Gjatë 24 orëve të kaluara (12/13-maj), sipas të dhënave të Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, është evidentuar se nuk ka pasur shkelje të orës policore në Gostivar. Me këto të dhëna, tashmë Gostivari për shtatë ditë me radhë nuk ka shkelës të orës policore. Ndryshe, në gjithë territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 31 persona nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje, përkatësisht orën policore.
Author: Hamdi Kumanova
Gjykimi për organizuesit e dhunës së 27 prillit në Kuvend vazhdon më 15 maj të këtij viti, kur duhet tl dëgjohen dëshmitarët Stefan Mlladenovski dhe Vesel Memedi. Në seancën e sotme dëshmoi Antonio Koçkov, i cili tha se është anëtar i VMRO-DPMNE-së dhe i ka mbështetur protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”. “Kishim grup viberi përmes të cilit komunikonim dhe ku thuhej se kur dhe ku dihet të tubohemi”, deklaroi dëshmitari. Më 27 prill 2017, nuk ka qenë në protesta, por kishte ardhur më vonë se hyrja në Kuvend. “Hymë në Kuvend në sallë. Meqenëse ishte shumë nxehtë dhe…
Lajmet e rreme nga ana e LSDM-së janë lëshuar më fortë. LSDM e di që nuk e kanë besimin te qytetarët dhe do të humbin në zgjedhjet kurdo edhe të mbahen. Kurdo edhe të mbahen zgjedhje VMRO-DPMNE do të fitojë në zgjedhje, ndërsa këtë e konfirmojnë edhe anketat e fundit. Për VMRO-DPMNE më me rëndësi është para së gjithash shëndeti i qytetarëve. VMRO-DPMNE nuk dëshiron të fitojë në zgjedhjet parlamentare, ndërsa kjo të paguhet me jetë njerëzish. LSDM dhe Zaevi dëshirojnë me çdo çmim që qytetarët të luftojnë për humbje më të vogël. Tre vjet Zaevi, tre vjet regjim hibrid.…
Dje (12-maj) në ora 22 e 50 minuta, mjeku nga Qendra urgjente e Spitalit të Gostivarit, në SPB Tetovë ka denoncuar se në spital është sjellur i vdekur, 32-vjeçari M.M. nga Gostivari. Inspektimin e ka kryer Prokurorit publik dhe pjestarë të policisë, ku me urdhër të Prokurorit publik ndaj trupit të pa jetë do të kryhet autopsi.
Gjatë vitit 2020 Maqedonia e Veriut do të shënojë rënie të BPV-së prej 3,5 për qind, si rezultat i pasojave ekonomike nga pandemia e virusit korona, pas çka vitin e ardhshëm pritet që vendi të shënojë rritje ekonomike prej 5,5 për qind, bëhet e ditur në parashikimet më të reja makroekonomike të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Në raportin e BERZH-it, me titull “Perspektiva rajonale ekonomike”, bëhet e ditur se me supozimin e efektit afatshkurtër nga pandemia e Kovid-19, pasojat mbi ekonominë e Maqedonisë do të jenë “të matura”. Banka bën të ditur se pritet në aspektin global…
Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) kërkon të ndërpritet siç thotë, linçimin ndaj administratës publike dhe kërcënimeve për uljen e pagave dhe dëbimet nga puna. Në kumtesën drejtuar opinionit, KSL pyet nëse mundet me dekret të hiqen të drejtat e fituara me Ligjin për marrëdhënie pune dhe me marrëveshjet kolektive. Thonë se pagat në sektorin publik janë nën mesataren republikane dhe se janë shkurtuar kompensimet e pagës, përveç në shëndetësi, polici dhe armatë. Nga KSL thonë se të punësuarit në sektorin publik çdo ditë kanë shkuar në punë si edhe para krizës së koronës dhe se ata që janë liruar…
Trajko Veljanoski nuk pranoi ndryshim të rendit të ditës dhe të kalohet në pikën për zgjedhje të kryetarit, deklaroi kryeministri Oliver Spasovski, i cili dëshmoi në seancën e sotme për “organizuesit e dhunës së 27 prillit në Kuvend”. Spasovski në fillim tha se në periudhën janar-qershor 2017 ka qenë deputet në Kuvend dhe sekretar teknik i LSDM-së. “I propozova kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanoski të ndryshohet rendi i ditës dhe të kalohet në pikën për zgjedhje të kryetarit, por kjo nuk u pranua”, deklaroi Spasovski. Theksoi se për propozimin ka pasur mbështetjen e mbi dhjetë deputetëve, ndërsa kryetari…
T’ua lëmë historianëve të vendosin nëse disa personalitete të shekullit të 19 janë ndjerë bullgarë ose diçka tjetër, por pyes veten se çfarë lidhje ka kjo me përmirësimin e jetës së qytetarëve të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut, tha Daniel Server, ekspert për Ballkanin nga Universiteti “Xhon Hopkins”. Server është profesor për studime përparimtare ndërkombëtare në këtë universitet me renome në Uashington. Në pyetjet nëse BE-ja dhe Uashingtoni duhet të lejojnë që pozita e Sofies për gjuhën dhe historinë të bëhet kusht për hyrje të Maqedonisë së Veriut në BE, Server u përgjigj se vetëm personat e pasigurt brengosen…
Ka filluar renovimi i njërit prej objekteve të kazermës së Kumanovës “Boro Menkov”, ku në 6 vitet e ardhshme do të vendoset Komanda e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG). Kjo është një nga iniciativat më të fuqishme rajonale, ku në 6 vitet e ardhshme do të vendosen rreth 50 oficerë të vendeve anëtare të inicativës, që njëkohësisht janë edhe vende anëtare të NATO-s. SEEBRIG është projekti më i rëndësishëm dhe më kompleks në Iniciativën për bashkëpunim në Evropën Juglindore në sferën e mbrojtjes. Brigada është formuar në vitin 1999, pas nënshkrimit paraprak të ministrave të mbrojtjes së Maqedonisë, Greqisë, Turqisë,…
Askush nuk i parandalon fqinjët tanë të vetëvendosin, por kjo nuk mund të bëhet në bazë të gënjeshtrave historike, deklaroi ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva. “Ajo vetëvendosje, atë komb që e krijojnë prej vitit 1944, nuk duhet të bazohet në gënjeshtra dhe fushatë antibullgare, por në të vërtetë. Baza e marrëveshjes sonë është historia e përbashkët. Askush nuk e konteston të drejtën e Maqedonisë të ketë shtet dhe si të vetëvendosë. E drejta e vetëvendosjes është e drejtë njerëzore”, theksoi Zaharieva për Nova TV bullgare. Shefja e diplomacisë bullgare theksoi se në të gjitha dokumentet, përfshirë edhe…
Zëvendëskryeministrja e Çështjeve Ekonomike Mila Carovska mbrëmë në emisionin “Programi 200” në televizionin Alsat deklaroi se masat shëndetësore dhe ekonomike që i ka ndërmarrë Qeveria po japin rezultate. “Kriza ekonomike nuk është sekret, po ndodh në botë, po ndodh në vendin tonë, por mund të vlerësojmë se institucionet financiare ndërkombëtare madje edhe institucionet vendase janë pozitive në projeksionet, gjë që tregon se ulja e të ardhurave është më pak se skenari më drastik dhe se BPV më së paku do të bjerë në vendin tonë në krahasim me vendet e rajonit, këtë e parashikoi edhe Banka Botërore. Kjo tregon se…
Prej sot me punë do të punojnë qendrat tregtare, por me orar të shkurtuar dhe do të jenë të obliguar të mbajnë rend dhe ta organizojnë numrin e njerëzve brenda në objekt. Kafenetë dhe restorantet në qendrat tregtare do të mund të punojnë vetëm në mënyrë sportele dhe dërgesa. Qendrat tregtare do të duhet të dezinfektohen, ndërsa me punë prej sot nisin edhe bastoret sportive dhe bastoret tjera me sportele. “Lejohet hapja e qendrave tregtare me respektim të rregullave të rrepta për parandalimin e Covid-19. Në qendrat tregtare nuk do të lejohet që pranohen njerëz në restorante dhe kafene, përveç…

