Lidhja e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë sot propozoi që për qytetarët mbi 67 vjeç të vlejnë të njëjtat masa për mbrojtje nga koronavirusi, si dhe për pjesën tjetër të popullatës.
“Konsiderojmë se kufizimi i kohës së lëvizjes deri më tani ka pasur arsyetimin e tij, por në kushte të qetësimit të pandemisë Kovid 19, si nevojë e domosdoshme për pensionistët është lëvizja e lirë me respektim të vazhdueshëm të masave që do të zbatohen për pjesën tjetër të popullatës.
Në këtë mënyrë, trajtimi i barabartë u jepet të moshuarve për jetesë të pavarur dhe plakje aktive, si një mënyrë për të ruajtur gjendjen e tyre psikofizike”, thuhet në komunikatë. Propozimi, sipas shoqatës, bazohet në kërkesat e një numri të madh pensionistësh, duke theksuar se ka mbi 320.000 përfitues të pensioneve në vend.
Data 22.09.2026
Aktuale
- Klodi dhe Elijona i japin fund përfundimisht lidhjes, zbulohet arsyeja e dhimbshme
- Paralajmërimi për mbetje elektronike: Rreziqet e inteligjencës artificiale për mjedisin
- Momente paniku për Xheneta Fetahun! Aksidentohet rëndë me veturë, dalin pamjet
- Kurti takohet me Erdoğan në New York: Flet për UÇK-në, Preshevën dhe bashkëpunimin Kosovë-Turqi
- BE dërgon ekspertë në Kongo, nis prova klinike për vaksinën kundër Ebolës
- Gjykata Speciale përmend emra të rinj: Baton Haxhiu paralajmëron aktakuza të mundshme
- Nga funerali i të atit, te armët dhe “Air Albania”; media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet
- Putini nuk ka nevojë të fitojë në Ukrainë për të fituar në Evropë



