Është mbyllur protesta në ditën e 114-të të saj protesta kundër qeverisë.
Protestuesit kanë bërë thirrje si çdo mbrëmje “Nesër më shumë”, duke kërkuar edhe mbështetjen e diasporës, për të rrëzuar qeverinë Rama.
Dita e sotme nisi si gjithmonë nga Sheshi Skënderbej. Më pas, protestuesit u nisën drejt Kryeministrisë, ku u bënë thirrje të forta kundër Ramës, Berishës dhe Ballukut. U kѱrkua dhe arrestimi i tyre.
Më tej, u bënë marshime në rrugë të ndryshme të Tiranës, deri tek Bulevardi Zogu I.
Protestuesit u kthyen sërish tek Sheshi Skënderbej dhe e mbyllën protestën, aty ku e nisën. Prej 114 ditësh kërkohet dorëheqja e qeverisë.
The post Mbyllet tubimi i 114, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


