Sipas matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, niveli i ujit në pothuajse të gjitha lumenjtë e vendit është më i ulët nga mesatarja për majin. Përjashtim është Vardari në vendin e matjes afër Jegunocës dhe Bauna afër Bogomilës ku niveli është më i lartë se mesatarja, përcjell Telegrafi Maqedoni. Niveli i Vardarit afër Jegunocit është rritur për 24 centimetra në krahasim me atë të djeshmen, ndërsa rritje të vogël ka në vendet e matjes afër Shkupit dhe Demir Kapisë. Më i lartë se mesatarja është niveli i ujit të Liqenit të Dojranit dhe Ohrit edhe atë…
Author: Hamdi Kumanova
Sezoni pranveror si zakonisht sjell edhe aksidentet me motoçikleta në Maqedoni. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shenuar tre raste në Maqedoninë e Veriut, ku fëmijë janë përplasur nga motoçikletat. Dje rreth orës 13.15 është raportuar se në udhëkryqin nga rruga “Marko Krale” deri tek rruga “Ho Shi Min”në Shkup, një motoçikletë “Aprilia Rally”, me targa të Shkupit, e drejtuar nga T.B. (37) nga Shkupi ka goditur një vajzë tre-vjeçare e cila po drejtonte një trotinet. Pas aksidentit, fëmija është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në Shkup “Shën Naumi i Ohrit” për trajtim mjekësor, ku janë konstatuar lëndime…
Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 460 testeve të realizuara në vendin tonë, 17 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 të shëruar nga Covid-19. Me statistikat e fundit, në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1 740 persona prej të cilëve 1 251 janë kuruar. Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë fatkeqësisht janë shënuar edhe dy viktima. Shifra zyrtare e personave që kanë humbur betejën me Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 97. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar gjithsej…
Gjendja e jashtëzakonshme që e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 16 prill skadon nesër. Sot duhet të mbahet mbledhje e Këshillit të sigurisë ku do të bisedohet për vazhdimin e mundshëm të gjendjes së jashtëzakonshme, për çka propozim duhet të parashtrojë Qeveria, përcjell Gazeta Express. Ministri Venko Filipçe dje paralajmëroi se do të kërkohet vazhdim i gjendjes së jashtëzakonshme, por nuk saktësoi nëse do të kërkohen 30 ditë të tjera apo më pak. “Na nevojitet të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme sepse disa nga masat vlejnë vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Është shumë me rëndësi ato të vlejnë edhe më tutje.…
Përmes masës 14,500 denarë për punonjës janë paguar mbi 14.3 milionë euro 10.103 ndërmarrjeve, publikoi ministrja e Financave Nina Angelovska në profilin e saj në Fejsbuk. “Drejtoria e të Ardhurave Publike ia dorëzoi kërkesat Sekretariatit të Përgjithshëm, i cili u transferon fonde kompanive. Me shpejtësi po punohet në servisimin e të gjitha aplikacioneve të aprovuara. Përmes kësaj mase do të ruhen vendet e punës për kompanitë e prekura nga kriza Covid-19, ndërsa në të njëjtën kohë me likuiditet do të ndihmohet edhe ekonomia”, thekson Angellovska.
Avokati nga Shkupi, Vasko Stojkov, i cili figuron si një nga themeluesit e lëvizjes “Treta”, në profilin e tij në facebook ka pyetur publikisht: “Kur do të publikoni pjesë të njëjtës bisedë të dëgjojmë se Gruevski dhe Aliu kanë shkuar te Zaevi dhe kanë kërkuar amnisti për vete?”. Ky status në facebook ka të bëjë me katër incizimet e bisedat telefonike për kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Sipas avokatit Stojkov bëhet fjalë për një takim në kohëzgjatje prej dy orë e 36 minuta në të cilin janë hapur shumë çyshtje që kanë të bëjnë me “bombat”. Ai as ka mohuar,…
Këshilli për dhënien e çmimit shtetëror “ 22 Nëntori” shpall: KONKURS për ndarjen e çmimit shtetëror “ 22 Nëntori” në vitin 2020. Me çmimin shtetëror “22 Nëntori” u jepet mirënjohja njerëzve të jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshëm, kulturave dhe feve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Çmimi shtetëror u ndahet individëve, grupit të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve. Çmimi Shtetëror me kushtet e caktuara në konkurs mund…
Antonio Milloshiski nga OBRM-PDUKM sot tha se “OBRM-PDUKM është e kënaqur nga rezultati i takimit të djeshëm te presidenti për shkak se u pranua plani që e ofruam në katër pika, e që janë konsultim dhe raport nga Komisioni për Sëmundje Infektive, konsultim dhe vlerësim nga KSZH, dhe më pastaj raport dhe njoftim nga ODIHR se mund të dërgojnë mision vëzhgues dhe menjëherë pasi të përmbushen këto kushte në fund të bëhet një analizë serioze për caktimin e zgjedhjeve”. “Çështja e dytë që dua ta them është se Zaev që është edhe kryetar i LSDM-së, mbeti politikani i vetëm i…
Me një regjim kufizues të punës të përgatitur nga ana e Odës stomatologjike të Maqedonisë së Veriut dhe me rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive, të gjitha ordinancat stomatologjike nga sot filluan të punojnë në vend. Institucionet shëndetësore stomatologjike që janë në rrjet, përkatësisht dentistët e zgjedhur dhe mjekët specialistë nga fusha e kirurgjisë orale, ortodontikës dhe protetikës, përveç shërbimeve që do t’u ofrojnë personave të siguruar, janë të detyruar t’u përmbahen protokolleve dhe udhëzimeve të funksionimit në kushte të akoma kërcënimi ekzistues nga infeksioni KOVID 19.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski shkroi në profilin e tij në Fejsbuk se na duhen zgjedhjet sa më shpejt, veçanërisht në kushtet kur funksionimi i Kuvendit është i pamundur. “Në kushtet kur funksionimi i Kuvendit është i pamundur dhe me këtë është pamundësuar që si organ demokratik dhe përfaqësues për të kontrolluar pushtetin ekzekutiv, na duhen zgjedhjet sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo është veçanërisht në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, kur detyrat e qeverisë janë rritur dhe pothuajse të pakufizuara”, thotë Zhernovski. Sipas tij, për të vazhduar proceset e filluara me sukses janë të…
“Sot Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës ka kërkuar nga qeveria e RMV heqjen e ndalesës për transport të organizuar me autobusë dhe furgonë, që qarkullojnë në territorin e komunës së Tetovës dhe komunat përreth. Kërkesën për largim të ndalesës për transport të organizuar me autobusë dhe furgonë e arsyetojmë edhe me vendimin e fundit të qeverisë për heqjen e ndalesës për transport publik në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe tendencën për liberalizim të masave kufizuese në vend. Më 11.05.2020 në Tetovë dhe komunat sot janë regjistruar edhe 4 raste të reja me COVID19, me…
Konferencë për shtyp të përfaqësuesit të BDI-së dhe kryetar i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka: Të nderuar Siç e dini, Dibra ishte komuna e cila duhej të luftonte betejën më të vështirë kundër COVID-19. Ne përjetuam se si është izolimi edhe atë jo vetëm në shtëpi, por edhe me pjesën tjetër te vendit. Me një menaxhim të përgjegjshëm, duke ndjekur me përpikëri rekomandimet dhe kufizimet dhe me ndihmën e infermierëve, mjekëve tanë, OJQ-ve dhe shumë njerëzve të tjerë që punuan për të siguruar furnizimin me ushqim, ilaçe dhe mallra të tjera të nevojshme, ne fituam këtë betejë. Që nga 13…

