T’ua lëmë historianëve të vendosin nëse disa personalitete të shekullit të 19 janë ndjerë bullgarë ose diçka tjetër, por pyes veten se çfarë lidhje ka kjo me përmirësimin e jetës së qytetarëve të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut, tha Daniel Server, ekspert për Ballkanin nga Universiteti “Xhon Hopkins”. Server është profesor për studime përparimtare ndërkombëtare në këtë universitet me renome në Uashington.
Në pyetjet nëse BE-ja dhe Uashingtoni duhet të lejojnë që pozita e Sofies për gjuhën dhe historinë të bëhet kusht për hyrje të Maqedonisë së Veriut në BE, Server u përgjigj se vetëm personat e pasigurt brengosen për identitetin e tyre. “Vetëm njerëzit e pasigurt në identitetin e tyre, brengosen për identitetin”, deklaroi Server për MIA.



