtë qëllim, edhe atë:
Rebalanci i buxhetit për vitin 2020
– Shërbime komunale, ngrohja, komunikimi dhe transporti – 33 mijë euro
– Shërbime kontraktuese – 200 mijë euro
– Shpenzime të tjera rrjedhëse – 66 mijë euro “
Nga Ministria e Financave sqarojnë se këto zëra i referohen marrëveshjeve të qiradhënies, shpenzimeve rrjedhëse dhe janë përfshirë në rishikimin e buxhetit, pasi që Qeveria me dekret solli vendim të paguhen pagat e mbetura për punonjësit. Të mërkurën ishte planifikuar takim në Ministrinë e Drejtësisë për të vendosur se çfarë do të ndodhë më tej, pasi që Gjykata Kushtetuese e anuloi dekretin qeveritar që parashikonte pagimin e pagave të mbetura dhe kontributeve për rreth njëqind hetues, administratorë dhe nëpunës që mbetën në PSP.
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot prezantoi pakon e tretë të masave ekonomike. 335 milionë euro nga buxheti do të shpenzohen për 730 mijë qytetarë. Në shtyllën e parë planifikohet 100 mijë qytetarë të marrin nga 9000 denarë përmes kartelave pagesore. Mjetet do të mund t’i shfrytëzojnë personat e papunë, ata që kanë të ardhura deri në 15.000 denarë si dhe qytetarët që marrin ndihmë minimale nga shteti. Mund të blejnë produkte vendore dhe të paguajnë shërbime brenda në vend. Për këtë, janë planifikuar 16 milionë euro.
Me këtë masë përforcohet konsumi vendor me fokus të produkteve dhe shërbimeve vendore. Rriten pagesat jo në dorë dhe me këtë ulet ekonomia gri, por para se gjithash rritet fuqia blerëse e qytetarëve- pohoi Oliver Spasovski- kryeministër teknik.
Në mënyrë plotësuese janë planifikuar nga 100 euro për 100 mijë qytetarë në formën e kuponëve për pushime verore në të gjithë vendin. Kjo do të vlejë për punonjësit që nuk kanë pagë më të madhe se 250 euro dhe nuk kanë të ardhura shtesë. Për të rinjtë parashikohen vauçerë prej 6 mijë denarësh – për pjesëmarrje në fakultet ose për akomodim në konvikte studentore për fëmijë nga familje me të ardhura të ulëta. Për të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare, planifikohen nga 500 euro për trajnime në IT, dhe kjo vlen për 7 deri në 10 mijë persona. Parashikohen fundjavë pa TVSH në dyqanet e veshjeve, teknikë të bardhë, mobilje si dhe para për ata që kanë humbur punën e tyre mes 11 marsit dhe 30 prillit. Pakoja nuk është ryshfet parazgjedhor, thonë nga qeveria, si përgjigje për opozitën
“Ne kishim zgjedhje të caktuar për 12 prill kur nuk kishte COVID dhe asnjë krizë shëndetësore. Pse atëherë nuk i morëm masat dhe të thoshim se do të sjellim masa të tilla? “
Sot, opozita akuzoi përsëri se masat e qeverisë janë ryshfet për qytetarët dhe përpjekje për t’i blerë ato me masa jo thelbësore. VMRO-DPMNE akuzon se në pakon e sotëm të masave nuk ka ndihmë për ekonominë dhe ekziston rreziku që kompanitë të dështojnë dhe mijëra punëtorë të humbasin punën e tyre./alsat



