Author: Hamdi Kumanova

Komisioni Evropian ka miratuar një pako masash, me të cilat do të sigurohet kthimi i turizmit dhe udhëtimeve këtë verë. Është propozuar lehtësim në faza dhe i koordinuar i masave kufizuese, që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Kjo duhet të bazohet në një vlerësim të situatës epidemiologjike, në zbatimin e masave për të parandaluar përhapjen e virusit gjatë gjithë udhëtimit, si dhe në faktorët ekonomikë dhe social, të cilët në plan të parë do të vendosnin kalimin e kufijve për shkak të aktiviteteve në zonat kryesore, përfshirë dhe arsyet personale. “Kjo nuk do të jetë një…

Lexo më Shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike, sot dorëzoi kërkesat e para të aprovuara për mbështetje financiare deri tek Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë. Nga DAP-i informojnë se janë dorëzuar kërkesat e gjithsej 5.141 punëdhënësve që kanë përmbushur kërkesat, ndërsa shuma e mbështetjes financiare të aprovuar është 507.947.264 denarë. “Ky është njoftimi i parë për mbështetje financiare të aprovuar, në përputhje me nenin 5 paragrafi 4 të Dekretit me fuqi ligjore për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga virusi korona Kovid-19, për shkak të pagimit të pagave për muajin prill dhe maj të vitit 2020”, thonë…

Lexo më Shumë

Vetëm qendra tregtare “Vero Jumbo” është hapur sot në Shkup, pasi qeveria zbuti masat anti-korona. Qendrat tjera do të hapen nesër dhe pasnesër me orar të reduktuar nga ora 10 deri ora 18. Nëpër shitore nuk vërehen shumë njerëz, kurse restorantet dhe kafiteritë ende janë të mbyllura. Një pjesë e shitësve ankohen se mungon garderoba verore për shkak të kufijve të mbyllur. Në nderkohë të punësuarit pastrojnë dyqanet e tyre dhe ndërkohë sistemojnë mallin. Ende pa i llogaritur dëmet e së shkuarës, tregtarët kanë hallin se me masat e reja restriktive nuk do të kenë mjaftueshëm shitje. Por, shumica e…

Lexo më Shumë

Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Vladimir Milloshev, thotë se “Masat që vendosëm për të menaxhuar me coronavirusin ishin në drejtim të mirë, në kohë dhe në organizim të mirë, dhe gjithë kjo dha rezulatet të mira. “Në bashkëpunim me punonjësit në entet shëndetësore vendosëm themelet në fllim që ishin shumë restriktive, por arritën rezultatet e pritore. Në çdo moment i ndoqëm trendet e shteteve tjera dhe i shqyrtojmë skenarët pozitiv dhe negativ”, tha Milloshev, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shprehet se janë të kënaqur nga rezultatet duke shpresuar se do të vazhdojë të shkojë kështu situata me coronavirusin, me ulje…

Lexo më Shumë

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë mbyllje të dyqaneve artizanale, por shumë prej tyre nuk kanë pasur qarkullim për tre muaj. Përfaqësues të tyre sot i dorëzuan propozime ministrit të Ekonomisë për të kapërcyer situatën aktuale për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Disa nga kërkesat janë linja krediti të veçanta dhe të paguhet paga minimale derisa zgjatë kriza. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka premtuar se do të merren parasysh kërkesat e Odës së zejtarëve. “Ne u pajtuam që kërkesat e tyre të mund të realizohen me grupin e tretë të masave që Qeveria planifikon t’i paraqesë…

Lexo më Shumë

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski, ka apeluar tek hotelierët të vazhdojnë t’u përmbahen vendimeve të qeverisë dhe të mos i hapin objektet e tyre. Ai tha se ndalesa për punën e hotelerive akoma është në fuqi, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Inspektorati vepron në pajtim me vendimet e Qeverisë. Ndërsa theksojmë se deri tani nuk ka vendim të ri dhe ne do të veprojmë atje ku do të ketë parregullsi, si dhe do të ketë sanksione. Duhet të theksojmë se shumë objekte janë hapur, madje gjatë orës policore. Në raste të tilla kemi vepruar në Tetovë, Vrapçisht dhe Gostivar”,…

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik, Oliver Spasovsi sot deklaroi se “Qeveria ende nuk ka marrë vendim nëse gjendja e jashtëzakonshme në vend duhet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”. Ai thotë se po bëhen analiza dhe se vlerësimi po bëhet në sipas gjendjes shëndetësore, njofton Telegrafi Maqedoni. “Ju bëj apel të presin një ditë, dy, kur do të mbajë mbledhje qeveria dhe do të bëhet vlerësimi nëse kemi nevojë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Spasovski. Ai shtoi se po përgatitet raporti, i cili do t’i dërgohet president Stevo Pendarovski, për gjithçka që është bërë gjatë kësaj gjendje të jashtëzakonshme. Spasovski…

Lexo më Shumë

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) ka hedhur poshtë si të pasakta pretendimet e sotme nga Konfederata e Sindikatave të Lira për administratën publike. Në kumtesë, MSHIA thekson se punonjësit në administratën publike nuk shkojnë në punë, por punojnë nga shtëpia tashmë dy muaj konform rekomandimeve për përballje me koronavirusin dhe pagat e tyre janë të pandryshuara që para krizës. “Vetëm, me dekret me fuqi ligjore, Qeveria vendosi që personat e zgjedhur dhe të emëruar si shenjë solidariteti të marrin pagë minimale. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pjesa më e madhe e tyre sërish vendosën të dhurojnë pagën në…

Lexo më Shumë

Duke e komentuar qëndrimin e Odës së Turizmit dhe Hotelierisë, se duhet që shteti të subvencionojë për dezinfektimin e objekteve hotelierike sapo të hapen, kryeministri Oliver Spasovski iu kundërpërgjigj me qëndrim se prej tyre pret metodë për shkatërrimin e ekonomisë gri në hotelieri, njofton Portalb.mk. Sot në shtyp kryeministri tha se në kohën e krizës ekonomike – shëndetësore, ka qenë i pranishëm në ngjarje pë shkak të kërkesës së hotelierëve dhe prej tyre ka pritur të tregojnë se çfarë metode do të zbatojnë për ta shkatërruar ekonomikë gri. Kryeministri tha se mbi 30-40% e ekonomisë gri qarkullon në objektet e…

Lexo më Shumë

Të nderuar #blegtorë ! ZV/drejtori i Agjencisë për mbështetje finansiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural,Abdulselam Selami njofton se janë paguar subvencionet për qengjat dhe edhat femra ! Agjencia për mbështetje finansiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka paguar 88.6 milion denar për .blegtor për masën 2.8 pagesa direkte plotsuse për qengja dhe për masën 2.9 pagesa direkte plotsuse për edh-a. Agjencia për mbështetje finansiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural edhe në periudhën në vijim, do të vazhdoj me pagesën e rregullt dhe jo selektive të subvencioneve për të gjitha personat që ligjërisht kanë të drejtë të përdorin mbështetje finansiare-thotë Selami.

Lexo më Shumë

Kriza e koronavirusit që ka ulur konsumin e qytetarëve vetëm për gjërat e domosdoshme, por edhe tatimet që vlejnë nga viti ri kanë dëmtuar mjaft tregun e shitblerjes së veturave të vjetra. Këtë e dëshmojnë edhe pohimet e vetë pronarët të auto placeve, puna e zvogëluar e noterëve për regjistrimin e marrëveshjeve për shitblerje, si dhe shifrat zyrtare të Doganës. Në muajin janar të këtij viti janë importuar 1224 vetura të vjetra që paraqet gati përgjysmimin e numrit në raport me 2062 vetura të vjetra të importuara në janar të vitit të kaluar. Ulje shënohet edhe në muajin shkurt të…

Lexo më Shumë

Lidhja e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë sot propozoi që për qytetarët mbi 67 vjeç të vlejnë të njëjtat masa për mbrojtje nga koronavirusi, si dhe për pjesën tjetër të popullatës. “Konsiderojmë se kufizimi i kohës së lëvizjes deri më tani ka pasur arsyetimin e tij, por në kushte të qetësimit të pandemisë Kovid 19, si nevojë e domosdoshme për pensionistët është lëvizja e lirë me respektim të vazhdueshëm të masave që do të zbatohen për pjesën tjetër të popullatës. Në këtë mënyrë, trajtimi i barabartë u jepet të moshuarve për jetesë të pavarur dhe plakje aktive, si një mënyrë…

Lexo më Shumë