Nesër në mesditë, në vilën presidenciale në Vodno, do të mblidhen liderët e partive më të mëdha parlamentare për të diskutuar rreth gjendjes aktuale me pandeminë dhe kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Një ditë para këtij takimi palët ende mbajnë qëndrime të kundërta rreth datës dhe periudhës më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve. Kryeministri teknik Oliver Spasovski, rikujtoi se Qeveria ka miratuar një urdhëresë me fuqi ligjore e cila definon saktë afatet për mbajtjen e zgjedhjeve dhe shtoi se kjo urdhëresë u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese se është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.
Oliver Spasovski
“Ajo urdhëresë i shtyu aktivitetet zgjedhore, i ngriu afatet, sepse në gjendje të jashtëzakonshme ata bëhen të pafuqishme. Këtu duhet ta kemi parasysh agatin kushtetues prej 60 ditëve për mbahen e zgjedhjeve parlamentare nga dita e shpërbërjes së Kuvendit. Nëse duhet diçka tjetër të shtohet në këtë periudhë në kuptim të afateve në kuadër të atyre 60 ditëve atëherë ajo është veçme çështje e plotësimit të urdhëresës. Por, ne kemi urdhëresë dhe ajo nuk ka nevojë të ndryshohet”
VMRO-DPMNE tani për tani nuk ka ofruar datë që është e pranueshme për partinë dhe prej këtu thonë se pozicionet e tyre I kanë shpalosur në Vilën Vodno. Nga partia e Mickoskit shtojnë se licitimi me terminet zgjedhore është joserioz në kohë të pandemisë nga korona virusi.
Naum Stoilkovski
“Zoran Zaev dëshiron zgjedhje të cilat janë vrasje e mundshme e organizuar e qytetarëve. Nevojitet mbrojtje urgjente e qytetarëve. Absolutisht duhet të ndërpriten licitimet me data për zgjedhjet sepse ato janë lojra të Zaevit. Këtë nuk e pranojmë. Nevojitet sjellje me pjekuri dhe seriozitet në këto momente. Shteti nuk është peng i Zoran Zaevit. Nesër VMRO-DPMNE do ti shpalosë qëndrimet e veta dhe pozicionet që do të jenë fillimisht në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë”
Në takimin e nesërm pritet të shpalosen edhe vlerësimet e komisionit për sëmundje infektive, Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR për periudhën më të përshtatshme dhe protokollin për organizimin e zgjedhjeve.



