Sezoni pranveror si zakonisht sjell edhe aksidentet me motoçikleta në Maqedoni. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shenuar tre raste në Maqedoninë e Veriut, ku fëmijë janë përplasur nga motoçikletat.
Dje rreth orës 13.15 është raportuar se në udhëkryqin nga rruga “Marko Krale” deri tek rruga “Ho Shi Min”në Shkup, një motoçikletë “Aprilia Rally”, me targa të Shkupit, e drejtuar nga T.B. (37) nga Shkupi ka goditur një vajzë tre-vjeçare e cila po drejtonte një trotinet.
Pas aksidentit, fëmija është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit në Shkup “Shën Naumi i Ohrit” për trajtim mjekësor, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore tek vajza.
Në Batincë nga motoçikleta është përplasur një fëmijë i moshës 7 vjeçare, kurse në Zhitoshë një fëmijë i moshës 9 vjeçare.



