Author: Hamdi Kumanova

Të nderuar qytetarë , të nderuara media! Arsyeja që po ju drejtohemi sot janë dy problematika të cilat konsiderojmë se kërkojnë trajtim të drejtë. E para ka të bëjë me masat “zbukuruese” të qeverisë të cilat qëllimisht lihen me zbrazëtira që të njëjtat të mund lehtë të kontestohen. Ashtu siç ndodhi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila anuloi urdhëresën e qeverisë me të cilën duhej të shkurtoheshin pagat e deputetëve, gjykatësve dhe zyrtarëve. Në të kundërtën nëse qeveria ishte e sinqertë me vendimin që mori me të cilin 2060 funksionarëve shtetërorë do t’iu uleshin pagat në 14,500 denarë për…

Lexo më Shumë

Njësia për Krime Ekonomike dhe Kompjuterike pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup do të parashtrojë kallëzim penal kundër dhjetë personave, të gjithë nga Shkupi, punonjës të SH.A.”Posta e Maqedonisë së Veriut”, filiali Çair. Personat Z.H. (29), R.I. (34), I.E.M. (32), S.P. (53), A.Q. (45), F.L. (35), L.I. (26), M.T. (62), N.K. (55) dhe H.H. (42), dyshohen se kanë kryer veprat penale – “përvetësim të shërbimeve” (shpërdorim të detyrës), dhe “falsifikim të dokumentit zyrtar”. Personat në fjalë dyshohet se nga shkurti deri në nëntor të vitit 2019 kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme 1,570,822 denarë.

Lexo më Shumë

Ndërtesa me banesa sociale në Negotinë duhet të jetë gati në afatin e paraparë prej 18 muajve. Në vend për momentin ndërtohen pesë ndërtesa sociale në Probishtip, Shkup-Butel, Vinicë dhe Sveti Nikollë me gjithsej 506 banesa, ndërsa gjithsej mjetet e parapara janë mbi tre milionë euro. Këtë e theksuan zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski gjatë inspektimit të sotëm në punët ndërtimore në ndërtesën në Negotinë, ndërsa për të cilën shprehën kënaqësi për dinamikën e ndërtimit. Kjo ndërtesë sociale është e para e llojit të këtillë në këtë komunë, do të jetë…

Lexo më Shumë

Zyrtarët e zgjedhur bartës të funksioneve publike, të punësuar në Qeveri dhe ministri, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë daljes nga shteti për shkaqe të interesave urgjente shtetërore, detyrimisht nënshkruajnë deklaratë gjatë daljes nga shteti për respektimin e masave të caktuara. Këto masa parashikojnë mbajtjen e maskës mbrojtëse duke shmangur prekjen e fytyrës (syve, hundës, gojës) me duar, larjen e shpeshtë të duarve ose dezinfektim i duarve gjatë qëndrimit jashtë shtetit, distancë fizike prej 1,5-2m dhe ulja e kontakteve fizike (ndalohet përshëndetja me duar), rekomandohet të mos përdoret transporti publik dhe taksi në vendin e qëndrimit. Personat gjatë…

Lexo më Shumë

Në mars të këtij viti janë dhënë 219 leje për ndërtim, për 20,9 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve arrin 2.729.753.000 denarë, që është për 11,2 për qind më pak krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar. Numri më i madh i lejeve për ndërtim 55 janë dhënë në rajonin e Shkupit, pas së cilës vijon rajoni i Pollogut me 48, rajoni i Vardarit me 33…Edhe në këtë periudhë me më pak leje për…

Lexo më Shumë

Pagesa e parë në vlerë prej 28,5 milionë denarë për tashmë marrëveshjet e lidhura për masën “Punësim dhe rritje të subjekteve juridike” kryhet sot, bëjnë të ditur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Deri tani, për këtë masë, janë nënshkruar marrëveshje me 186 firma, të cilët kanë punësuar 268 persona, ndërsa grantin e marrin për furnizim të pajisjeve të reja apo repromaterialeve. Mes të punësuarve 128 janë gra, ndërsa struktura e vendeve të punës tregon se 147 persona kanë deri në 29 vjet dhe për ato kompanitë marrin 153.750 denarë të pakthyeshëm për person. Një kompani mund të aplikojë…

Lexo më Shumë

Filloi takimi i Nismës së Evropës Qendrore nën kryesimin e Malit të Zi e cila për shkak pandemisë Kovid 19 mbahet përmes lidhjes së video konferencës. “Bisedojmë për ndikimet socio-ekonomike të Kovid-19 dhe koordinohemi për lehtësimin e kufizime”, ka shkruar kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij të Fejsbukut. Filloi takimi i NEQ, vendet koordinohen për lehtësimin e kufizimeve Në takim marrin pjesë kryeministrat e vendeve nga Nisma e Evropës Qendrore.

Lexo më Shumë

Gjithsej 53 persona nga Shkupi janë përfshirë në propozimin për shqiptimin e dënimeve që Prokuroria ia propozoi Gjykatës Penale të Shkupit për kryerjen e veprës penale ‘mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë’. Të gjithë të akuzuarit, siç njoftojnë nga Prokuroria, nuk kanë respektuar Vendimin për ndalesë dhe regjim të posaçëm në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe gjatë orës policore kanë qenë në lokacione të ndryshme në qytet. Prokurorët propozuan nga 2000 euro gjobë për secilin shkelës të orës policore, përkatësisht 100 gjoba ditore ndërsa një gjobë diture është 20 euro në kundërvlerë të denarit.

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit informon publikun se për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore, nesër (16.05.2020, e shtunë), në periudhën nga ora 08:00 – 24:00, bulevardi Nikolla Karev (Rruga e Plastikave) do të mbyllet plotësisht për trafik, në pjesën nga kryqëzimi me rrugën Samoilova (Ambasada e SHBA) deri në hyrje të kazermës Ilinden. Mbyllja e rrugës bëhet për shkak të asfaltimit të bulevardit, që është realizuar në kuadër të projektit për ndërtimin e bul. Nikolla Karev.

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e mbajtur dje e miratoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2020, kumtoi pres shërbimi i qeverisë i cili paralajmëron se detajet e buxhetit plotësues do të paraqiten gjatë konferencës së sotme për shtyp. Qeveria miratoi edhe vendim për shumën maksimale të huamarrjes së re duke lëshuar letra shtetërore me vlerë në tregun ndërkombëtar të kapitalit – eurobondeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 800 milionë euro. “Duke i pasur parasysh të gjitha sfidat që janë shfaqur pas pandemisë së shpallur të KOVID-19 në nivel botëror nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, masat për mbrojtjen dhe…

Lexo më Shumë

2 milion euro në llogari të Ministrisë së Shëndetësisë dhe 310 mijë euro në llogari të Qeverisë – këto janë donacionet e mbledhura deri më tani në dy fondet e solidaritetit në luftën kundër Kovid-19. Ministria e Shëndetësisë thotë se shumica e parave janë dhuruar nga persona juridikë, dhe shumë pak nga persona fizik. Nga 2 milion euro, vetëm rreth 15,000 euro u dhuruan nga individë. 184 mijë euro janë shpenzuar për nevojat e spitalit mobil. Por, përveç parave, u dhuruan edhe pajisje në vlerë prej 950 mijë euro. Fondi solidar, Ministria e Shëndetësisë Para të dhuruara si donacion 2…

Lexo më Shumë

Të gjithë qytetarët e kanë të lejuar lëvizjen prej orës 5:00 deri në orën 19:00, përfshirë edhe personat mbi 67 vjeç, si dhe fëmijët dhe të rinjtë deri 18 vjeç të cilët deri më tani, krahas ndalesë prej orës 19:00 deri në orën 5:00, kishin kufizime dhe në disa periudha të caktuara të ditës. Ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për kufizim të lëvizjes në gjendje të jashtëzakonshme Qeveria i miratoi pasi që Gjykata kushtetuese dje në mbledhje e hoqi regjimin e posaçëm të lëvizjes për këto dy kategori moshash. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, Qeveria në mbledhjen e djeshme…

Lexo më Shumë