KSHZ-ja nuk ka dorëzuar akoma vendimin me afatet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve. Edhe pse gjatë takimit me Presidentin Stevo Pendarovski të mërkurën ishte vendosur që përgjigja të jepej që dje, ky institucion nuk ka arritur akoma një konsensus mes anëtarëve për një përgjigje të unifikuar.
Konsultimet janë zhvilluar gjatë gjithë ditës së djeshme dhe kanë vazhduar edhe sot, megjithatë, interpretimet mbi dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe Dekretit të Qeverisë për zgjedhjet duket se nuk janë në një vijë në mesin e vetë anëtarëve. Kreu i KSHZ-së Oliver Derkoski, në sqarimet për mediat vazhdon të deklarojë se procedurat për përditësimin e listës zgjedhore me të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, shqyrtimit publik të listës dhe vlerësimit të listës nga ana e partive, duket të zbatohen në tërësi siç parashikon Kodi Zgjedhor.
Një procesi të rregullt zgjedhor i nevojitet një periudhë 50-60 ditore për përgatitje por një pjesë e partive insistojnë për zgjedhje më të shpejta. Institucioni për organizimin e zgjedhjeve pritet që brenda ditës të dorëzojë vlerësimin e unifikuar mes të gjithë anëtarëve. Mendimi i KSHZ-së, bashkë me disa kushte të tjera, do të definojë periudhën më të përshtatshme nga aspekti ligjor dhe shëndetësor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Përveç KSHZ-së, liderët politik gjatë takimit te Pendarovski kishin kërkuar edhe vlerësim nga Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe konfirmimin e OSBE-ODIHR-së për monitorimin e zgjedhjeve eventuale. (alsat-m)
Data 21.09.2026
Aktuale
- Kurti takohet me Erdoğan në New York: Flet për UÇK-në, Preshevën dhe bashkëpunimin Kosovë-Turqi
- BE dërgon ekspertë në Kongo, nis prova klinike për vaksinën kundër Ebolës
- Gjykata Speciale përmend emra të rinj: Baton Haxhiu paralajmëron aktakuza të mundshme
- Nga funerali i të atit, te armët dhe “Air Albania”; media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet
- Putini nuk ka nevojë të fitojë në Ukrainë për të fituar në Evropë
- Klekovski: Në qendër të aksionit kundër grupit kriminal janë suplemente për potencë
- Iljasa Salihu: Situata në Hagë e gjen Kosovën me gjendje të rënduar politike
- Mbyllet tubimi i 114, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë



