Qeveria, me propozim të MPB-së, në seancën e sotme miratoi dekrete me fuqi ligjore për zgjatjen e pasaportave dhe patentave të shoferit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Afati i këtyre dokumenteve personale vazhdon deri më 31 korrik të vitit 2020, komunikoi pres-shërbimi i qeverisë.
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në FB sot publikoi rekomandime për udhëtarë të cilët përdorin transport publik. Rregullisht lani apo dezinfektoni duart, veçanërisht pas prekjes së sipërfaqeve në hapësirës publike (mbajtëse, doreza, butona), mbuloni gojën me shami apo me këndin e bërrylit nëse kolliteni apo teshtini dhe gjithmonë kur keni mundësi, përdorni biçikletë apo ecni në këmbë, thekson ministri në rekomandimet.
Hamdi Nuhiju Qysh prej shpërthimit të pandemisë Covid 19 e këndej, në Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur disa veprime jo serioze nga ana e institucioneve shtetërore, ndërsa është kërkuar faj dhe fajtori te populli i shkret. Ndaj popullit të shkret është vendosur ora policore dhe ndaj popullatës krishtere dhe myslimane nuk po i lejohet që të përjetojnë festat e tyre fetare dhe të jetësojnë si duhet mësimet e Jezu Krishtit (Isait a.s.) dhe Pejgamberit Muhammed. Dëshmi për këtë është vazhdimi i orës policore pikërisht në Festën e Pashkëve, dhe vendosja e prioriteteve për hapjen e bastoreve sportive e mos hapjen…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sapo ka miratuar planin për lehtësimin e masave të ndërmara kundër COVID 19, përcjell INA. Sekretari shtetëror pranë Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndëretnike, Lirim Shabani ka bërë të ditur se janë marrë disa masa lehtësuese për qytetarët, por edhe për sektorë të bizneseve. Duke filluar prej nesër lehtësohen këto masa: 1. Qendra të mbyllura tregëtare – Molle (pa restorane dhe kafebare); 2. Transporti publik i qytetit; 3. Auto shkolla; 4. Treningje sportive në hapësira të hapura për sporte individuale; 5. Qendra për edukim, trajnim dhe seminare per të rritur, organizim i seancave të…
Shtabi ndërkomunal i krizës për komunat Gostivar, Vrapçishtë dhe Mavrovë Rostushe nga autoritetet qendrore propozojnë të zvogëlohet koha e orës policore dhe të vendosen rregulla, sipas të cilave do të funksionojnë hotelieritë. Propozimet erdhën pas takimit të zhvilluar sot në Gostivar, ku u diskutua gjendja me koronavirusin në rajonin e Gostivarit. “Në përfundimet nga mbledhja e sotme u propozua të parashtrojmë propozim, me të cilin do të shkurtohet ora policore. Ditëve të punës të fillojë në ora 11:00 dhe të mbarojë në orën 05:00. Ne kërkojmë nga Qeveria që të përgatisë protokollet sa më shpejt që të jetë e mundur,…
Kryetari i mazhorancës qeveritare, Zoran Zaev pas takimit me liderët dhe presidentin Pendarovski në vilën Vodno, tha se zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. “Sot u bë e qartë se mbetet vetëm shpallja e zgjedhjeve 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse shpallem 30 dite të tjera të jashtëzakonshme, zgjedhjet do të ishin në 7 korrik. Nëse zgjedhjet mbahen me 14 qershor, 30 dite mbeten qe OSBE ODHIR t’i dërgohet ftese për monitorim, për KSHZ-ne janë te mjaftueshme për te mbyllur procesin e mbetur te organizimit te tyre. U pajtuam se duhet…
Në Penale do të gjykohet rasti Lidhja Ndërkombëtare. Boki 13 do të duhet të ulet në bankën e të akuzuarve për mashtrim dhe pastrim parash. Përveç tij, akuzohen gjithashtu babai i tij Mile Jovanovski, nënkryetarja e Lidhjes, Jasna Mandiç, si dhe deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski. Kjo pason pasi shefja e Prokurorisë për Krimin e Organizuar, Vilma Ruskovska, paraqiti aktakuzë, ndërsa sot Gjykata Penale e pranoi atë. Tani, rasti duhet t’i caktohet një gjykatësi dhe të caktohet gjykimi i parë për këtë rast. Në rastin e Lidhjes Ndërkombëtare, janë dëmtuar biznesmenë që Boki 13-shit i kanë paguar gati një milion…
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi nesër më datë 13.05.2020 e mërkurë do të zhvillojë takim pune me përfaqësuesit eOdës së tregtarëve.Takimi do të mbahet në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë duke filluar nga ora 11:00 ( katit i parë). Pas takimit, në ora 12 janë caktuar deklaratat për shtyp para hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë.Tema e takimit do jenë masat e ndërmarra nga Ministria e Ekonomisë për mbështetjen e tregtarëve, si dhe dëmet e shkaktuara dhe pasojat ngavirusi Korona- Covid 19.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka evidentuar 112 persona të cilët e kanë shkelur masën qeveritare për mbajtje të obligueshme të maskës. Mos mbajtja e maskës në hundë dhe gojë, dënohet me gjobë prej 20 eurove, njofton Portalb.mk. Qytetarët mund të ndalen nga nëpunësit shëndetësor në çdo vend publik, nëse nuk mbajnë mbrojtje personale. Mbulimi i hundës dhe gojës është i domosdoshëm gjatë lëvizjes nëpër të gjitha vendet publike të mbyllura, si dhe në hapësirat e hapura publike siç janë: tregjet, qendrat e hapura tregtare, stacionet e autobusit dhe rrugët e ngushta. Ndërkohë, të gjithë personat juridik janë të…
Përfundon takimi i liderëve te Presidenti, Sela: Nuk kemi një datë për zgjedhjetAlsat2020-05-12T16:23:48+02:00 Para pak çastesh ka mbaruar takimi i liderëve te Presidenti Pendarovski. Ndërkohë kryetari i ASH-së Ziadin Sela tha se nuk ka një datë definitive për zgjedhjet dhe se javën tjetër do të ketë një takim tjetër dhe do të vendoset për datën e zgjedhjeve.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk u përgjigj konkretisht nëse Komisioni për sëmundje ngjitëse ka sugjeruar se periudha që pason është e përshtatshme ose jo për organizimin e zgjedhjeve. Në një përgjigje të tërthortë, Filipçe deklaroi situata mund të përkeqësohej vetëm nga hapja e kufijve dhe kthimi i shkollave. Diskutuam në mëngjes në Komisionin për sëmundje ngjitëse se para nesh është një periudhë e qetë sepse kemi pasur masa të rrepta dhe tani kemi rezultate të suksesshme nga kufizimet e lëvizjes dhe mbyllja e kufijve dhe sipas diskutimeve, njohurive dhe parashikimeve, para nesh është një periudhë e qetë që mund…
Ministrja e Financave Nina Angellovska ka realizuar takim onlajn me ambasadoren e SHBA-së në vend Kejt Bërnz në të cilën kanë biseduar për ngjarjet aktuale në ekonomi dhe ballafaqimin me pasojat nga Kovid-19, si dhe për nismat e ardhshme të SHBA-së për të ndihmuar dhe mbështetur sektorin privat dhe përforcimin e shoqërisë civile. Në takim, siç kumtoi Ministria e Financave, Angellovska ka informuar edhe për gjendjen aktuale të ekonomisë dhe ballafaqimin me krizën e Kovid-19. Ajo ka potencuar se vendi do t’i realizojë të dy grupet e masave antikrizë për të cilat ka interes të madh, si dhe se në…

