Author: Hamdi Kumanova

Drejtoria Rektoriale e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, në mbledhjen e zhvilluar dje, më datë 14.05.2020 diskutoi lidhur me intervenimet e fundit të Qytetit të Shkupit dhe përmes kësaj informate deri tek mediat ‘i cilëson si të palejueshme veprimet respektivisht punimet e ndërmarra në sheshin kryesor të kryeqytetit, me çka është bllokuar rruga që të çon tek pllaka përkujtimore e Nënës Terezë, që gjendet në vendin ku ka qënë shtëpia e familjes Bojaxhiu. UNT përkrah dhe i bashkangjitet reagimeve të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, dhe të gjitha shoqatave dhe institucioneve tjera që…

Lexo më Shumë

Reparti për parandalim pranë SPB-së Shkup sot para hyrjes në “City Mall” ka realizuar aksion parandalues në suaza të fushatës për mbrojtje nga virusi “Kovid-19”, me qëllim që të përkujtohen qytetarët në respektim të rreptë të protokolleve të përcaktuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, veçanërisht mbajtja e maskave mbrojtëse, ndërsa në kontekst të fillimit me punë të qendrave tregtare dhe bastoreve. Me këtë aktivitet projektues Reparti për parandalim planifikon t’i përfshijë të gjitha qendrat tregtare në rajonin e Qytetit të Shkupit, bastoret, ndërsa shfrytëzuesit do të informohen për nevojën e zbatimit sipas protokolleve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë…

Lexo më Shumë

KSHZ-ja nuk ka dorëzuar akoma vendimin me afatet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve. Edhe pse gjatë takimit me Presidentin Stevo Pendarovski të mërkurën ishte vendosur që përgjigja të jepej që dje, ky institucion nuk ka arritur akoma një konsensus mes anëtarëve për një përgjigje të unifikuar. Konsultimet janë zhvilluar gjatë gjithë ditës së djeshme dhe kanë vazhduar edhe sot, megjithatë, interpretimet mbi dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe Dekretit të Qeverisë për zgjedhjet duket se nuk janë në një vijë në mesin e vetë anëtarëve. Kreu i KSHZ-së Oliver Derkoski, në sqarimet për mediat vazhdon të deklarojë se procedurat për…

Lexo më Shumë

Qeveria t’i merr kompetencat e të gjitha komunave që ndodhen në rajonin e Ohrit, i cili është i mbrojtur nga UNESKO dhe të menaxhoj me objektet,m të cilat janë të ndërtuara në mënyrë joligjore, kërkoi sot kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska pas seancës së KSHPK-së, në të cilën ata vepruan në objekte që lidhen me objektet e ndërtuara në mënyrë joligjore në bregun Ohër-Strugë. “Në bazë të informacioneve që kemi marrë, kemi kuptuar se Komuna e Ohrit vetëm në vitin 2019 ka bërë një kontratë me një operator ekonomik në vlerë prej 1,5 milionë denarë…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot i ka dorëzuar mendim presidentit Stevo Pendarovski në lidhje me procesin zgjedhor dhe korrnizën kohore, e cila është e nevojshme për atë, në të cilën është potencuar se KSHZ konsideron se nevojitet Qeveria të sjellë dekret të ri me fuqi ligjore dhe të përshkruajë afate të reja për Listën zgjedhore dhe për pasqyrën në të. Ai dekret, qëndron në mendimin e KSHZ-së, duhet të përshtatet me fazën e tanishme në të cilën gjenden zgjedhjet. Këtë sot për MIA-n e deklaroi anëtari i KSHZ-së Boris Kondarko, i cili përmendi se mendimi veçmë është dorëzuar, në të nënshkrim…

Lexo më Shumë

Kreu i partisë maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, ju bëri thirrje qytetarëve të bëjnë pushim ne ëvend, për shkak se në këtë mënyrë ndihmohet ekonomia. “Vjen vera dhe shumë familje me të drejtë vendosin dilemat se ku do ta kalonin pushimin vjetor ose fundjavën e vazhduar me më të afërmit. Secili ka të drejtë për pushim. Është diçka që secila familje e meriton”, thotë Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, çdo qytetar mund të ndihmojë në tejkalimin e krizës duke shkuar për pushime verore në Maqedoni, nëpër male apo liqene. “Maqedonia në natyrën e saj dhe pasurinë e saj natyrore dhe…

Lexo më Shumë

Zgjedhje do ketë nëse ka kushte shëndetësore ose kthim i qeverisë politike, që të mos lejohet në periudhën e ardhshme të mos ketë kush ta kontrollojë Qeverinë. Ky është qëndrimi i LSDM-së për dalje nga situata për të cilën siç thonë, mund të përkeqësohet kur të hiqet gjendja e jashtëzakonshme, sepse Qeveria nuk do mund të miratojë dekrete ligjore. Nga kjo parti thonë se nuk do lejojnë krizë të re. Nëse nuk kemi zgjedhje dhe nuk kemi kthim të Kuvendit, atëherë kemi krizë serioze kushtetuese dhe politike dhe asnjë qytetar në vendin tonë nuk mund të mendojë për një mundësi…

Lexo më Shumë

Anti- korrupsioni në bazë të informacionit të marrë do të hap lëndë kundër tashmë ish drejtorit të Fondit të shëndetësisë, Den Donçev. “Fokus” ka zbuluar që Donçev ka marrë tre milionë denarë për shërbime konsultimi nga një kompani në Australi, përmes një kompanie vendore e regjistruar në fshatin Murtino të Strumicës. Ai nuk i ka paraqitur të ardhurat shtesë. Punojmë në rastin që t’i dëshmojmë të ardhurat që i ka realizuar, nëse është e saktë apo jo, dhe nëse ka elemente nga ana jonë, do të ngritim kallëzim kundërvajtës për mos- paraqitja të të ardhurave shtesë”-tha Biljana Ivanovska- kryetare e…

Lexo më Shumë

Regjistrimi i klasave të para ka filluar te realizohet këto ditë. Të dhënat nga qyteti i Kumanovës konfirmojnë që vetëm 43% e nxënësëve janë shqiptar. Edhe atë në Kumanovë 547 , Cerkez 84 ,Rramanli 54 ,Llopat 54 , Sopot -Konjare 29 gjithsej 759 që i vjen 43.59 % ,ndërsa komunitetet tjera janë gjithësej 982 gjithsej 56.41%.

Lexo më Shumë

Me ribalancin e buxhetit nuk ka kurrfarë ndryshime shtesë të zërave për financim të partive politike, potencoi sot ministrja e Financave Nina Angelovska. Me ribalancin nuk ka shkurtim të parave për financim të partive politike “Me vendimin për risistemim mes shfrytëzuesve buxhetor dhe fondeve e cila ishte miratuar para një muaji kishte shkurtim të zërave të financimit të partive politike dhe ai zë tani me ribalancin e Buxhetit nuk ka duruar kurrfarë ndryshimi. Për momentin në atë zë në atë program ka rreth 106 milion denarë në korrniza të Ministrisë së Drejtësisë”, tha Angelovska në përgjigje të pyetjes në konferencën…

Lexo më Shumë

Ka filluar seanca e Këshillit të Sigurimit, ku diskutohet për vazhdimin e tretë të mundshme të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të krizës së koronavirusit. Propozimi për vazhdim të tretë të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila skadon nesër, është dorëzuar deri tek Këshilli nga ana e Qeverisë, ndërsa ajo paraprakisht ka dalë sot me pozicion se do të kërkojë nga presidenti Stevo Pendarovski edhe 30 ditë të tjera të gjendjes së jashtëzakonshme. “Në seancën e sotme të 53-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut solli konkluzion që të parashtrojë propozim deri tek presidenti i Republikës së Maqedonisë të Veriut…

Lexo më Shumë

Nga e hëna, 18 maj, hiqet regjimi me dy turne të transportin publik dhe autobusët do të qarkullojnë pa ndërprerë prej orës 5 deri në orën 19. Autobusët e NQP Shkup dhe të transportuesve privatë do të vazhdojnë të qarkullojnë sipas itenerarit të së shtunës i cili është publikuar në faqen e internetit të ndërmarrjes. Përjashtim janë linjat 9, 19, 20 dhe 23 të cilët do të qarkullojnë me intenerar të reduktuar. NQP Shkup përkujton se edhe më tej nuk vlejnë biletat falas për nxënësit e shkollave të mesme dhe për studentëve, si dhe transporti falas për personat e moshuar…

Lexo më Shumë