Author: Hamdi Kumanova

jatë muajit mars, muaji i parë që nisi kriza me coronavirusin, ka zvogëlim të numrit të turistëve për 67.3%, ndërsa numri i bujtjeve ka ra për 62.8 për qind. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, numri i turistëve vendor në mars të vitit 2020, në krahasim me marsin e vitit 2019, është zvogëluar për 60.5% për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është ulur për 70.4 për qind, njofton Telegrafi Maqedoni. Numri i bujtjeve të turistëve vendor në mars të vitit 2020 në krahasim me vitin e kaluar, është ulur për 50.3% ndrsa numri i bujtjeve të…

Lexo më Shumë

Në gjendje të jashtëzakonshme pa Kuvend, shumë çështje mbeten të hapura, Si Qeveri treguam se nuk dëshirojmë të jemi Qeveri pa kontroll demokratik, përkundrazi se dëshirojmë sa më parë t’i kthehemi atij normaliteti demokratik, nëse jeta, dukshëm, duhet për një kohë më të gjatë të na ndryshohet. Prandaj, takimi i liderëve pres t’i hapë por edhe t’i zgjidhë çështjet e hapura, sepse si shtet nuk guxojmë t’i lejojmë vetes shumë kohë të humbur. Këtë sot e theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë vizitës në kazermën e Kumanovës, e pyetur për pritjet e veta nga takimi i liderëve të partive…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës i njofton të gjithë maturantët se, më 13, 14 dhe 15 maj 2020, do t’i organizojë online “Ditët e Hapura”. Kjo formë e organizimit online e “Ditëve të Hapura” përmes një platforme të krijuar enkas nga UT për maturantët, aplikohet për herë të parë në vendin tonë, përmes së cilës të gjithë të interesuarit, respektivisht maturantët, nga vendi dhe rajoni, do të kenë mundësinë që nga distanca të informohen dhe komunikojnë drejtpërdrejtë me stafin e universitetit, për ofertën arsimore-shkencore, kushtet e studimit, programet dhe drejtimet studimore për vitin akademik 2020 /2021. Bëhu pjesë e “Ditëve të Hapura”…

Lexo më Shumë

Ka ose jo datë për zgjedhje nga takimi i liderëve tek presidenti, një ditë pas gjendjes së jashtëzakonshme nis rrjedha e afateve ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ekspertët këtë konstatim e bazojnë në dekretin e Qeverisë përmes të cilit ngrihen të gjitha aktivitete parazgjedhore. Sipas tyre dekrete i Qeverisë shfuqizohet në momentin kur gjendja e jashtëzakonshme më nuk është në fuqi. Ekspertët shtojnë se çështja e listës zgjedhore duhet mbyllet me konsensus duke mbrojtur idenë që të mos azhurnohet dhe të mos vendoset në shqyrtim publik por në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me listën e fundit…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas MPB-së, është evidentuar se në gjithë territorin e vendit 33 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje. Prej tyre janë arrestuar 20 persona ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat për shqiptimin e masave, njofton Telegrafi Maqedoni. Gjatë ditës së djeshme, në Maqedoni janë dhënë 10 vendime për izolim ndërsa 72 persona të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. Policia poashtu ka kontrolluar personat që ndodhen në vetizolim dhe izolim dhe nuk ka evidentuar asnjë person që nuk e ka respektuar masën e izolimit apo vetizolimit. Gjithashtu sipas MPB-së, 112 persona janë…

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës është ajo që financon projektet e artistëve në vend. Por, kur bëhet fjalë për krizën që ka shkaktuar pandemia, zërat politik kanë vënë “gishtin” te ky institucion me qëllim që të mos shpenzohen paratë për kulturë dhe art dhe të njëjtat të shfrytëzohen për shëndetin e qytetarëve. Nga partitë politike, Lëvizja BESA ishte ajo që propozoi që buxheti i dedikuar për Kulturën, si mjetet e dedikuara për festivale të ndryshme, financimin e filmave dhe projekteve që në kohë krize paraqesin “luks”, të riorientohen në buxhetin e shëndetësisë dhe me këtë do të plotësohet hapësira në mungesën e…

Lexo më Shumë

Prej kësaj jave do të hapen qendrat tregtare, ndërkaq restorantet dhe kafenetë javën e ardhshme, parashikohet me rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, të cilat sot do të gjenden për miratim në seancë qeveritare. Ashtu siç tha ministri Filipçe, pas analizave të kryerja për gjendjen me virusin korona në shtet, në pajtueshmëri me rekomandimet e OBSh-së, është konstatuar se janë plotësuar kushtet për lehtësimin e masave restriktive, njofton Portalb.mk. Këtë javë përveç qendrave tregtare do të fillojnë me punë edhe autoshkollat, bastoret, qendrat për edukim, trajnim dhe mbajtje të seminareve. Gjithashtu do të lejohet edhe trajnimi në sipërfaqe të hapur…

Lexo më Shumë

Kontrolli teknik i autobusit të kompanisë “Durmo Turs”, i cili ishte pjesë e aksidentit të madh në afërsi të fshatit Llaskarcë, nuk ishte bërë sipas procedurave standarde. Këtë qëndrim në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Llaskarca”, e dha prokurori Darko Jakimovski, i cili theksoi se autobusi më 2 korrik të vitit 2018 hyn në kontrollin teknik në orën 14:16 minuta dhe del në orën 14:18 minuta. “Gjatë kontrollit teknik të këtij autobusi mund të shihet se nuk ka asnjë kontrollues në kanalin e punës. Gjithashtu mund të shihet se autobusi nuk i ishte nënshtruar sistemit të dridhjes i cili…

Lexo më Shumë

Në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski filloi takimi i liderëve për terminin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat ishin caktuar më 12 prill, por ishin shtyrë me urdhër të Qeverisë për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe përhapjes së Kovid-19. Liderët gjithashtu pritet që të flasin edhe për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme, për gjendjen me virusin korona në vend dhe rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, dhe si të zbatohet fushata dhe votimi, ndërsa të mbrohen qytetarët. Në takim janë ftuar kryetarët e partive politike parlamentare nga pozita dhe opozita të cilët në zgjedhjet e…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësie Venko Filipçe u shpreh i prerë se deri tani nuk akne menduar për shkurtimin e orës policore, për shkak që siç u shpreh ai, pikërisht ora policore ishte një nga faktorët që ka ndikuar në uljen e numrit të të infektuarve. “Tani për tani Jo, sepse ora policore ishte një ndër faktorët që ndihmoi në uljen e numrit të të infektuarve. Në këtë moment, deri tani nuk kemi menduar për shkurtimin e orës policore. Po e përcjellim situatën, në rast se ka nevojë do të shqyrtojmë këtë çështje por deri në këtë moment JO”, tha Filipçe.

Lexo më Shumë

Hoxha nga Drenica, Osman Musliu që bëri ceremoninë mortore për Adem Jasharin dhe familjen jasharaj reagon ashpër ndaj Qani Rexhepit, transmeton Almakos, ai mes tjerash shkruan: “Reagim ndaj broçkullave dhe poshtërsive të Qani Rexhepi, vëllait të Myftiut Sylejman Rexhepi company Urgjentisht OVL-UÇK të revokon dekoratën për Avdyl Rexhepin vëllau i të cilit paturpësisht ofendoi rëndë Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe mburreshte me atë se në mes të Kosovës po dëgjojnë muzik serbe. Reagimi i OVL-UÇK-së se mirënjohje i kemi dhënë Avdyl Rexhepit dhe jo vëllaut të tij që e shanë dhe fyen Adem Jasharin është reagim jo i drejtë dhe…

Lexo më Shumë

Prokurorja Fatime Fetai ka përfunduar para tre muajve hetimin kundër deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, por postieri, por postieri nuk mund ta gjejë atë që t’ia dorëzojë njoftimin. Sipas ligjit, pa pranim të ftesës, nuk mund të ngritët aktakuzë ndaj një të dyshuari, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk. Milloshoski është marrë në pyetje nga ana e prokurorisë më 16 tetor të vitit 2018. Të dyshuar në këtë rast, që prokurorja Fetai ka hapur më 18 mars, përveç Milloshoskit, është edhe babai i tij, ish kryetari i Komunës Makedonski Brod dhe 11 persona të tjerë. Në rastin  “I fuqishmi”, Milloshoski…

Lexo më Shumë