Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se brenda 24 orëve në vendin tonë janë regjistruar 10 raste të reja me Covid-19. Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 5 pacientë të kuruar nga Covid-19. Fatkeqësisht ministri Filipçe njoftoi se edhe një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, bëhet fjalë për një të moshuar nga Dellçeva.

Lexo më Shumë

Më 17 maj, të dielën është paralajmëruar një protestë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. “Të gjithë ata që mendojnë se kjo duhet të përfundojë” është motoja e kësaj proteste dhe ka për qëllim kundërshtimin e orës policore. Protesta, sipas ngjarjes së krijuar në rrjetin sociale ‘Facebook’, është planifikuar të mbahet nga 12 deri në ora 14:00. Mbetet të shihet nëse edhe krahas rekomandimeve të autoriteteve për mosgrupim, para qeverisë do të protestohet. Ndryshe, gjatë ditës së sotme Qeveria duhet të lehtësojë masat restriktive.

Lexo më Shumë

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Infermiereve, ua shprehim mirënjohjen dhe mbështetjen tonë grupit më të madh të punonjësve shëndetësorë, të cilët gjithmonë në radhët e para kujdesen për nevojat shëndetësore të individëve dhe komuniteteve, ka shkruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi në Fejsbuk. Infermieret, të cilat më shumë kohë kalojnë me pacientët dhe me familjet e tyre, siç shkruan Zaevi, përveç ndihmës profesionale, janë në vendin kur fjala dhe gjesti marrin mbështetje të veçantë shëruese për pacientët dhe familjet e tyre. “Sivjet, në betejën me Kovid-19, ato e meritojnë të gjithë vëmendjen tonë, kujdesin e institucioneve dhe të sistemit shëndetësor”,…

Lexo më Shumë

Avioni ushtarak i Turqisë me ndihma mjekësore për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusi të ri (COVID-19) u nis nga kryeqyteti Ankara, raporton Anadolu Agency (AA). Turqia vazhdon ndihmat e saj mjekësore për shtetet të cilët janë prekur nga COVID-19. Me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për të mbështetur luftën kundër COVID-19, në Maqedoninë e Veriut dërgoi 75.000 maska kirurgjikale, 10.000 dorëza nitrile, 10.000 kominoshe mbrojtëse, 2.000 syze mbrojtëse, 2.000 maska N149; ndërsa në Shqipëri 75.000 maska kirurgjikale, 4.000 dorëza nitrile, 2.000 kominoshe mbrojtëse dhe 2.000 syze mbrojtëse. Materialet mjekësore…

Lexo më Shumë

Prej sot Bashkësia Fetare Islame ka vendosur që t’i hap dyert për besimtarët pas mbylljes për shkak të koronavirusit, ndërsa nga myftinia kanë dërguar letër qarkore të gjitha xhamive, ku janë përshkruar rregullat që duhet të zbatohen nga ana e Këshillave të xhamisë dhe nëpunësve fetarë. Në letër mes tjerash theksohet se imamët do të udhëheqin xhematin vetëm gjatë namazeve që janë jashtë orës policore, ndërsa brenda orës policore do të vazhdojë të thërret ezanin deri në ndonjë vendim tjetër. Në letër theksohet që Këshillat e xhamive dhe nëpunësit fetar, brenda këtyre ditëve të përgatisin hapësirat e xhamive për faljen…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ‘Utrinski brifing’ tha se “skriningun për gjendjen e Covid-19 që e paralajmëruan autoritetet shëndetësore fillon nesër”. “Punëtoret në çerdhe janë të parat në listë”, tha Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai thotë se skriningu fillon gjatë ditës së nesërme të punëtoret në çerdhe dhe se tashmë janë identifikuar të punësuarit. “Do të punojmë për Qendrave për Shëndet Publik. Në këtë mënyrë, në mënyrë paralele në procesin e përgatitjes së protokolleve dhe kritereve në të cilat do të punojnë çerdhet, në një moment kur do të përfundojë skriningu dhe do të jemi të gatshëm t’i kthejmë…

Lexo më Shumë

Nuk do të ketë dekret të veçantë për mënyrën se si maturantët do të selektohen gjatë regjistrimit në fakultet, por ajo do t’u lihet në dorë vetë fakulteteve. Këtë e deklaroi ministri për Arsim dhe Shkencë, Arbër Ademi në emisionin “10 Minuta”. Ai shtoi se maturantët nuk duhet të shqetësohen, sepse provim pranues nuk do të ketë, por vetëm kualifikues. “Me dekret nuk është e specifikuar, por me qëllim nuk është specifikuar sepse të njëjtën çështje ne mund ta specifikojmë në vendimin për përcaktimin e kuotave të institucioneve të arsimit të lartë, të fakulteteve apo në momentin kur jepet pëlqim…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko në intervistën e tij për ‘Utrinski brifing’ thotë se “mendoj se qytetarët tashmë janë të vetëdijshëm për rrezikshmërinë nga Covid-19”. “Gjatë këtyre dy muajve njerëzit kuptuan se ky virus nuk vritet me armë. Duhet t’i respektojmë masat dhe rekomandimet që i japin Qeveria dhe qeveritë në botë”, tha Ramiz Merko, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, liturgjia që u mbajt në Strugë vëri në pikëpyetje tërë punën e shtetit dhe shtabeve lokale për shkak se ishte mbledhur një turmë. “Kjo liturgji mbahet çdo vit dhe deri tani nuk pa pasur asnjë problem, po këtë…

Lexo më Shumë

Dhjetë vite më parë u qëllua për vdekje Harun Aliu- Komandant Kushtrimi së bashku me shokët e tij, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni. I pakënaqur nga Marrëveshja e Ohrit dhe veçanërisht implementimi i saj ai së bashku me disa shokë të tij në vitin 2006 themeloi partinë politike Alternativa Kombëtare. Ashtu siç nuk pushonte ëndrra e tij për përmbushjen e idealit të luftërave çlirimtare në trojet shqiptare, nuk përfunduan sulmet dhe skenarët ndaj tij. Më 3 janar të vitit 2008 persona të panjohur në Shkup sulmuan një automjet të policisë ku mbeti i vrarë polici Zoran Markovski dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një intervistë ka folur rreth gjendjes me coronavirusin në vend, si dhe paralajmërimet për lehtësimin e masave. Ai tha se gjatë ditës së djeshme është biseduar për lehtësimin e disa masave, ndërsa do të finalizohen. Filipçe deklaroi se duhet të finalizohet gjithë plani detal dhe rekomandimet për funksionim. “Materiali gjithpërfshirës është përgatitur, por kur do të jetë data, do të diskutohet sot. Ne kemi bërë një model autentik sipas karakteristikave të popullatës. Dy shtete nuk mund të krahasohen njëri me tjetrin. Mendoj se kemi bërë model të suksesshëm për luftën ndaj virusit. Lehtësimi i…

Lexo më Shumë

Nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë javës së kaluar janë arrestuar Besim Krasniqi dhe Fadil Toçi të cilët janë kërkuar me urdhërarrest të shpallur nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme e vendit tonë për vepra të bërë penale, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në profilin e tij në Fejsbuk. Aksioni për arrestimin e tyre, siç thekson, është realizuar në bashkëpunim dhe komunikim mes Interpolit në Prishtinë dhe nëpunësve të policisë nga Ministria e Punëve të Brendshme në vendin tonë. “Sipas informacioneve të cilat i kam në dispozicion procedura e…

Lexo më Shumë

Në “Villa Vodno” nesër prej orës 13 do të mbahet takim i liderëve, në të cilin janë ftuar kryetarët e partive politike parlamentare nga pushteti dhe opozita, të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë fituar mandate të deputetit me lista të pavarura, kumtoi Kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski. Në takim janë ftuar kryetarët e: LSDM-së – Zoran Zaev, BDI-së – Ali Ahmeti, VMRO-DPMNE-së – Hristian Mickoski, Aleancës për Shqiptarët – Ziadin Sela, Alternativës – Afrim Gashi, Lëvizjes BESA – Bilall Kasami dhe PDSH-së – Menduh Thaçi. Në takimin e liderëve janë ftuar edhe kryetari i Kuvendit, Talat…

Lexo më Shumë